Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
ITALI– Nata e tretë e festivalit të “Sanremo” u shoqërua me polemika të shumta, teksa në mesin e prezantuesve ishte edhe shqiptarja Alketa Vejsiu. Gjithçka nisi mjaft qetësisht, ashtu si dy netët e para kur vëmendja ishte tek konkurentët, deri në momentin që prezntuesja shqiptare u ngjit në skenë dhe nuk diti të ndalonte së foluri.
Madje në një moment vetë moderator italian Amadeusi (Amedeo Sebastiani) u vu në krizë dhe në një panik për disa sekonda pasi nuk po e pushonte dot Alketa Vejsiun dhe rreshtin e falenderimeve të saj. “Ku po shkon Alketa? Po flet me një shpejtësi marramendëse…ua nuk ndalon…por ti je shumë e shpejtë. Po flet më shpejt se një italian. Shiko se mund të fillojmë të prezantojmë ndonjë këngë e jo të vazhdojmë të flasim…po folëm e folëm kështu mund të mbarojmë në 2 të natës,”– tha Amadeusi në kohën që Alketa vijoi të ngjiste e të zbriste shkallët për herë të dytë brenda katër minutave.
Po me mikrofonin ç’ndodhi?
Ajo që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve teksa këngëtarja Elody u ngjit në skenë edhe fakti që një mikrofon u harrua hapur. Mediat italiane shkruajtën se si moderatorja shqiptare Alketa Vejsiu ka ngritur zërin në prapaskenën e Sanremo, ku është dëgjuar të kërkojë llogari për kohën që i kanë dhënë. Në momentin që ajo sapo mbaroi pjesën e parë të prezantimit, Alketa bashkë me Amadeusin shkuan në prapaskenë për t’i lënë skenën këngëtares Elodie.
Mirëpo, siç duket prezantuesja shqiptare kishte harruar që kishte lënë mikrofonin hapur dhe u dëgjua teksa kërkonte llogari. “Katër minuta? Kishim një marrëveshje?”- dëgjohet të thuhet në prapaskenë, pa u kuptuar mirë se kush po flet.
Sipas mediave italiane, zëri në fjalë është i Alketa Vejsiut, e cila referuar të njëjtave burime, i ka kërkuar llogari Amadeusit për linjën e mbajtur. Gjithsesi, mediat vendase nuk përjashtojnë mundësinë që dikush nga prapaskenat i ka kërkuar llogari prezantueses shqiptare për faktin që ka qëndruar më shumë kohë seç duhej në skenë. Kjo teori, përforcohet më shumë, teksa në daljen e radhës në skenë, Alketa shihet që flet shumë shpejt dhe nuk e ka më atë buzëqeshjen e tejzgjatur në fytyrë, por asgjë s’është e sigurtë.
Moderatorja Alketa Vejsiu ka kaluar një moment të sikletshëm gjatë prezantimit në skenën e Sanremo. Në një video të publikuar nga “Rai”, shihet se si Alketa me lule në duar ecën drejt skenës po pengohet. Ajo shihet që ngatërrohet me këmbën e djathtë dhe mikrofoni i dridhet në duar.
Mediat italiane vendosën edhe notë për vlerësimin e paraqitjes së prezantuesve. Il.Gazzetino.it shkruan për të gjitha veshjet e vajzave që ishin të pranishme në festivalin e Sanremos. Il.Gazzetino.it për moderatoren shqiptare, duke i vendosur notën pesë. Ndërsa bashkëshoqëruesen e saj, Georgina Rodriguez e kanë vlerësuar me më shumë pikë, por përsëri, fustanin e saj të parë e kanë cilësuar si banal. Një tjetër medie italiane, today.it, e cilëson brilante dhe elegante Alketa Vejsiun, duke theksuar se fustanet ishin të denja për një natë të tillë. Ndërsa medie të tjera nuk kanë bërë një përzgjedhje mes femrave të veshura më bukur, por ndër të gjithë pjesmarrësit kanë përmendur dhe Alketa Vejsiun, duke cilësuar se ajo ka dhe një brand veshjesh në Shqipëri.
Ajo që nuk kaloi pa rënë në sy ishte edhe gënjeshtra e madhe e prezantueses Alketa Vejsiu, e cila u shpreh se ishte e vemtja grua që kishte prezantuar Festivalin e Këngës në RTSh në Shqipëri. E para shqiptare që merr pjesë në prezantimin e një festivali kaq të madh si Sanremo, por e dyta që hipën në atë skenë pas Elsa Lilës, (Shiko këtu), Vejsiut duket se gëzimi e ka detyruar të delirojë… Teksa falenderonte pafund Italinë për mundësinë që i dha për të realizuar ëndrrën e saj, Vejsiu gënjeu… Dhe nuk e bëri njëherë, ajo vazhdoi të përsëriste se ajo ishte e para grua që prezantoi në histori Festivalin e Këngës në RTSH në Shqipëri. Na vjen habi sesi mundet që Alketa, një dashamirëse e muzikës dhe këngëtarëve, që këndon edhe vetë, mund të ketë harruar mikeshën e saj, Jonida Maliqi, e cila e prezantoi në vitin 2017 krah Adi Krastës, Festivalin e Këngës. Gratë prezantuese në Festival nuk kanë munguar asnjëherë, e kanë shkëlqyer edhe më shumë se Alketa në skenë. Ndoshta Alketa e ka harruar, por ne jo, vitin 2008, kur Elsa Lila, një nga uraganët e vërtetë të këngës shqiptare, u ngjit në skenë për të prezantuar RTSH-në, krah Pirro Çakos. E lista vijon edhe më tej, me Ana Goljan, Ledina Çelon, Blerta Tafanin, Floriana Garon, Liberta Spahiun, e të tjera emra të njohur të skenës.
Përse gënjeu Alketa? Në pamje të parë duket si një gabim foshnjërak, i një njeriu të emocionuar që skena e madhe e Sanremo-s e ka përthithur e bashkë me të edhe emocionet. Por “djalli” fshihet në detaje… e le të shohim sesi gënjeshtra ‘Pinokërore‘ e Alketës është shumëfishuar në mediat italiane, të cilat e kanë marrë si të vërtetë, faktin se Alketa është e para grua që ka prezantuar Festivalin e Këngës në Shqipëri. “Ajo drejtoi Festivalin e 58-të të Këngës Shqiptare dhjetorin e kaluar. Dhe ajo ishte gruaja e parë që e bëri…”-shkruan Il Messagero. Një gënjeshtër e thënë për të habitur italianët? S’dimë ta themi, por për kujtesë po risjellim një listë të shkurtër me prezantuesit e festivalit ndër vite… pa dallim, gra apo burra…
Rrjetet sociale nuk e mëshiruan aspak prezantuesen shqiptare, për të cilën në statuse të shumta shkrunin se nga mënyra se si ajo fliste, me siguri shqiptarët e kishin përzënë një ditë nga vendi i tyre në mënyrë që t’u rrinin veshët rehat.
“Nëse vendosim Beninjin dhe Alketën përballë, o Zot mund të nisë Apokalipsi,”– shkruan një ndjekëse në Twitter. “Po vërini një tapë në gojë, ufff sa i rëndë ky festival”,- shkruan një tjetër. “Po kjo ku fiket???”- është komenti i radhës. “Hiqeni prizën,”- shkruan një tjetër.
Përtej Alketa Vejsiut, vëmendjen dhe dashamirësinë e të pranishmëve në festival e mori Georgina Rodriguez, partnerja e futbollistit Cristiano Ronaldo që kërkoi dhe u pagua plot 140 mijë euro për prezencën e saj, ndërkohë që të tjerat morën nga 25 mijë. Duke nisur që nga kërcimi i ‘tango’-s e deri tek puthja me Cristiano-n, Georgina u lakua në mediet italiane si gruaja që ndriçoi mbrëmjen e tretë të këtij festivali.
E nuk mund të lihet pa përmendur edhe prezenca e Roberto Benignit, i cili mbajti një monolog prej 40 minutash. Benigni tërhoqi vëmendjen e Festivalit me tregimin e tij poetik, me energjinë e tij unike, me monologun që përcillte një mesazh universal: “Dashuria është pafundësia e vendosur brenda mundësive të secilit prej nesh. Nuk ka jetë njerëzore që nuk ka qenë e pavdekshme të paktën për një moment, dhe ju të gjithë e dini atë. Mrekullia e dashurisë ka të bëjë me të gjitha çiftet që e duan njëri-tjetrin: burrë e grua, grua dhe grua, burrë dhe burrë,”- u shpreh Benigni.
Në poezinë e tij, Benigni bën edhe ironi: «Ne që kemi pasur këtë shaka të madhe për të qenë në botë, tani e dimë pse. Për dashuri. Dhe ne gjithmonë bëjmë pak dashuri; edhe të rinjtë flasin shumë për të, por bëjnë pak. Do të bëja më shumë, madje sonte në Ariston, live: të gjithë që bëjnë dashuri të drejtuar nga Beppe Vessiçhio dhe si shkon, do të ishte një mbrëmje e bukur ».
Na mbetet të presim për të parë se si do të vijojnë netët e tjera, dhe polemikat që do të pasojnë. Ndërkohë Dosja.al ju fton të jepni edhe ju mendimin tuaj mbi mënyrën se si prezantuesja Alketa Vejsiu e menaxhoi dhe ç’përshtypje ju la prezenca e saj në Sanremo.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
BORNEO– Disa foto të bëra virale nga mediat e huaja tregojnë një moment mjaft prekës ku një orangutan i zgjat dorën një njeriu për ta ndihmuar.Ka qenë një fotog...
ITALI– Mediet italiane shkruajnë artikuj identikë, në të cilët ngrenë në piedestal prezantuesen shqiptare, Alketa Vejsiu. Duke e cilësuar si një ndër prezantues...
ITALI– E dashura e futbollistit të njohur Cristiano Ronaldo-s, Georgina Rodriguez ka shkëlqyer mbrëmjen e djeshme në festivalin e Sanremos, ku u shfaq duke prez...
ITALI– Portugezi Miguel Paixao, një ish-futbollist, është një nga miqtë më të mirë të kampionit Cristiano Ronaldo. Ai qeshi, djersiti, mbajti frymën e tij dhe s...
ITALI– Prezantuesja shqiptare Alketa Vejsiu ka lënë pa fjalë dhe ka shtangur Amdeusin gjatë bashkë moderimit në natën e tretë të festivalit në Sanremo. Teksa ng...
ITALI– Moderatorja shqiptare, Alketa Vejsiu ka qenë mbrëmjen e djeshme në prezantimin e festivalit të Sanremos në Itali, ku mesa duket nuk ka arritur të marrë v...
ITALI– Mbrëmja e djeshme në Sanremo ka qenë plot supriza e emocione. E pranishme në skenën e teatrit “Ariston” ishte dhe bashkëshortja e futbo...
Tiranë– Këngëtarja Irma Libohova ka reaguar për ndarjen nga jeta të legjendës së këngës shqiptare, Nexhmije Pagarushës. Për “Fax News”, Libonova është shprehur ...
TIRANË– Alketa Vejsiu ka krenuar shumë shqiptarë me ngjitjen dje në skenën e Sanremo. E para shqiptare që merr pjesë në prezantimin e një festivali kaq të ...
Tiranë– Sopranoja Inva Mula ka reaguar për ndarjen nga jeta të këngëtares dhe aktores Nexhmije Pagarusha duke thënë se ajo do të futet tek legjendat e artistëve...