LIVE UPDATES
Bota

Scholz dhe Johnson i premtojnë Ukrainës furnizime të mëtejshme me armë

9 Prill 2022, 07:07 Nga DOSJA
Scholz dhe Johnson i premtojnë Ukrainës furnizime të

Katër muaj kohë i la vetes Scholz që nga marrja e detyrës për vizitën e parë si kancelar në Londër. Përpara 24 shkurtit programi i vizitës do të kishte qenë ndryshe. Por tani lufta e Rusisë përcakton rendin e ditës.

Kancelari Olaf Scholz dhe kryeministri britanik Boris Johnson në një konferencë të përbashkët shtypi (08.04) në Londër u treguan në mënyrë demonstrative në unanimitet dhe i premtuan Ukrainës furnizime të mëtejshme me armë. Shtetet e NATO-s janë në unanimitet për të mos u bërë palë lufte, por që të ndihmojnë Ukrainën të vetëmbrohet, tha Johnson pas bisedimeve me kancelarin Scholz. Britania e Madhe do të furnizojë gjithçka që ka karakter mbrojtës. Ai përmendi raketat e mbrojtjes nga ajri. Edhe Scholz tha, se Gjermania do të furnizojë „vazhdimisht” Ukrainën me armë, për të forcuar luftën mbrojtëse ndaj invazionit rus.

Kancelari Scholz reagoi i rezervuar ndaj kërkesës së Kievit për dërgimin e tankeve mbrojtës të tipit “Marder” nga arsenali gjerman në Ukrainë. “Ne përpiqemi të furnizojmë armë, që ndihmojnë dhe mund të vihen mirë në përdorim. Këtë e kemi bërë edhe në të kaluarën, e do të vazhdojmë ta bëjmë edhe më tej”, tha Scholz. Këto furnizime kryesisht janë mbrojtje antitank dhe armë të mbrojtjes kundërajrore si dhe municione. “Sukseset që ka arritur Ushtria e Ukrainës tregojnë, se armët që kemi furnizuar ne janë efikase.” Por Schoz tha, se janë të një mendimi me Johnson që gjithmonë duhet të shohim, se „çfarë mund të vihet me efikasitet në përdorim. Këto çështje mund të marrin përgjigje vetëm nga profesionistët.”

Scholz: Sanksionet “me efikasitet të lartë”

Sanksionet perëndimore kundër Rusisë për shkak të sulmit ndaj Ukrainës kancelari i konsideron me “efikasitet të lartë”. Ngrirja e pasurive do ta prekë edhe „klikën e pushtetit” në Moskë, tha Scholz. Ai ripërsëriti kërkesën ndaj Rusisë për të hapur korridore humanitare në Ukrainë, në mënyrë që njerëzit të mund të largohen nga zonat e luftimeve. Duke iu referuar sulmit të fundit me raketë ndaj stacionit të trenit në Kramatorsk në lindje të Ukrainës Scholz tha, se vrasja e civilëve është një krim lufte. “Përgjegjësi mban presidenti rus.” Ai i bëri thirrje Vladimir Putinit, të shpallë armëpushimin. “Lufta duhet të marrë fund, madje menjëherë.”

Gjermania synon shkëputjen nga lëndët e para ruse

Duke iu referuar importeve të diskutueshme gjermane të energjisë nga Rusia, Scholz e mbrojti pozicionin gjerman, për të mos hequr dorë menjëherë prej furnizimeve me gaz nga Rusia. Po punojmë që t’i japim fund kësaj varësie. Scholz deklaroi gjithashtu, se Gjermania edhe pas fundit të luftës do të shkëputet nga importet ruse të energjisë. Presidenti i Rusisë  Vladimir Putin, me sulmin e tij ndaj vendit fqinj i ka bërë llogaritë gabim, tha Scholz pas takimit me Johnson në Londër. Ai e akuzoi Putinin, se me këtë luftë e ka rrezikuar të ardhmen e vendit të vet. Sanksionet perëndimore do të kenë „kosto dramatike” për Rusinë. Gjermania brenda këtij viti do t’i zëvendësojë importet ruse të naftës, tha Scholz. Sa i përket gazit, kjo nuk është e mundur.

Johnson e mori në mbrojtje Gjermaninë lidhur me kritikën që i bëhet, se nuk po angazhohet mjaftueshëm për t’u shkëputur nga varësia prej furnizimeve ruse me energji. Johnson iu referua për këtë objektivit të qeverisë federale që deri në mesin e vitit 2024 të mos importojë më gaz rus.

Procesi post-Brexit dhe Irlanda e Veriut tema anësore në rendin e ditës

Kryeministri i Britanisë së Madhe Johnson pavarësisht bashkëpunimit të ngushtë me Gjermaninë dhe të tjerë partnerë europiane lidhur me krizën e Ukrainës, nuk e konsideron të përfunduar grindjen Brexit me Brukselin për rregullimin e raportit me Irlandën e Veriut. “Ka një problem”, formuloi Johnson. Por sa u përket çështjeve të tjera, jemi të një mendimi, shtoi ai. Prej muajsh Britania e Madhe kërcënon me shfuqizimin e klauzolës së emergjencës neni 16 në të ashtuquajturin protokolli i Irlandës së Veriut. Johnson theksoi tani, se kjo nuk është zgjidhur.

Ky protokoll është pjesë e marrëveshjes Brexit të nënshkruar nga Londra dhe Brukseli. Përmes tij garantohet, që kufiri mes Irlandës që i përket BE-së dhe Irlandës së Veriut, që është pjesë e Mbretërisë së Bashkuar, mbetet i hapur. Londra do ta shqyrtojë nga e para këtë protokoll. Brukseli e refuzon këtë dhe insiston për zbatimin e marrëveshjes.

Britania e Madhe është për kancelarin Scholz stacioni i gjashtë i vizitave zyratre jashtë një vendi të Bashkimit Europian qëkurse ka marrë detyrën përpara katër muajve. Më parë ai ka qenë në SHBA, në Ukrainë, në Rusi, në Izrael dhe në Turqi.

Marrë nga Dw. 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota boris johnson lufta ukraine-rusi olaf scholz boris johnson lufta ukraine-rusi olaf scholz

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj