LIVE UPDATES
Aktualitet

Nafta&ushqimet/ Autoriteti i Konkurrencës ‘lan duart’: Ne monitorojmë tregun, s’ulim çmimet

10 Mars 2022, 11:08 Nga DOSJA
Nafta&ushqimet/ Autoriteti i Konkurrencës ‘lan duart’: Ne

TIRANË- Autoritetit i Konkurrencës ka dalë me sqarim lidhur me rritjen e çmimit të naftës në vendin. Me anë të një njoftimi zyrtar, Autoriteti i Konkurrencës bën me dije se tregu i karburanteve në vend është nën hetim që prej datës 25 shkurt të këtij viti, ndërsa shtojnë se rregullimi i çmimit nuk është në jurisiksionin e tyre.

“Ne jemi të vetëdijshëm dhe e kuptojmë, se në këto periudha krizash të njëpasnjëshme, pa marrë parasysh arsye objektive, kryesisht qytetarët, por edhe politikanët, pretendojnë nga autoritetet që të ndërhyjnë dhe të ulin çmimet, por në lidhje me Autoritetin e Konkurrencës këto pretendime janë të arsyeshme vetëm nëse ndërmarrje të caktuara spekulojnë me çmimet duke shtrembëruar konkurrencën. Sidoqoftë, në botën moderne, ka fare pak autoritete konkurrence, të cilat janë ngarkuar nga ligji, e si rrjedhim, kanë edhe instrumente për të ndikuar mbi çmimet abuzive, kur ngritja e çmimeve nuk ka lidhje me konkurrencën. Edhe emërtesa e tyre është ‘Autoriteti i Konkurrencës dhe i mbrojtjes së konsumatorit’.”

Sipas Autoritetit, nëse gjatë hetimit verifikohen shkelje, ky institucion do të marrë të gjitha masat e nevojshme siç parashikon ligji por nuk mund të ndërhyjë nëse nuk është në gjendje për të provuar që nëpërmjet marrëveshjeve të fshehta kompanitë kanë rritur çmimin. 

“Sjellim në vëmendjen tuaj, se hetimet e Autoritetit të Konkurrencës kërkojnë kohën e tyre, pasi janë procese të komplikuara marrje, kryqëzimi e analizimi të dhënash të shumta e specifike, në mënyrë që vendimi të jetë i bazuar në ligj dhe prova. Akoma më tej, vendimi në fjalë do t’i nënshtrohet edhe procesit gjyqësor, që do kërkojë kohën e vet. Sa më i bazuar në ligj dhe prova një vendim i Autoritetit të Konkurrencës, aq më e vështirë do të jetë për abuzuesit, të ankimojnë dhe të rrëzojnë vendimet e Autoritetit në gjykatë. Zgjatja në kohë është edhe një nga arsyet përse legjislacioni në Shqipëri dhe në shumicën e vendeve të botës, nuk i ka ngarkuar autoritetet e konkurrencës edhe me kompetencën e rregullimit të çmimeve,”-shkruhet ndër të tjera.

Deklarata e plotë e Autoritetit të Konkurrencës:

Në përgjigje të kërkesës suaj, të protokolluar me nr. 160 prot., datë 05.03.2022, në lidhje me marrjen e masave të menjëhershme mbi rritjen e menjëhershme dhe të fiksuar të çmimit të karburantit nga 4 operatorët ekonomikë në treg, së pari, duam t’ju falenderojmë për besimin, që a priori, ‘Qendra Konsumatori Shqiptar’ tregon ndaj institucionit tonë.

Vlen të theksohet që në fillim, që Autoriteti i Konkurrencës tashmë prej disa javësh ka vendosur tregun e karburanteve nën monitorim, dhe që nga data 25.02.2022, me Vendimin nr. 866 të Komisionit të Konkurrencës ‘Për hapjen e procedurës së hetimit paraprak në tregun e tregtimit me shumicë të karburantit naftë dhe benzinë’, ka nisur dhe hetimin, duke qenë se jo vetëm ndajmë të njëjtin shqetësim me ju lidhur me mirëqenien e konsumatorit, por dhe si shkak i detyrimeve ligjore të funksionimit të Autoritetit.

Prandaj, në vijim të këtij hetimi, Autoriteti i Konkurrencës do të marrë çdo masë që i mundëson ligji nr. 9121, datë 28.7.2003 ‘Për mbrojtjen e konkurrencës’, për të goditur çdo fenomen që shtrembëron konkurrencën, nëse do verifikohen të tilla pas procedures hetimore. Përfitojmë nga rasti të ritheksojmë, se qëllimi i legjislatorit shqiptar kur krijoi Autoritetin e Konkurrencës, me ligjin nr. 9121, datë 28.7.2003 ‘Për mbrojtjen e konkurrencës’, i ndryshuar, ishte dhe mbetet ‘mbrojtja e konkurrencës së lirë dhe efektive në treg, duke përcaktuar rregullat e sjelljes së ndërmarrjeve, si dhe institucionet përgjegjëse për mbrojtjen e konkurrencës dhe përgjegjësitë e tyre’.

Ndonëse ‘mbrojtja e konsumatorit’ nuk përmendet asnjëherë si tog-fjalësh në ligjin ‘Për mbrojtjen e konkurrencës’, ne besojmë, se përmes zbulimit e ndalimit të marrëveshjeve, që caktojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë çmimet e blerjes ose të shitjes, kufizojnë ose kontrollojnë prodhimin, tregjet, apo duke ndaluar abuzimin me pozitën dominuese në treg të ndërmarrjeve, të cilat vendosin çmime të padrejta, Autoriteti i Konkurrencës kontribuon indirekt në mbrojtjen e konsumatorit.

Ne jemi të vetëdijshëm dhe e kuptojmë, se në këto periudha krizash të njëpasnjëshme, pa marrë parasysh arsye objektive, kryesisht qytetarët, por edhe politikanët, pretendojnë nga autoritetet që të ndërhyjnë dhe të ulin çmimet, por në lidhje me Autoritetin e Konkurrencës këto pretendime janë të arsyeshme vetëm nëse ndërmarrje të caktuara spekulojnë me çmimet duke shtrembëruar konkurrencën. Sidoqoftë, në botën moderne, ka fare pak autoritete konkurrence, të cilat janë ngarkuar nga ligji, e si rrjedhim, kanë edhe instrumente për të ndikuar mbi çmimet abuzive, kur ngritja e çmimeve nuk ka lidhje me konkurrencën. Edhe emërtesa e tyre është ‘Autoriteti i Konkurrencës dhe i mbrojtjes së konsumatorit’.

Nga ana tjetër, shumica e autoriteteve të konkurrencës në botë, ndërmjet tyre edhe Autoriteti Shqiptar i Konkurrencës, nuk janë projektuar ligjërisht për të luftuar çmimet abuzive në vetvete, kur këto çmime nuk janë pasojë e: 1) shfrytëzimit të pozitës dominuese në treg të një a më shumë ndërmarrjeve (p.sh. sepse kanë licenca ekskluzive); apo 2) marrëveshjeve të ndaluara. Pra, duhet me patjetër që të provohet abuzimi me pozitën dominuese dhe jo thjesht abuzimi, që Autoriteti i Konkurrencës të ketë mundësi ligjore të ndërhyjë; duhet me patjetër të provohet se mes ndërmarrjeve në një treg të caktuar ka një marrëveshje të ndaluar apo sjellje të bashkërenduar për të ngritur (apo edhe ulur) çmimet në mënyrë abuzive (të padrejtë), që Autoriteti i Konkurrencës të ketë mundësi ligjore të ndërhyjë. Në çdo rast, për të risjellë konkurrencën (jo çmimet si qëllim në vetvete) në parametra efektive.

Shumica absolute e autoriteteve të konkurrencës nuk kanë as hapësirën ligjore, por as burimet njerëzore, ekspertizën përkatëse dhe informacionin e përditshëm e të gjithanshëm për të qenë edhe autoritet për rregullimin e çmimeve. Çfarë mbetet të bëjnë autoritetet e konkurrencës në pamundësi për të rregulluar çmimet e padrejta, është transparenca me publikun, gjë për të cilën Autoriteti Shqiptar i Konkurrencës është plotësisht i përkushtuar. Ne, më së paku do të bëjmë publike të gjitha gjetjet tona në përfundim të hetimit që kemi nisur, dhe më së shumti, do të ndëshkojmë përmes gjobave çdo abuzues të ligjit nr. 9121, datë 28.7.2003 ‘Për mbrojtjen e konkurrencës’, i ndryshuar, nëse provohet shtrembërim i konkurrencës. Sjellim në vëmendjen tuaj, se hetimet e Autoritetit të Konkurrencës kërkojnë kohën e tyre, pasi janë procese të komplikuara marrje, kryqëzimi e analizimi të dhënash të shumta e specifike, në mënyrë që vendimi të jetë i bazuar në ligj dhe prova. Akoma më tej, vendimi në fjalë do t’i nënshtrohet edhe procesit gjyqësor, që do kërkojë kohën e vet. Sa më i bazuar në ligj dhe prova një vendim i Autoritetit të Konkurrencës, aq më e vështirë do të jetë për abuzuesit, të ankimojnë dhe të rrëzojnë vendimet e Autoritetit në gjykatë. Zgjatja në kohë është edhe një nga arsyet përse legjislacioni në Shqipëri dhe në shumicën e vendeve të botës, nuk i ka ngarkuar autoritetet e konkurrencës edhe me kompetencën e rregullimit të çmimeve.

Në këto raste, kur përmes legjislacionit për mbrojtjen e konkurrencës është e pamundur ndërhyrja për rregullimin e çmimeve, shtetet moderne, të quajtura edhe si ‘shtete të mirëqenies sociale’, kanë adoptuar me legjislacion instrumente të tjera që sigurojnë stabilizimin e përkohshëm të disa çmimeve, veçanërisht ato që konsiderohen si ‘të shportës’ e që janë tepër të ndjeshme për qytetarët, apo për subvencionimin e disa shërbimeve publike për shtresat në nevojë. Ndaj, disa nga kërkesat tuaja mund e duhet të adresohen, e me gjasë të gjejnë zgjidhje, pranë institucioneve të tjera publike, pasi në respekt të instrumenteve që ligji na ka dhënë, për sa i përket mbrojtjes së konsumatorit, vendimet e Autoritetit të Konkurrencës, të cilat duhet të jenë të bazuara në ligj e prova (që t’iu qëndrojnë edhe ankimeve në gjykatë), i japin efektet e tyre të shtrira në kohë. Autoriteti i Konkurrencës, në respekt të zbatimit të ligjit, do të trajtojë çdo rast në përputhje me procedurat dhe afatet detyruese ligjore.

LAJMI KRYESOR: POST PROTESTA! 16 të arrestuar, se dolën kundër Ramës, edhe Braçe! Sot kudo kryengritje…

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet autoriteti i konkurrences rritet cmimi i naftes autoriteti i konkurrences rritet cmimi i naftes

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj