LIVE UPDATES
Aktualitet

Sandër Lleshaj del në “ish-Bllok” dhe shikon nga afër zbatimin e Aktit Normativ për ndalimin e muzikës pas orës 20:00:

23 Korrik 2020, 10:25 Nga DOSJA
Sandër Lleshaj del në “ish-Bllok” dhe shikon nga afër

TIRANË- Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, bashkë me drejtues të Policisë së Shtetit ka qenë mbrëmë natën në “ish-Bllok” dhe ka parë nga afër se si është respektuar masa për ndalimin e muzikës pas orës 20:00 dhe mbylljen e lokaleve të natës.

Pasi ka parë nga afër se si zbatohej urdhri i qeverisë, Lleshaj i ka bërë thirrje qytetarëve që të angazhohen pasi gjithë bota po kufizohet në funksion për të mbrojtur jetën njerëzore. Po ashtu ai ka kërkuar nga qytetarët të dëgjojnë vetëm autoritete shtetërore dhe jo një grup personash të papërgjegjshëm.


“Efektet e pandemisë vazhdojnë të jenë ende të larta, virusi ende vazhdon të godasë fort, madje po merr edhe jetë të rinjsh, edhe pa sëmundje shoqëruese. Kështu që mbetet detyrë e madhe për të gjithë ne që të angazhohemi fort për të parandaluar përhapjen e tij. Këtu kërkohet angazhimi i të gjithëve. Sot kemi dalë për të parë angazhimin e Policisë, e cila po kontrollon zbatimin e Aktit Normativ, i cili kërkon masa të reja shtesë kufizuese në drejtim të frekuentimit të lokaleve, muzikës. Sigurisht që unë jam i qartë për ndjeshmërinë e shumë qytetarëve për këto kufizime, por duhet të kuptojmë që është detyrë të bëjmë balancën dhe të zgjedhim atë që duhet të zgjedhim. Të kufizohemi në emër të asaj gjësë më të madhe, që nuk duhet ta kufizojmë, që është jeta.

Për këtë arsye kërkohet mirëkuptimi i qytetarëve, por kërkohet dhe angazhimi i fortë i institucioneve dhe i Policisë së Shtetit. Të gjithë duhet t’i dëgjojnë këshillat, kërkesat dhe rregullat e vendosura nga autoritetet, e të mos të dëgjojnë ata që bëjnë të kundërtën, të mos dëgjojnë një kategori njerëzish të papërgjegjshëm, të cilët fatkeqësisht nganjëherë marrin dhe hapësira publike ku bëjnë kërkesa të çmendura. Për këta njerëz nuk kemi receta ligjore të shumta në dorë, receta e vetme e arsyeshme do të ishte për t’i çuar në spitale, të cilat në Shqipëri ende nuk i kemi. Prandaj është shumë e rëndësishme për qytetarët që as sa duhet të dëgjojnë autoritetet, aq sa duhet të dëgjojnë autoritetet shëndetësore, të dëgjojnë mjekët, të dëgjojnë Policinë, po aq duhet të refuzojnë, të izolojnë këta zëra të papërgjegjshëm të cilët synojnë të mbjellin rrëmujë dhe paqartësi mes qytetarëve.

Është fort e qartë që ne jemi përballë detyrës për të kufizuar, përpara zgjedhjes për të kufizuar shumë liri tonat. Lirinë e lëvizjes, lirinë e takimit, lirinë e grumbullimit e shumë liri të tjera, të cilat jo këtu, por në të gjithë botën po kufizohen në emër të nevojës për të mbrojtur jetën njerëzore, e cila prevalon në këtë situatë të pazakontë. Forcat e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me autoritetet tjera shtetërore do ta vazhdojnë me intensitet të lartë angazhimin për të siguruar zbatimin e masave ligjore të ndërmarra tashmë. Lokalet mbeten një burim i rëndësishëm risku dhe kërkesa për të evituar grumbullimet e mëdha mbetet aktuale. Policia është e angazhuar për ta zbatuar me rigorozitet këtë kërkesë. Po ashtu kërkesa të ngjashme janë për pishinat, për plazhet, për vendet tjera të grumbullimit. Duhet të shmangim me çdo kusht përhapjen e virusit. Secili mund të bëjë diçka, secili mund ta ndërpresë një zinxhir përhapjeje dhe është më mirë ta ndërpresim kështu, sesa të mbërrijmë në dyert e spitaleve.

Gjithë sfida jonë sot është të parandalojmë valën dhe të ndërtojmë digë përballë spitaleve, në mënyrë që mos të mbingarkojmë tej mundësive spitalet. Kështu që është shumë e rëndësishme për qytetarët që të mbajnë dhe të bëhen palë me institucionet për të frenuar këtë valë përhapjeje të virusit. E theksoj dhe përsëris edhe njëherë, virusi ka goditur tashmë moshat e reja, i ka goditur fatalisht në disa raste, edhe të rinj që nuk kanë pasur asnjë sëmundje tjetër shoqëruese. Kështu që mbetet shumë serioze thirrja dhe shumë e sinqertë kërkesa për bashkëpunim, për qytetarët dhe për të gjithë njerëzit e përgjegjshëm në këtë vend që të bëjnë durim, të bashkëpunojnë me organet përkatëse në mënyrë që të bëjmë më të mirën dhe të sigurojmë e garantojmë jetën e qytetarëve tanë”, u shpreh Lleshaj.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet masat kunder covid 19 ndalimi i muzikes pas ores 20 sander lleshaj masat kunder covid 19 ndalimi i muzikes pas ores 20 sander lleshaj

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj