Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– Kriza dhe rritja e çmimeve kanë ngritur qytetarët në këmbë edhe sot kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Për të tretën ditë, që në orët e para të mëngjesit, qytetarët kanë nisur protestat anembanë vendit. Fillimisht, mëngjesin e sotëm në Lushnje, fermerët bllokuan rrugën e njohur si ‘Shesh pushimi i Shoferëve’ mirëpo nuk zgjati shumë pasi ndërhyri Policia. Më pas, protestat nisën edhe në Korçë. Studentët e universitetit ‘Fan Noli’ marshuan në shenjë revolte kundër rritjes së karburantit dhe produkteve të shportës ushqimore. Ata lanë mësimin për t’iu bashkuar thirrjeve të qytetatëve për protestë, ndërsa tubimit të nisur prej tyre iu bashkuan dhe qytetarë të tjerë, e deputetët Edmond Spaho dhe Sotira Koti. Në Fier, po ashtu u zhvilluan protesta. Në orët e para të mëngjesit 70 drejtues të furgonëve që transportojnë nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme në Fier protestuan para bashkisë. Edhe në Bulqizë qytetarët dolën sot në rrugë me mjetet e tyre duke kundërshtuar rritjen e çmimit të naftës.
Në Tiranë nisi gjithçka në mesditë me marshimin nga studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës. Ata u nisën nga Instituti me këmbë drejt sheshit “Skënderbej” dhe bashkë me pjesën tjetër të qytetarëve nisën revoltën në orën 17:00. Fillimisht ata u grumbulluan përpara Kryeministrisë, ku një nga një, aktivistë të shumtë morën fjalën dhe u bënë thirrje shqiptarëve të jenë të bashkuar për të nisur nesër marshimin kombëtar në orën 11:00. Mes tyre ishte edhe aktori i humori Florjan Binaj. Si dy ditët e mëparshme, as sot nuk mungoi dhuna, terrori i efektivëve apo edhe shoqërimet me forcë. Madje në Durrës u filmuan edhe efektivë policie civilë që terrorizonin protestuesit me armët e shërbimit. Episode dhune u regjistruan në shumë qytete, në Berat një protestues u tërhoq zvarrë, në Lezhë një i ri u fut me forcë në makinë sepse po kundërshtonte shoqërimin e të motrës, në Durrës e Tiranë pati përplasje gjithashtu. Deri më tani, numërohen të paktën 300 të shoqëruar, ndërsa 15 janë shpallur në kërkim. Në Berat shoqërimet u bënë me mjetet luksoze ‘Range Rover’ që Policia e Shtetit i mori dhuratë nga Bashkimi Evropian për ‘të fortët’ e Operacionit Forca e Ligjit. Sikur kriza ekonomike të mos ekzistonte kurrë, qytetarët u hipën në fuoristradën që pagën e tyre të 30 ditëve e shpenzon brenda pak orëve. Kulmi i protestës ishte në orën 19:00 ku çdo aks rrugor në Tiranë ishte bllokuar dhe qytetarët synuan Zogun e Zi. Aty ndërhynë qindar efektivë për t’i zmbrapsur dhe situata u normalizua më pas. Protestuesit u zhvendosën në trotuare, ndërsa mjetet kalonin lirshëm.
Nafta kapi rekordin mbrëmjen e djeshme ku u regjistrua çmimi rekord prej 290 lekë për litër. Protestat e qytetarëve kanë detyruar shitësit e naftës të bëjnë një reflektim në çmim, ku sot ka nisur rënia. Çmimi për litër sot është 223 lekë të reja. Vetë Kryeministri Edi Rama, qytetarët e revoltuar nuk i konsideron popull. Në një postim në Tëitter nga Antalia, Turqi ku dhe ndodhet sot, Rama shkruan se protestuesit që kanë mbushur çdo shesh në Shqipëri nuk janë popull, janë hijet e ‘nongratas’ referuar Berishës. Sipas tij, këto protesta janë një përpjekje e ulët për të manipuluar njerëzit, por ndjekësit nuk e kursyen duke e quajtur edhe psikopat. Në komente, shqiptarët iu kundërvunë Ramës teksa shkruanin se jeta është bërë e pamunfur për ta me këto çmime. Thirrje ka pasur edhe nga ana e Presidentit Ilir Meta. Përmes një reagimi zyrtar, Meta dënoi dhunën ndaj protestuesve dhe i bëri thirrje qeverisë t’i dëgjojë. Nesër është paralajmëruar një marshim kombëtar që nis në orën 11:00. E për këtë, kryeministri Rama ka marrë masa, pasi ka fortifikuar Kryeministrinë me dyer metalike.
ZHVILLIMET ORË PAS ORE:
Resuli fton tifozët: Na u bashkoni nesër në marshimin kombëtar
Efektivët tërheqin zvarrë të riun: Policia jo, të lutëm nuk bëra asgjë
“Është motra ime, s’e prek kush me dorë”, momenti kur arrestohet i riu në Lezhë
Skandal/ Policia arreston dhunshëm qytetarin, efektivi: Avash se ka gazetarë
VD- Qytetarja ‘lumë’ mallkimesh ndaj Ramës e Bashës: Ju vraftë Zoti, kam 4 fëmijë pa bukë
Protesta kombëtare nesër, blindohen dyert e kryeministrisë me hekura
Stabilizohet situata në Tiranë, lejohen kalimi i lirshëm i makinave
Protesta, reagon Meta: Policia të tërhiqet nga dhuna ndaj qytetarëve
Protestuesit shkojnë para komisariateve: Lironi shokët tanë
Zogu i Zi i bllokuar, policia bën thirrje: Shpërndahuni se do ndërhyjmë
Gardh sigurie! Qindra efektivë nisin shtyrjen e protestuesve paqësorë
FOTOJA- Ç’pritet të ndodhë? FNSH zbret në terren, futen mes protestuesve
Policia krijon kordon në rrethrrotullimin e Zogut të Zi, vajzat me pankarta ulen në rrugë
VIDEO- Qytetari tërhiqet zvarrë, efektivët e kapin nga këmbët e duart dhe e fusin në furgon
Policia u zë pritë protestuesve, mbi 100 efektivë në rrethrrotullimin e Zogut të Zi
FOTO-LAJM/ Protesta për rritjen e çmimeve, qytetari i hedh krahun efektivit
Protestuesi: Delet janë bërë deshër Edvin Rama
Paralizohet Tirana! Bllokohet Rruga e Durrësit, synohet Zogu i Zi
Zhvendoset protesta nga kryeministria, bllokohet Rruga e Durrësit
VD- Kulmi i krizës ekonomike! Shefi i Beratit nxjerr “Range”-in luksoz për protestuesit
Protestuest para bashkisë Tiranë: O Erjon o hajdut!
VIDEO/ Përshkallëzon protesta, ndizet zjarri tek Kryeministria
FOTO/ Protesta në Durrës, qytetarët bllokojnë hyrjen e Portit të qytetit
Shqipëria në këmbë! Rama fajëson Berishën nga Antalia: S’është popull, po hija e non-gratas
VD-Mbarojnë furgonët! Drejtori i Policisë huazon ‘Range’-in për shoqërimin e protestuesve
VD-Agravohet protesta në Berat, policia përplaset me qytetarët, nisin arrestimet
300 të shoqëruar! Mbushen komisariatet, 15 shpallen në kërkim, numri pritet të shtohet
Të arrestuarit e protestës, policia i transferon në paraburgmin e Elbasanit
VIDEO- Civilët terrorizojnë qytetarët, dalin me armë para protestuesve
Rritja e çmimeve, banori i 5 Majit: Hajdeni shihni Ukrainën 3 km nga këtu
‘Shqiponjat’ u sulen qytetarëve me pranga në duar, vajza: Please, mos më arrestoni!
Kreu i sindikatës së taksistëve:Edi Rama liro të arrestuarit, kanë dalë për të mirën e tyre
Merin Mema u bashkohet protestuesve: Zemra e Shqipërisë janë shqiptarët e thjeshtë!
VD-Momenti kur qytetarët çajnë kordonin e policisë, marshojnë në autostradë!
FOTOLAJM/ Vogëlushja me biçikletë në protestë: Babi vrapo, nafta është çmendur
ME VIDEO- Dhunë në Lezhë! Qytetari futet në furgon, i kthehet efektivit: Mos prek me dorë
VIDEO! Civilët shtrijnë në tokë qytetarët, njërit i heqin atletet, vajza: E tmerrshme
VIDEO- Qytetari me ‘Audi’ luksoz tenton të shtypë protestuesit, policia ‘mbyll sytë’
VIDEO- Me flamurin kuqezi në duar, beratasit marshojnë: Duam të vdesim në atdhen tonë
Rritja e çmimeve, protestuesit bllokojnë Rrugën e Arbrit në Lezhë
Florian Binaj-Ramës: Kur sheh gjithë këta njerëz në shesh, nga cila anë do flesh
FOTO- Me telefon në vesh, Dashnor Sula u bashkohet protestuesve
Aktivisti: Hallin e kemi të përbashkët, ejani nesër në 11:00 për marshim kombëtar
Rritja e çmimeve, protesta në Durrës, bllokohet stacioni i trenit
Studenti: Do bojkotojmë mësimin çdo ditë, derisa të largohet Rama
“Poshtë Qeveria e oligarkëve”, qytetarët shpalosin pankartën gjigante poshtë Kryeministrisë
VD-Rritja e çmimeve, protestuesit bllokojnë aksin Lezhë-Shkodër
FOTO- Dita e tretë! Qytetarët grumbullohen para Kryeministrisë, protestë për çmimet
Protesta në Tiranë! Thirrjet: Fikni makinat, bashkohuni me ne! Taksoni oligarkët
Ilir Vrenozi poezi Ramës:Qeveri shkë**,jeni hajdutë! Barkun na e thatë,na ngordhët për bukë
TENSIONE të tjera në Korçë! Qytetarët bllokuan rrugën, ndërhyn policia
Studentët përballë Ministrisë së Arsimit, thirrjet: Na kanë vënë lakun në fyt
Policia rrethon Edmond Spahon,e marrin ta dërgojnë në Komisariat,deputeti:Mos prek me dorë!
REVOLTOHET qytetari me policinë në Tiranë: Pse po më prek me dorë? Jam kriminel?
Studentët i drejtohen efektivëve: A ju del rroga për të ngrënë bukë?
Formohet kordoni! Policia ndalon kalimin e studentëve të UBT-së te rruga e Durrësit
Marshimi nga Kamza! Studentët e UBT arrijnë te ‘Bulevardi Zogi I’
Spaho dhe Koti protestë në Korçë! Thirrja për efektivët: Hiqni kapelet, bashkohuni me ne
PROTESTA- Tjetër përplasje në Korçë, qytetarët përplasen me efektivët, nuk lëviz kordoni
TENSIONE në Korçë, përplasje fizike mes qytetarëve dhe policisë
Protestat e qytetarëve! Policia merr masa, “blindon” Korçën, në gatishmëri edhe FNSH
Në këmbë drejt Tiranës! Protesta e studentëve të UBT, ndërhyjnë forcat ‘Shqiponja’
PROTESTA/ Bllokohet qarkullimi te ‘Kthesa e Kamzës’, studentët ulen këmbëkryq në rrugë
MARSHIMI! Nga Kamza drejt Bashkisë së Tiranës, studentët: Fikin makinat
Arrestimet! Lapaj: Kemi ngritur një grup avokatësh në dispozicion të qytetarëve
PROTESTA/ Studentët e Bujqësorit bllokojnë rrugën te ‘Rrethrrotullimi i Kamzës’
Rritja e çmimeve! Ndjekin shembullin e Korçës, studentët e Bujqësorit bojkotojnë mësimin
Rritja e çmimeve! Qytetarët në Bulqizë dalin në protestë, lënë makinat në mes të rrugës
PROTESTAT! Nisin arrestimet, 23 në pranga në Tiranë, 5 në Mirditë, 50 të hetuar në Durrës
VD-Protesta në Korçë! Studentët lënë mësimin, marshojnë në qytet: Është e papranueshme
VD-Rritja e çmimeve!Studentët në Korçë bojkotojnë mësimin: Ju rrisni çmimet, ne rezistencën
Rritja e çmimeve! Fermerët e Lushnjes, Fierit & Divjakës protestojnë, përplasen me policinë
(a.b)/dosja.al
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË– Kreu i Shoqatës për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Prodhuesit, Ervin Resuli ka ftuar në protestë edhe tifozët. Përmes një statusi në Facebook, ...
TIRANË– Lufta në Ukrainë ka ndikuar në rritjen rekord të çmimeve të karburantit në Shqipëri. Megjithëse lufta me armë dhe bomba bëhet mijëra k...
SHKODËR- Kur në vendin tonë kanë shpërthyer protestat kundër rritjes së çmimeve, kryesisht të naftës, me qindra shqiptarë kanë gjetur zgjidhjen në M...
TIRANË- Pas luleve të 7 marsit, vijon normaliteti, duket se nxënësit jo vetëm nuk i duan por as nuk i respektojnë mësuesit.Nxënësi: Jo të gjithë janë korre...
TIRANË- Efektivët e policisë kanë tërhequr zvarrë një protestues mbrëmjen e sotme në Tiranë. Nga pamjet e siguara nga Dosja.al, shihet një grup efektivësh,...
TIRANË- Protesta kombëtare e thirrur nëser ka bërë që kryeministri Edi Rama të marrë masat paraprake. Ai ka urdhëruar blindimin e dyerve të kryeministrisë ...
LEZHË- Pamjet e mëposhtme janë nga momenti i arrestimit të një të riu në Lezhë, i cili po protestonte për rritjen e çmimeve. Në video, shihet i riu,...
TIRANË- Pamjet e mëposhtme tregon momentin që një i ri tërhiqet zvarrë dhe arrestohet nga policia. Nga pamjet e mëposhme të publikuara nga JOQ Albania, shi...
TIRANË– Një grua ka shpërthyer në mallkime ndaj politikanëve në Shqipëri. Gjatë prononcimit për mikrofonin e “Fax News”, ajo hodhi “lumë” mallkimesh ...
TIRANË- Situata nga protesta është stabilizuar në Tiranë. Pas më shumë e 3 orësh, qytetarët dhe policia janë shpërndarë nëpër banesat e tyre.Pas largimit t...