Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
RUSI- Presidenti rus, Vladimir Putin, i tha sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, se ai ende shpreson për negociata që do t’i jepnin fund konfliktit në Ukrainë.
“Pavarësisht faktit që operacioni ushtarak po vazhdon, ne ende shpresojmë se do të jemi në gjendje të arrijmë marrëveshje në rrugën diplomatike”, i tha Putin Guterresit gjatë një adresimi televiziv, pas takimit të tyre në Kremlin më 26 prill.
Putin theksoi se negociatorët rusë dhe ukrainas kanë arritur atë që ai e përshkroi si “përparim të madh” në bisedimet në Stamboll muajin e kaluar. Por, ai shtoi se përpjekjet janë penguar nga pretendimet për mizoritë e kryera nga forcat ruse në qytetin Buça, që gjendet në periferi të Kievit.
“Ka pasur provokim në fshatin Buça, ku ushtria ruse nuk është përgjegjëse për asgjë që ka ndodhur aty”, tha Putin.
Putin po ashtu u pajtua “në parim” që Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq i OKB-së të përfshihet në evakuimin e civilëve nga fabrika Azovstal në Mariupol të Ukrainës, u tha në deklaratën e lëshuar nga Kombet e Bashkuara.
“Diskutimet e mëtejme do të zhvillohen midis Zyrës së OKB-së për Koordinim të Çështjeve Humanitare dhe Ministrisë ruse të Mbrojtjes”, tha zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric, pas takimit midis Putin dhe Guterres.
Përpjekjet e fundit për të krijuar korridore humanitare për evakuimin e civilëve kanë dështuar.
Gjatë takimit, Guterres ka kritikuar veprimet ushtarake të Rusisë në Ukrainë, duke i cilësuar si shkelje flagrante të integritetit territorial të Ukrainës. Shefi i OKB-së po ashtu i ka bërë thirrje Rusisë që të lejojë evakuimin e civilëve nga fabrika e çelikut, Azovstal në Mariupol.
Putin është përgjigjur se forcat ruse kanë ofruar korridore humanitare, por luftëtarët ukrainas që gjenden në këtë fabrikë të çelikut, sipas tij, po përdorin civilët si mburoja njerëzore dhe nuk po i lejojnë që të largohen.
Guterres para takimit me Putinin është takuar edhe me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov. Ai ka bërë thirrje për hetim të krimeve të pretenduara të kryera nga forcat ruse në Ukrainë, si dhe për përfundimin e pushtimit të Ukrainës, që Rusia nisi më 24 shkurt.
Marrë nga REL
Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?
RUSI- Rusia ka vendosur të dëbojë katër diplomatë suedezë. Reuters shkruan se pas vendimit të Moskës ka reaguar Ministrja e Jashtme e Suedisë Ann Linde në një p...
SOFJE- Në Sofje të Bullgarisë po mbahet Forumi BE-ja dhe Ballkani, ku po marrin pjesë ministra të vendeve të Ballkanit dhe zyrtarë e ish- zyrtarë të lartë të Ba...
KOSOVË- Sulmet ndaj Policisë së Kosovës janë vazhdimësi e planeve të Serbisë për të provokuar situatën në veri të vendit. Kështu thotë, drejtori i Institut...
Pas raportimeve për përfshirjen e mundshme në një skandal financiar të ambasadorit të Kosovës në Slloveni, Martin Berishaj, po kërkohet një verifikim më i hollë...
KOSOVË- Kurti e Osmani më thanë se kanë gatishmëri për t’u angazhuar me seriozitet në dialog dhe nuk pati asnjë kusht që u shpreh për këtë. Në Serbi do të ...
SOFJE- Komisionari i Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, ka bërë thirrje për zgjidhjen e kontestit mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, që të...
TIRANË- Ata mbërritën rreth orës 10:00. Rreth një duzinë xhipa të zinj të policisë të rreshtuar në një rrugë të pjerrët në periferinë e pasur të Beogradit,...
UKRAINË- Sa më gjatë që ushtria e Ukrainës t’i zmbraps pushtuesit rusë, aq më shumë përfiton nga avantazhet e armatimit dhe stërvitjes perëndimore – ...
GREQI- Mediat greke kanë publikuar pamjet nga kamerat e sigurisë në zonë ku shihen e dy ekzekutorët me pagesë të Giannis Skaftourou, të hipur në motorin që lanë...
KOSOVË- Ndërsa fokusi i luftës së Rusisë në Ukrainë po zhvendoset në lindje, forcat ruse po mbushin terrenin me mina tokësore. Gjashtë gra ukrainase kanë f...