LIVE UPDATES
Bota

Rritja e çmimeve të ushqimeve dëmton ekonomitë e varfra

1 Maj 2022, 05:25 Nga DOSJA
Rritja e çmimeve të ushqimeve dëmton ekonomitë e varfra

Në vende si Sri Lanka dhe Egjipti, ato u shtohen barrëve ekzistuese. Ekonomia e Sri Lankës ishte në rrezik shumë më parë se tanket ruse të hynin në Ukrainë.

E rënduar nga borxhet e huaja dhe e ndrydhur nga efektet e pandemisë në të ardhurat turistike, qeveria e Sri Lankës, e dëshpëruar, i kërkoi ndihmë FMN-së në fillim të vitit. Tani zhvlerësimi i monedhës dhe ndikimi i luftës në tregjet e mallrave po rrit çmimet e konsumit.

Janë mobilizuar trupat ushtarake për të plotësuar nevojat e turmave që mbajnë radhë për karburant dhe mospagimi i borxhit mund të jetë i pashmangshëm. Ndërsa rriten çmimet e gjithçkaje, nga nafta dhe gazi, tek misri dhe gruri, vendet e tjera mund të kenë frikë nga një fat i ngjashëm, shkruan The Economist.

Ushqimi përbën një pjesë modeste të buxheteve të familjeve në vendet e pasura, por përbën më shumë se 20% të shpenzimeve të konsumatorëve në pjesën më të madhe të botës në zhvillim dhe rreth 40% në Afrikën Nënsahariane.

Çmimet ishin rritur ndjeshëm gjatë dy viteve të fundit, për shkak të ndërprerjeve të prodhimit dhe motit ekstrem. Çmimet globale të ushqimeve, në terma realë, iu afruan nivelit më të lartë të të gjitha kohërave në shkurt, sipas një indeksi nga Organizata e OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë. Që atëherë, do të jenë rritur edhe më shumë.

Një pasojë e kësaj është rritja e varfërisë. Qendra për Zhvillimin Global, vlerëson se 40 milionë njerëz në mbarë botën, do të shkojnë në varfëri ekstreme, si rezultat i pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

(Për efekt krahasimi, Banka Botërore vlerësoi në vitin 2021, se afërsisht 100 milionë njerëz mund të kenë rënë në varfëri, për shkak të pandemisë COVID-19.) Çmimet e larta të mallrave do të shtojnë gjithashtu tendosjet makroekonomike në shumë vende.

Borxhi total i ekonomive në zhvillim qëndroi në nivelin më të lartë të 50 viteve vitin e kaluar, në raport me PBB-në. Kostoja e shërbimit të këtyre huamarrjeve po rritet, pasi bankat qendrore në mbarë botën po fillojnë të rrisin normat e interesit për të kontrolluar inflacionin.

Kushtet e vështira ekonomike po rëndojnë mbi monedhat e tregjeve në zhvillim, duke rritur koston e borxhit në valutë dhe duke i detyruar qeveritë të shterojnë rezervat valutore në mënyrë që të mbështesin kurset e këmbimit.

Çmimet më të larta të mallrave mund të ndërlikojnë edhe më tej gjendjen fiskale për ekonomitë në zhvillim, duke pasur parasysh se shumë qeveri ofrojnë subvencione bujare për ushqimin dhe energjinë për familjet.

Rasti i Sri Lankës është një ilustrim. Rezervat e këmbimit valutor u tkurrën nga më shumë se 8 miliardë dollarë në vitin 2019, në rreth 2 miliardë dollarë në fillim të këtij viti.

Megjithëse qeveria ka kërkuar ndihmë nga India dhe Kina, ajo me siguri do të kërkojë ndihmë nga FMN-ja, me të cilën pritet të fillojë negociatat në prill (dhe mund të kërkojë një reduktim të subvencioneve si pjesë e çdo pakete shpëtimi).

Egjipti gjithashtu ka vuajtur. Ai importon gati dy të tretat e grurit që konsumon, pjesa dërmuese e të cilit vjen nga Rusia dhe Ukraina. Para pandemisë, fatura vjetore e Egjiptit për importet e ushqimit dhe energjisë arrinte në rreth 40% të rezervave të këmbimit valutor.

Duke ndier probleme, investitorët e huaj filluan të tërhiqnin para nga vendi, gjë që e detyroi qeverinë të zhvlerësonte monedhën me 14%. Më 23 mars, ajo kërkoi zyrtarisht ndihmën e FMN-së.

Sipas vlerësimeve të Bankës Botërore, të paktën një duzinë vendesh mund të jenë të paafta për të përballuar borxhet gjatë 12 muajve të ardhshëm, pasi rezervat e valutës së fortë janë të ulëta.

Disa ekonomi në Azinë Jugore dhe Afrikën Veriore, janë në rrezik; Pakistani dhe Tunizia duken veçanërisht të cenuara. Edhe tregjet në zhvillim në pozicione më të shëndetshme financiare, mund të presin që të përballen me një rritje më të ngadaltë, inflacion më të lartë dhe qytetarë më të mërzitur, si rezultat i luftës së Rusisë.

Lajmet nuk janë të gjitha të zymta. Ekonomitë që specializohen në prodhimin e mallrave më të ndërprera nga lufta, mund të korrin disa përfitime nga rritja e çmimeve. Shtetet e Gjirit Persik që eksportojnë naftë, do të grumbullojnë fitime të papritura.

Disa monedha të Amerikës Latine janë rritur në vlerë që nga shpërthimi i luftës, në pritje të fitimeve më të larta për eksportet e naftës dhe grurit. Në vitin 2021, Brazili dukej se po rrëshqiste në krizë, i rënduar nga inflacioni i lartë dhe problemet fiskale.

Lufta i ka dhënë një nxitje ekonomike vendit, i cili është një eksportues i madh mallrash. Megjithatë, për pjesën më të madhe të botës, lufta ka qenë vetëm mjerim./MONITOR

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota kosto lufta ukraine-rusi ushqime kosto lufta ukraine-rusi ushqime

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj