LIVE UPDATES
Bota

Serbia shfaq raketat kineze mes shqetësimit në rritje për ndikimin rus në Ballkan

30 Prill 2022, 20:17 Nga DOSJA
Serbia shfaq raketat kineze mes shqetësimit në rritje për

SERBI- Serbia shfaqi të shtunën për publikun një sistem kundër-ajror të blerë së fundmi nga Kina, duke ngritur shqetësime në Perëndim dhe në mesin e disa fqinjëve të Serbisë për një garë armësh në Ballkan që mund të kërcënojë paqen e brishtë në rajon. Sistemi i sofistikuar i raketave tokë-ajër “HQ-22” u dërgua në Serbi muajin e kaluar nga një numër avionësh transporti “Y-20” të Forcave Ajrore Kineze. Kjo mendohet të jetë dërgesa më e madhe ajrore e armëve kineze në Evropë.

Edhe pse Serbia kërkon zyrtarisht anëtarësimin në Bashkimin Evropian, ajo është armatosur kryesisht me armë ruse dhe kineze, duke përfshirë tanke luftarake T-72, avionë luftarakë MiG-29, helikopterë luftarakë Mi-35 dhe dronë. Në vitin 2020, zyrtarët amerikanë i bënë thirrje Beogradin të mos blejë sistemet kundër-ajrore kineze “HQ-22”. Versioni i këtij sistemi që eksportohet jashtë Kinës njihet edhe si “FK-3”. Zyrtarët amerikanë thanë se nëse Serbia dëshiron vërtet t’i bashkohet BE-së dhe aleancave të tjera perëndimore, ajo duhet të harmonizojë pajisjet e saj ushtarake me standardet perëndimore.

Sistemi kinez i raketave është krahasuar gjerësisht me sistemin amerikan të raketave “Patriot” dhe atë rus “S-300”, megjithëse ka një rreze më të shkurtër veprimi se raketat më të avancuara ruse “S-300”. Serbia është operatori i parë i raketave kineze në Evropë.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha në fund të ekspozitës së armëve, në një aeroport ushtarak afër Beogradit, se raketat kineze, si dhe pajisje të tjera ushtarake të dorëzuara së fundmi, nuk janë kërcënim për askënd dhe përfaqësojnë vetëm një mjet “frenues të fuqishëm” kundër sulmeve të mundshme ndaj vendit të tij.

Ne nuk do të shërbejmë më si viktimë e askujt”, tha zoti Vuçiç, duke iu referuar me sa duket bombardimeve 78-ditore të NATO-s ndaj Serbisë për shtypjen e përgjakshme të shqiptarëve të Kosovës në vitin 1999.

Serbia, e cila ishte në luftë me fqinjët e saj në vitet 1990, nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, të shpallur në vitin 2008. Ajo ka ende marrëdhënie të ftohta me anëtarët e NATO-s, Kroacinë dhe Malin e Zi, si dhe me Bosnjën. Udhëheqësi i Republikës Serbe të Bosnjës, Milorad Dodik mori pjesë në stërvitjen ushtarake të forcave serbe të shtunën. Presidenti Vuçiç tha se Serbia po negocion gjithashtu për blerjen e avionëve ushtarakë francezë “Dessault Rafale”, si dhe atyre britanikë “Eurofighter Typhoon”. Ai tha se vetëm “pengesat politike” mund ta ndalin blerjen e avionëve perëndimorë.

Ka shqetësime në rritje se Rusia mund ta nxisë aleatin e saj Serbinë të fillojë një konflikt të armatosur me fqinjët e saj, në përpjekje për të zhvendosur të paktën pjesërisht vëmendjen e publikut nga lufta në Ukrainë. Ndonëse Serbia ka votuar në favor të rezolutave të OKB-së që dënojnë sulmin e përgjakshëm rus në Ukrainë, ajo ka refuzuar t’i bashkohet sanksioneve ndërkombëtare kundër aleatëve të saj në Moskë ose të kritikojë drejtpërdrejt mizoritë e kryera nga trupat ruse në Ukrainë.

Marrë nga VOA

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

rajoni rajoni aleksandar vucic milorad dodik aleksandar vucic milorad dodik

Sondazh

Poll
Bota 30 Prill 2022, 18:13

Përkufizimi i termit ‘gjenocid’

SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden i ka quajtur veprimet e Rusisë në Ukrainë gjenocid dhe ekspertët ligjorë thonë se ka aq fakte dhe prova për ta mbështetur kë...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj