LIVE UPDATES
Bota

Rritja e çmimeve,Ipeshkvijtë e Shqipёrisё apel qeverisë:Ktheni sytë nga të varfërit!

14 Nëntor 2021, 11:34 Nga DOSJA
Rritja e çmimeve,Ipeshkvijtë e Shqipёrisё apel

TIRANË- Me rastin e Ditës së Pestë Botërore kushtuar të varfërve, me temë “Të varfërit i keni gjithmonë me ju”, Ipeshkvijtë e Kishës Katolike në Shqipëri, shprehin shqetësimin e tyre, nisur nga ndikimet shumë negative të krizës ekonomike botërore e cila ndërthuret edhe me veçantitë e situatës kritike që ka përfshirë vendin prej kohësh, prandaj i bëjnë ftesë politikës shqiptare për të marrë masa konkrete e për t’i kthyer sytë drejt më të varfërve. Në deklaratën e ipeshkvijve katolikë të Shqipërisë thuhet se radhët që shtohen e bëhen më të gjata në qendrat për të varfrit, kërkesa e vazhdueshme, sidomos e familjeve të reja dhe e të rinjve, për emigrim, janë shenjë e prekshme e përkeqësimit të ekonomisë dhe mundësive për ata në nevojë.

“Ky mesazh i drejtohet Qeverisë, Kuvendit të Shqipërisë, Institucioneve financiare vendase dhe ndërkombëtare, Bashkive të vendit, që të mbështesin dinjitetin e të varfërve dhe nevojtarëve”, deklarojnë Ipeshkvijtë e Kishës Katolike Shqiptare.

DEKLARATA E PLOTË

Me rastin e Ditës së Pestë Botërore për të Varfrit, që kremtohet të dielën me 14 Nëntor 2021, me temë “Të varfrit i keni gjithmonë me ju” (Mk14.7) ne, Ipeshkvijtë e Kishës Katolike në Shqipëri, shprehim shqetësimin tonë, duke vënë re ndikimet shumë negative të krizës ekonomike botërore e cila ndërthuret edhe me veçantitë e situatës kritike që ka përfshirë vendin tonë prej kohësh. Si barinj të Kishës i kemi ndjekur ndryshimet fiskale të ndodhura në kohët e fundit, sikurse rritja e çmimeve të produkteve të shportës, karburanteve dhe gazit (si dhe është përfolur edhe për rritjen e çmimit të energjisë elektrike) dhe vërejmë me keqardhje mungesën e vëmendjes që duhet për të varfrit e nevojtarët, për të pamundurit e të mënjanuarit e shoqërisë sonë.

Ky mesazh është një ftesë dhe njëkohësisht një nxitje për të marrë masa konkrete e për t’i kthyer sytë drejt më të varfërve, sepse Zoti kur zbuloi fytyrën e vet e shfaqi atë si Atë për të varfrit dhe pranë të varfërve e po ashtu detyra e një shoqërie është t’u vijë në ndihmë më të brishtëve në mesin e saj. Të qenit qeveritar, vendimmarrës, politikëbërës nuk është vetëm një pozitë që reflekton autoritet, por është një thirrje për të shërbyer, për t’iu dhënë zë kauzave që u mungon zëri, për të qenë miqtë e nevojtarëve, për të dëgjuar britmat e të varfërve në mjerimet e tyre. Le ta kenë të varfrit e nevojtarët në mesin tuaj, si vendimmarrës, zërin e tyre të mbështetur e të fuqizuar e nëse ua fuqizojmë këtë zë, të mos t’i lëmë ta humbasin shpresën, sidomos kur ajo lidhet me mirëqenien e dinjitetin e jetesës. “Kjo vëmendje dashurie është fillimi i një shqetësimi të vërtetë për qenien e tyre dhe duke filluar nga kjo, fillon edhe kërkimi i të mirës për ta” (EG 198-199).

Tërmeti, pandemia, kriza e përshkallëzuar ekonomike, që ndihet tek rritja e çmimeve të prodhimit e kanë shtuar numrin e parregullsive morale e shoqërore që sigurisht shkaktojnë gjithnjë e më shumë forma të reja varfërie, si pasojë e aktorëve ekonomikë e financiarë të paskrupullt, të privuar nga çdo ndjeshmëri njerëzore e përgjegjësi shoqërore. Radhët që shtohen e bëhen më të gjata në qendrat tona për të varfrit, kërkesa e vazhdueshme, sidomos e familjeve të reja dhe e të rinjve, për emigrim, janë shenjë e prekshme e përkeqësimit të ekonomisë dhe mundësive për nevojtarët, duke treguar rritjen e numrit të tyre.

“Varfëria nuk shkaktohet prej fatit, por është pasojë e egoizmit”. “Kështu, të varfrit na mësojnë solidaritetin, bashkëndarjen, sepse mishërojnë dinjitetin e dhënë nga Zoti që askush nuk mund t’ua marrë” – na thotë Papa Françesku në mesazhin e tij për Ditën botërore të të varfërve. Prandaj, ky mesazh është një thirrje e fortë për ata të cilëve populli iu ka besuar administrimin e të mirës së përbashkët, për politikën, për qeverinë, që të mos e humbasin mundësinë për ta bërë të mirën, sepse “Zoti i do ata që dhurojnë me gëzim” (2 Kor 9,7). Ky mesazh i drejtohet Qeverisë, Kuvendit të Shqipërisë, Institucioneve financiare vendase dhe ndërkombëtare, Bashkive të vendit, që të mbështesin dinjitetin e të varfërve dhe nevojtarëve.

Kështu, le t’i kundërvihemi të gjithë së bashku kulturës së indiferencës, padrejtësisë dhe përjashtimit. Viktimat e para të kësaj kulture janë pikërisht të varfrit, nevojtarët e të mënjanuarit. Me bindjen se do të dëgjohet zëri i të varfërve, sikurse na fton edhe Papa Françesku, ne Ipeshkvijtë përtërijmë angazhimin tonë për të qenë pranë nevojtarëve, ashtu sikurse kemi bërë gjithmonë, duke ofruar mbështetjen dhe bashkëpunimin tonë dhe të institucioneve tona të bamirësisë, në këtë sfidë kundër varfërisë, brenda mundësive tona, por me gjithë vetveten tonë. Gjithashtu sigurojmë lutjen tonë për të mirën e përbashkët, paqen dhe shpresën në vendin tonë! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët! Ipeshkvijtë e Kishës Katolike në Shqipëri

SHIKO EDHE: 

Apeli i Ipeshkvijve të Shqipërisë, Meta: Nevojitet një politikë që lufton varfërinë

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni ipeshkvijtë rritja e cmimeve të shportës ipeshkvijtë rritja e cmimeve të shportës

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj