All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Samit i “nxehtë” evropian, mes çështjesh si Rusia dhe ligjet anti-LGBT

25 Qershor 2021, 18:32 Nga DOSJA
Samit i “nxehtë” evropian, mes çështjesh si Rusia
All - Paragraf - 1

Vendet e Bashkimit Evropian në kufi me Rusinë hodhën poshtë një plan franko-gjerman për të rifilluar takimet zyrtare me Presidentin rus Vladimir Putin. Në një deklaratë në orët e para të mëngjesit të së premtes, udhëheqësit e BE-së thanë vetëm se ata “do të shqyrtojnë formatin dhe kushtet e dialogut me Rusinë”. Por në të nuk përmendej asnjë takim i nivelit të lartë ose plane për një samit me zotin Putin. Samiti u shoqërua gjithashtu nga debate të nxehta mbi një ligj të miratuar nga Hungaria, i cili ndalon që t’u jepet fëmijëve të moshës shkollore, materiale me përmbajtje që kanë të bëjnë me komunitetin LGBT.

Presidenti francez Emmanuel Macron i doli në mbrotje një përpjekjeje të dështuar të Francës dhe Gjermanisë për të mbajtur një takim të nivelit të lartë mes Bashkimit Evropian dhe Presidentit rus Vladimir Putin. Një ditë më parë udhëheqësit e Evropës Lindore u shprehën kundër saj, duke thënë se kjo gjë do t’i dërgonte Moskës një mesazh të gabuar.

“Nuk kishte konsensus për një takim të shpejtë. Nuk është tragjedi për mendimin tim. Gjëja më e rëndësishme është të qëndrojmë të bashkuar. Ndarjet na dobësojnë”, tha zotit Macron.

Propozimi i Presidentit Macron dhe Kancelares gjermane Angela Merkel, të cilët janë përpjekur të mbajnë një qëndrim më pak konfrontues me Rusinë në vitet e fundit, i ndau në qëndrime udhëheqësit e BE-së, sipas një ndarjeje të vjetër, lindje-perëndim.

“Personalisht do të kisha dëshiruar një hap më të guximshëm lidhur me këtë çështje. Por ne do të vazhdojmë të punojmë për këtë gjë”, tha Kancelarja Merkel.

Takimet e nivelit të lartë të BE-së me Rusinë nuk janë zhvilluar më që kur Moska aneksoi gadishullin e Krimesë, një territor i Ukrainës, në mars të vitit 2014, një lëvizje që u shoqërua me sanksione nga Perëndimi.

Takimi i udhëheqësve të BE-së u përfshi gjithashtu nga diskutimet e nxehta mbi një ligj të miratuar në Hungari, i cili ndalon që femijëve t’u paraqiten përmbajtje të lidhura me komunitetin LGBT.

Presidenti francez Emmanuel Macron tha sot se ishte e nevojshme që të zhvillohej një “betejë kulturore” me disa vende të Bashkimit Evropian, si Hungaria dhe Polonia, ku janë votuar ligje anti-LGBT.

“Ne duhet të kuptojmë se si një vend mund të arrijë në këtë situatë. Ne duhet të bëjmë një betejë kulturore, një betejë civilizimesh”, tha zoti Macron në një konferencë shtypi pas takimit të udhëheqësve të BE-së.

Kryeministri holandez Mark Rutte kritikoi të premten udhëheqësin hungarez Viktor Orban.

“Nuk mund ta përsëris fjalë për fjalë atë që thashë, por thashë gjithësesi i thashë: Ju e dini Viktor (Orban) nëse nuk ju pëlqen dhe nuk mund ta respektoni BE-në, ekziston edhe një alternativë dhe kjo është për të dalë nga Bashkimi Evropian”.

Një shumicë e udhëheqësve këmbëngulën që BE-ja të mos e tolerojë diskriminimin.

MARRE NGA VOA

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota ligjet anti lgbt macron merkel ligjet anti lgbt macron merkel

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj