LIVE UPDATES
Bota

Samiti i BE-së: Vaksinimi merr prioritet të lartë

26 Shkurt 2021, 11:49 Nga DOSJA
Samiti i BE-së: Vaksinimi merr prioritet të lartë

BRUKSEL– Fushata e vaksinimit në BE kundër koronavirusit duhet të përshpejtohet. Kapacitetet e prodhimit duhet të zgjerohen në bashkëpunim me prodhuesit e mëdhenj të vaksinave. BE-ja do përveç kësaj të mbështesë financiarisht përshtatjen e vaksinave ndaj mutacioneve të virusit si dhe të licencojë më shpejt se zakonisht variantet e reja të vaksinës. “Kjo ka prioritet të lartë”, tha presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel.

“Ne duhet të përmirësojmë qasjen në prodhimin e vaksinës”, tha kryeministri belg Alexander de Croo. “Aksesi më i shpejtë për më shumë vaksina është vendimtar, për të mbrojtur njerëzit dhe për t’u kthyer në jetën normale.” Në shtatë vende të BE-së numri i infeksioneve po rritet pavarësisht masave të ndryshme kufizuese, tha presidentja e Komisonit të BE-së, Ursula von der Leyen. Në 20 vendet e tjera anëtare shifrat e infeksioneve janë në rënie ose kanë mbetur konstante. Kancelarja Angela Merkel në sfondin e mutacioneve të virusit me rrezik të lartë infeksioni është shprehur për një “valë të tretë”, në të cilën ndodhemi aktualisht.

Krerët e qeverive dhe të shteteve të vendeve të BE-së gjatë video-konferencës miratuan të enjten (25.02) propozimet e Komisionit të BE-së për një furnizim më të mirë me vaksina. Në Marburg BE-ja mbështet ndërtimin e një fabrike të re vaksinash, e cila parashikohet të prodhojë rreth një miliardë vaksina në vit. Komisioni në të ardhmen luftën kundër pandemisë do ta koordinojë përmes një autoriteti të ri për ”emergjencën shëndetësore” të emërtuar Hera. Vendet anëtare sërish premtuan, që të intensifikojnë kërkimin për variantet e virusit, në mënyrë që mutacionet e rrezikshme të konstatohen më shpejt. Paralelisht me samitin e 27 krerëve të shteteve dhe të qeverive në Parlamentin e BE-së në Bruksel u diskutua me shefat e gjashtë furnizuesve më të mëdhenj të vaksinës për BE-në. Ata premtuan se do të bëjnë sa është e mundshme, për t’i furnizuar sa më shpejt dozat e premtuara të vaksinave. Po ashtu synohet të bashkëpunohet për zhvillimin e vaksinave të përshtatura ndaj mutacioneve të virusit, tha Pascal Soirot, drejtori kryesor ekzekutiv i firmës AstraZeneca, që është kritikuar ashpër nga BE-ja për shkak të politikës së biznesit.

Certifikata e vaksinës ”relativisht shpejt”

Parimisht kryetarët e shteteve dhe të qeverive të BE-së ranë dakord të zhvillojnë një pasaportë apo certifikatë të njësuar vaksinimi, përmes së cilës personat e vaksinuar të mund të lejohen në aktivitetet e kohës së lirë si dhe të marrin pjesë në veprimtari apo udhëtime. „Vendimi politik se çfarë konkretisht mund të bëhet me certifikatën e vaksinimit ende nuk është marrë, tha kancelarja Angela Merkel në një konferencë shtypi në Berlin. Po ashtu e pyetur nga DW, nëse një certifikatë e tillë elektronike mund të jetë në dispozicion deri në verë, ajo tha, se ”nuk jam programuese”, duke shtuar ”në një kohë relativisht të shpejtë”. Vetëm zhvillimi i certifikatës kombëtare të vaksinimit, që më pas do të integrohet në një certifikatë europiane, mund të kërkojë tre muaj. Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, krahas kolegëve të tij nga Greqia, Qiproja dhe Spanja u angazhuan për këtë. Kurz para samitit tha, se ”pasaporta e gjelbër” për të vaksinuarit ose të shëruarit nga koronavirusi është e përshtatshme për të mundësuar ”pak liri” dhe një ”kthim gradual të organizuar drejt normalitetit”.

”Por kjo nuk do të thotë, që në fund vetëm të vaksinuarit do të lejohen të udhëtojnë”, saktësoi kancelarja Merkel. Qarkullimi ndërkufitar në BE mund të lehtësohet. Por eventualisht mund të aplikohen testet ndaj COVID-it për udhëtarët. Në thelb mbetet kompetencë e vet vendeve anëtare se si duan ta përdorin në të ardhmen certifikatën e vaksinimit. “Certifikata e vaksinimit është neutrale politikisht”, tha presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen.

Kryetari i grupit të kristiandemokratëve në Parlamentin Europian, Manfred Weber (CSU), u kërkoi shefave të shteteve dhe të qeverive që të nxitojnë më shumë. Do të ishte ”një makth burokratik” që të vaksinuarve tani të duash t’ua lëshosh më vonë një certifikatë vaksinimi, i tha Weber DW-së.

Jo kontrolle kufitare mes Francës dhe Gjermanisë

Presidenti francez, Emmanuel Macron në raundin e video-konferencës ritheksoi propozimin e tij, që dozat e vaksinave të blera nga BE-ja t’u jepen si donacion vendeve më të varfëra në Afrikë. Macron u shpreh për një kuotë prej pesë përqind. Merkel e përshëndeti këtë propozim, por tha, se ende nuk mund të përcaktohet afati se kur mund të fillojë dorëzimi i tyre. Sot u furnizuan në Ganë dhe në Bregun e Fildishtë kontigjentet e para të blera nga nisma e OKB-së COVAX. Këto doza duhet të përdoren për vaksinimin javën e ardhshme në këto vende. “Kjo është një pandemi globale, të gjithë duhet të vaksinohen. Askush nuk është i sigurt, nëse nuk janë të gjithë të sigurtë”, nënvizoi presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel.

Kancelarja Merkel bëri të qartë, që nuk do të ketë mbyllje kufiri me Francën. ”Mbylljet e kufirit nuk janë në rend të ditës”, tha kancelarja. Ndonëse Franca ka udhëzuar ndalimin e udhëtimit dhe intensifikimin e testeve në kufirin me Saarland-in, qarkullimi i personave që punojnë e banojnë midis dy vendeve si dhe qarkullimi i mallrave do të vazhdojnë. Kontrolle kufitare janë në fuqi me rajonet ku ka ”zona me mutacion” si Tiroli dhe Çekia. “Në raste të caktuara ne jemi të detyruar të aplikojmë kufizime të caktuara”,- tha Angela Merkel. Personat që punojnë e jetojnë mes dy vendeve duhet ta vazhdojnë punën, por ata duhet të testohen. Komisioni i BE-së i kritikoi si shqetësuese kontrollet kufitare në Gjermani dhe në pesë vende të tjera të tregut të brendshëm të BE-së.

Marrë nga DW.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota samiti i be samiti i be

Sondazh

Poll
Bota 26 Shkurt 2021, 11:26

“Vdekja e pyjeve” në Gjermani

Sipas raportit aktual mbi gjendjen e pyjeve në Gjermani, të cilin ministrja federale e Bujqësisë Julia Klöckner e prezantoi në Berlin, gjendja në pyje gjatë vit...

Bota 26 Shkurt 2021, 10:42

KOSOVË-Pak dy ditë më parë, hetuesit e policisë zhvilluan operacionin e koduar me emrin “Subvencioni 2020”, ku cak ishin zyrtarët e Agjencisë për Zhvillimi...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj