LIVE UPDATES
Politike

Rruga Milot-Balldren/ PD denoncon: Pastrim parash, në garë kompania e ish-deputetit socialist

31 Maj 2019, 13:16 Nga DOSJA
Rruga Milot-Balldren/ PD denoncon: Pastrim parash, në garë kompania e

TIRANË– Ish-deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, dhe drejtuesja e departamentit antikorrupsion në PD, Lealba Pelinku kanë denoncuar sot koncensionin për ndërtimin e rrugës Milot-Balldren, duke u shprehur se ka dyshime mbi një skemë korrupsioni dhe pastrimi parash nga kompania ANK shpk.

Gjatë nje konference për shtyp, Tabaku u shpreh se një nga kompanitë në garë është ajo e ish-deputetit të PS-së, Agim Kola, ndërsa kompania tjetër nuk ka asnjë kapacitet.

Është një nga aferat më korruptive të qeverisë Rama bëhet fjalë për projektin 260 mln euro të rrugës prej 17 km të rrugës Milot-Balldren. Qytetarët dinë se do të paguajnë 16 mln euro për një kilometër, por vlera e saj mund të rritet duke e kthyer kontratën në një skemë korruptive. Afera është pothuajse e ngjashme si me Unazën e Re ku një km kushton 20 mln euro, ndryshimi është se këtu nuk u shpik një kompani me dokumente të falsifikuara ppr qeveria ia dha PPP me ofertë të pakëruar një komanie të vogël që është në pronësi të ish-deputetit të PS-së, Agim Kola”,- tha Tabaku.

Gjatë fjalës së saj, Tabaku kërkoi që: “Prokuroria të nisë hetimet, pasi pasojat për këdo që do firmosë do të jenë shumë të rënda”.

DEKLARATË JORIDA TABAKU DHE LEALBA PELINKU

JORIDA TABAKU:

Opinioni publik është njohur këto ditë me një nga aferat më të rënda korruptive të qeverisë së Edi Ramës. Bëhet fjalë për projektin 260 milionë euro të rrugës prej 17 kilometrash Milot- Balldre. Deri tani dimë që qytetarët do të paguajnë 15 milionë euro për 1 kilometër, por dokumentat në vazhdim na tregojnë se vlera mund të rritet, duke e kthyer kontratën në një skemë mafioze.

Vlera e 1 kilometri, në terren fushor, pa asnjë vështirësi serioze, pa asnjë vepër madhore arti, mund të shkojë edhe 17 milionë euro, sepse kështu ka vendosur Edi Rama.

Afera është pothuajse e ngjashme me atë të Unazës së Re, ku 1 kilometër kushton 20 milionë euro. Ndryshimi, në rastin e Milot-Balldre, është se për grabitjen e rradhës nuk u shpik një kompani me dokumenta të fallsfikuara, por qeveria ia dha kontratën PPP, me ofertë të pakërkuar, një kompanie të vogël që, zyrtarisht, është në pronësi të një ish deputeti të Partisë Socialiste, Agim Kola dhe që për partner në punime, ka klonimin e vetes, nëpërmjet hapjes së një kompanie, që nuk ka kryer asnjë punë deri më sot.

Është detyrë e prokurorisë të zbulojë përfituesit e vërtetë dhe të tregojë se deri ku dhe me kë është përfshirë kryeministri i vendit në këtë aferë mafioze që u grabit shqiptarëve miliona e miliona euro.

Për të kuptuar skemën mafioze, duhen shpjeguar së pari kostot e projektit prej 17 kilometrash.

1-KOSTO

-në Buxhetin 2018 ky projekt u parashikua 113 mln euro.

-Me pas, tenderi u hap me 50 milionë euro më shumë, duke e çuar vlerën ne 161,5 mln euro.

-Në kontratë vlera shkon në 216 mln euro, bashkë me tvsh do të kushtojë 256 mln euro.

-Por kjo nuk është kosto përfundimtare. Në tabelën e përgatitur për pagesat për projektet PPP vlera është 295 mln Euro, edhe 40 milionë euro më shumë.

-Kjo rritje skandaloze e kostos së rrugës do të bëhet me vendim parlamenti. Kontrata që do të miratohet nga ushtarët e Edi Ramës në parlament, lë hapësirë që me kërkesë të kontraktorit gjatë punimeve, kostoja të ndryshojë. Këtë e konfirmon neni 35,2 i kontratës.

-Pjesë e skemës mafioze, që sjell kosto shtesë në buxhetin e shtetit është monedha në të cilën është firmosur kontrata. Ato nuk janë në lek, por në euro, duke rrezikuar një dëm edhe më të madh në të ardhmen, ku buxhetit do t’i duhet të paguajë më shumë para për të shlyer detyrimin në euro.

Është e qartë se kushdo që ka ideuar dhe konceptuar këtë projekt mafioz duhet të shkojë para drejtësisë. Skema mafioze që grabit shqiptarët me miliona euro e ka zanafillën tek tenderi korruptiv.

2-TENDERI

-Në tetor 2018 u shpallu tenderi me vlerë 161 mln euro. Por vlera e kontratës u rrit pas shpalljes së tenderit, kohë në të cilën ndodhi rinegocimi.

-Për herë të parë në historinë e kontratave publike, kjo bëri që vlera e plotë e projektit të jetë më e lartë se vlera e tenderuar. (sipas kontratës është 213 mln euro pa tvsh nderkohëe që është tenderuar për 161 mln euro. Pa garë, pa transparencë e përcaktuar.

-Kjo kontratë duhej të ishte tenderuar për vlerën e plotë të punimeve dhe për vlerën e plotë të interesave dhe kredisë bankare që po merret me 5%.

-Kjo kontratë e fituar nga Firma ANK si ofertë e pakërkuar është bërë në interes të privatit, jo të shtetit. Sa herë që kjo firmë has vështirësi në kryerjen e punës apo kostot e punëtorëve të saj rriten, firmao mund të rrisë koston e PPP-së ndërsa shteti është i detyruar të pranojë kërkesat e saj, duke mbuluar çdo kosto, duke e mbrojtur nga çdo rrezik.

LEALBA PELINKU:

KOMPANIA

Krijimi i kompanisë është një tjetër pjesë e skemës mafioze.

-Ky propozim i pakërkuar fitoi si i tillë duke qenë një bashkim operatorësh, më saktë kompanisë ANK dhe Bardhi Konstruksion SHPK. Kjo e fundit, krijuar në fund të vitit 2018, me kapital 100 mijë lekë, do të merrej me projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen,ndërkohë që, si tregohet nga ekstrakti I kompanisë, kompania Bardhi Konstruksion Shpk ka ortak të saj po kompaninë ANK. Pra bëhet fjalë vetëm për një operator, ish deputetin e partise Socialiste Agim Kola.

-Shoqëria e dytë pse është eshte bere pjese e bashkimit te operatoreve? Nuk ka asnjë kapacitet shtesë, sepse është e sapoformuar. Dyshimi i arsyeshëm që lind është që kjo shoqëri është krijuar për të formalizuar dhe futur në lojë paratë e pista, një skemë e ngjashme kjo me Unazen e Re.

-Kompania ka aktive prej 2 mld lekësh (20 mln euro) të cilat nuk mund të angazhohen të gjitha për këtë objekt, ndërkohë që deklaron se ka 50 milionë Euro për t’i investuar në këtë projekt dhe do të marrë një kredi me garanci sovrane për të ndërtuar rrugën. Kjo kredi fare mire mund te ishte marrë nga shteti me interesa më të ulëta, nderkohë që po e merr privati me interes 5%.

-Për një rrugë që koston fillestare e kishte 113 milionë euro, buxheti i shtetit po paguan rreth 3-fishin e vlerës, që mund të shkojë deri në 300 mln euro dhe investime me norma kaq të larta fitimi, nuk ka asnjë biznes u ndershëm.

-Një kontratë e tillë është tejet favorizuese për kompaninë dhe e shndërron shtetin në çirakun e saj. Asnjë pikë e kontratës nuk garanton palën publike dhe shqiptarët, përkundrazi, gjithçka është vendosur në favor të njërës palë,duke e shndërruar kontratën në pazar të njëanshëm.

Kur qeveria lancoi dy vite më parë programin 1 mld euro të PPP, Partia Demokratike e quajti këtë një skeme të Pastrimit të Parave të Pista, duke e ditur që do të arrinim në këtë nivel dhe duke e ditur që asnjë biznes i ndershëm nuk do të kishte këtë kapital në dispozicion!

I këtij mendimi ishte edhe Departamenti Amerikan i Shtetit, i cili shprehu qartazi shqetësimin për këto projekte me rrezikshmëri të lartë, e më pas FMN dhe institucione të tjera serioze kanë shprehur shqetësim në lidhje me këto projekte.

JORIDA TABAKU:

Sot, fatkeqësisht ajo që ne parashikuam po ndodh. Ky program po përdoret për pastrimin e parave, ky program po vjedh dhe zhvat qytetarët, ky program ka nxjerrë kostot mëtë larta për km të rrugëve, që, në Unazën e re shkonin në 22 mln euro/km dhe këtu deri në 16 mln euro për km. Kjo skemë korruptive gjigande, që siç tregohet në tabelën e siguruar nga Partia Demokratike, qe do të ketë efekte për 15 vitet në vijim, duhet të ndalet menjëherë.

Kjo kontratë, nqs kalon në parlament, do të jetë subjekt i Ligjit Antimafia, së bashku me një listë kontratash abuzive të denoncuara nga Partia Demokratike dhe çdo dëm i shkaktuar ndaj buxhetit te shtetit do të rekuperohet. Korrupsioni me ligje të miratuara në parlament, ku kërkojnë mbrojtje për vendimet e tyre duhet të mbarojë. Nuk ka parlament ilegjitim që mbron këto veprime korruptive, e nuk ka gjykatë e arbitrazhi që mbron vendimet e njëparlamenti ilegjitim!

(a.m & a.s/dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike denoncimi i pd jorida tabaku lealba pelinku rruga milot-balldren denoncimi i pd jorida tabaku lealba pelinku rruga milot-balldren

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait