Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Rusia pezullon furnizimet me gaz për Poloninë dhe Bullgarinë
27 Prill 2022, 06:29Nga DOSJA
Zyrtarët polakë dhe bullgarë thanë se Gazpromi do të ndërpresë furnizimin me gaz duke filluar nga e mërkura (27.04.)
Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki, tha se Polonia ka marrë nga kompania shtetërore ruse e energjisë Gazprom njoftimin për ndërprerjen e furnizimit me gaz. Morawiecki e bëri të njohur këtë lajm në Berlin pas një takimi që pati të martën (26.04) me kancelarin gjerman Olaf Scholz.
Kurse ministrja polake e Mjedisit dhe e Klimës Anna Moskwa shkroi në Twitter se “në shtëpitë polake nuk do të ketë mungesë gazi” dhe se “që në ditën e parë të luftës ne deklaruam se jemi gati për pavarësi të plotë nga lëndët e para ruse”.
Edhe kompania polake e gazit natyror PGNiG konfirmoi gjithashtu se që nga e mërkura, Gazpromi nuk do të dërgojë më gaz në Poloni nëpërmjet tubacionit të gazit Yamal. PGNiG tha në një deklaratë se ishte duke ndjekur situatën dhe është e përgatitur të marrë gaz nga lidhje të tjera falë një “strategjie qeveritare të diversifikimit” të burimeve.
Rusia do të shkurtojë edhe furnizimet për Bullgarinë
Qeveria bullgare njoftoi gjithashtu se pasi nuk ajo nuk kishte pranuar të përmbushë kërkesat e reja të Gazpromit që pagesat të bëhen në rubla, Gazpromi kishte deklaruar se duke filluar nga e mërkura do të ndërpresë furnizimet e gazit edhe për Bullgarinë.
“Sot, Bulgargas (kompania shtetërore e gazit) mori njoftimin se furnizimet e Gazprom Export do të pezullohen nga 27 prilli 2022”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Ekonomisë të Bullarisë.
Bullgaria është pothuajse plotësisht e varur nga Rusia sa i përket gazit. Kompania Bulgargaz tha në një deklaratë se “i ka përmbushur plotësisht detyrimet e saj dhe i ka bërë të gjitha pagesat e kërkuara sipas kontratës aktuale në kohën e duhur, në mënyrë rigoroze dhe në përputhje me kushtet e saj”.
Polonia dhe vendet e tjera të BE-së refuzuan të paguajnë për importimin e gazit natyror në rubla, gjë me të cilën Rusia po mundohet të stabilizojë monedhën e saj përballë sanksioneve perëndimore. Udhëheqësit evropianë e konsiderojnë kërkesën për pagesat në rubla si një shkelje të kontratave ekzistuese me Gazpromin.
GREQI- Një tjetër tërmet në Greqi. Një lëkundje e fortë me magnitudë 5.2 goditi rajonin në jugperëndim të Kythera pak para orës 5 të mëngjesit. Sipas mediave të...
BERLIN- Gjermania po planifikon të dorëzojë tanke kundërajrore në Ukrainë nga rezervat e veta për të ndihmuar në konflikt. Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Chris...
Kryebashkiaku popullor i Stambollit, Ekrem Imamoglu, nga Partia Republikane Popullore, CHP, opozita kryesore e Turqisë, tha për BIRN gjatë vizitës së tij në Sar...
UKRAINË– Lufta në Ukrainë hyn sot në ditën e saj të 62-të të saj. Në ditën e sotme paralajmërimi i lëshuar nga ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ...
RUSI- Presidenti rus, Vladimir Putin, i tha sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, se ai ende shpreson për negociata që do t’i je...
RUSI- Rusia ka vendosur të dëbojë katër diplomatë suedezë. Reuters shkruan se pas vendimit të Moskës ka reaguar Ministrja e Jashtme e Suedisë Ann Linde në një p...
SOFJE- Në Sofje të Bullgarisë po mbahet Forumi BE-ja dhe Ballkani, ku po marrin pjesë ministra të vendeve të Ballkanit dhe zyrtarë e ish- zyrtarë të lartë të Ba...
KOSOVË- Sulmet ndaj Policisë së Kosovës janë vazhdimësi e planeve të Serbisë për të provokuar situatën në veri të vendit. Kështu thotë, drejtori i Institut...