LIVE UPDATES
Bota

Scholz mban fjalimin e parë: Përgatituni për shndërrimin më të madh në këto 100 vjet

15 Dhjetor 2021, 15:29 Nga DOSJA
Scholz mban fjalimin e parë: Përgatituni për shndërrimin

GJERMANI Në deklaratën e tij të parë qeveritare, kancelari gjerman Olaf Scholz njoftoi shndërrimin më të madh të ekonomisë dhe të prodhimit në 100 vjet. Në të njëjtën kohë, ai foli me besim për kapërcimin e krizës së koronës.

 “Pas nesh ndodhen 250 vjet, në të cilat prosperiteti ynë u bazua në djegien e qymyrit, naftës dhe gazit. Tani kemi rreth 23 vjet para nesh për të braktisur lëndët djegëse fosile dhe do t’i braktisim ato,” tha kancelari Olaf Scholz gjatë deklaratës së tij të parë qeveritare në Bundestag. Gjermania duhet të arrijë neutralitetin klimatik deri në vitin 2045. Qeveria është e përkushtuar të respektojë marrëveshjen e Parisit për klimën dhe do të kontribuojë në suksesin e saj. “Prandaj ne kemi përpara transformimin më të madh të industrisë dhe ekonomisë sonë, të paktën të 100 viteve (të fundit)“, tha ai.

Scholz-i shprehu besim, për kalimin e suksesshëm të furnizimit me energji në alternativa më miqësore me klimën. Për këtë, Gjermania duhet të paktën të dyfishojë prodhimin e energjisë elektrike të rinovueshme deri në vitin 2030. Deri atëherë, 80% e nevojave për energji elektrike duhet të mbulohen nga burime të ripërtëritshme. Kjo është një detyrë gjigante. “Por jam shumë i bindur se do ta arrijmë”, tha politikani i SPD-së. Mirëqënia e vendit varet nga aftësia për të ndërtuar infrastrukturën e nevojshme në epokën e neutralitetit klimatik. Kjo është veçanërisht e dukshme në fushën e furnizimit me energji, tha Scholz.

Scholz-i premton një qeveri progresi

Qeveria e tij është qeveri e progresit social, shoqëror dhe kulturor, tha kancelari i ri, por theksoi mbi të gjitha përparimin teknik. Vetëm me të Gjermania do të jetë në gjendje të arrijë neutralitetin klimatik dhe të mbetet konkurruese në konkurrencën globale. Qeveria e re federale do të nisë me vendosmëri rrugën e përtëritjes dhe transformimit në të gjitha nivelet, tha Scholz.

“Forca e përparimit” manifestohet pikërisht në pandemi, shtoi kreu i qeverisë. Vaksina kundër koronas e zhvilluar në Gjermani u ka shpëtuar jetën miliona njerëzve në mbarë botën. Vaksina e firmës Biontech është kështu “prova më e mirë se përparimi inteligjent, inovacioni inteligjent dhe modernizimi inteligjent e bëjnë botën një vend më të mirë”, tha ai.

Nuk ka vija të kuqe në luftën kundër pandemisë

Lidhur me pandeminë e koronas, Scholzi ripohoi objektivin për të injektuar 30 milionë doza vaksinash deri në fund të vitit, si vaksinim të parë, të dytë ose përforcues. Që nga 18 nëntori, tashmë janë injektuar 19 milionë doza. Tani ka rëndësi që të bëjmë pjesën tjetër në ditët që kanë mbetur. Kjo është mënyra e vetme që Gjermania të lërë pas valën e koronas, tha Scholzi.

“Qeveria federale nuk do të pushojë për asnjë moment dhe ne do të aktivizojmë të gjitha levat e mundshme derisa të rifitojmë jetën tonë të mëparshme dhe të gjitha liritë tona”, vazhdoi kancelari. Për këtë kabineti i tij do të marrë të gjitha masat e nevojshme. “Ne do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme, nuk ka asnjë vijë të kuqe për qeverinë federale”, tha ai.

Rezistencë kundër një pakice ekstremiste

Politikani socialdemokrat në të njëjtën kohë i siguroi qytetarët për mundësinë e kapërcimit të krizës së koronas: “Po gjërat do të përmirësohen, po, ne do ta zhvillojmë luftën kundër kësaj pandemie me vendosmërinë maksimale dhe po, do ta fitojmë këtë betejë. “. Megjithatë, nuk ka kohë për të humbur, shtoi ai. Scholz pranoi se ndonjëherë ishte e vështirë të mos të të braktisë guximi në këto “ditë të errëta”. Askush nuk ndihet shumë mirë këto ditë, madje as ai. “Unë e di se mbajtja e distancës dhe të qenit i lumtur nuk përshtaten mirë me njëra-tjetrën.”

Në këtë kuadër, kancelari shqiptoi kritika të ashpra për mohuesit e koronës. Sipas tij, në Gjermani ekziston një pakicë e vogël, ekstremiste dhe e shfrenuar, e cila në pandemi i ka kthyer shpinën jo vetëm shkencës, racionalitetit dhe arsyes, por edhe shtetit, shoqërisë, demokracisë dhe komunitetit. Scholzi njoftoi se ai do t’i kundërshtonte me vendosmëri tendencat e radikalizimit në shoqëri.

“Ne nuk do të lejojmë një pakicë të vogël ekstremistësh të shfrenuar që të përpiqen t’i imponojnë vullnetin e tyre gjithë shoqërisë tonë,” tha ai qartë. Ne do ta kundërshtojmë këtë “minoritet tepër të vogël” me të gjitha mjetet e shtetit ligjor demokratik. “Demokracia jonë është një demokraci që mbron veten”.

Në të njëjtën kohë, Scholzi bëri thirrje për një kohezion më të madh social. “Një nga pikat e forta të vendit tonë dhe një nga pikat kryesore

Një nga pikat e forta të vendit tonë dhe një nga kushtet kryesore për suksesin tonë ekonomik ka qenë gjithmonë kohezioni ynë social”, tha ai. Por ky solidaritet social është i kërcënuar. Kjo është arsyeja pse “respekti, njohja dhe konsiderata e tjetrit” duhet të mbizotërojë përsëri.

Kundër racizmit dhe seksizmit, për një migrim të udhëhequr nga arsyeja

Scholz-i u premtoi njerëzve me origjinë të huaj që jetojnë në Gjermani pjesëmarrje më të madhe në shoqëri. “Po flasim për gati një të katërtën e popullsisë sonë këtu”. Republika Federale është një vend imigrimi, por duhet të bëhet një vend edhe më i mirë integrimi, shtoi ai. Problemet e kohës sonë mund të kapërcehen vetëm nëse “nuk e humbim kohezionin social në rrugë e sipër”, theksoi kancelari.

Çdo politikë respekti nënkupton kundërshtimin sistematik të racizmit, seksizmit dhe çdo diskriminimi tjetër.

Për Scholz-in, lehtësimi për të marrë shtetësinë gjermane është gjithashtu pjesë e kësaj politike. Shtetësia e shumëfishtë duhet të jetë e mundur, si dhe marrja e shtetësisë pas pesë vjetësh. “Ne do të ndjekim një politikë migrimi të udhëhequr nga arsyeja, e cila inkurajon migrimin legal dhe redukton migrimin e parregullt.” Kjo nënkupton procedura të shpejta të azilit dhe perspektiva të mira për njerëzit që janë të integruar mirë këtu, por edhe kthime të konsiderueshme në vendet e origjinës, veçanërisht për kriminelët dhe njerëzit e rrezikshëm, shpjegoi socialdemokrati.

Kreu i grupit parlamentar unionist kritikon deklaratën e qeverisë

Përfaqësuesi i opozitës, Ralph Brinkhaus kritikoi përmbajtjen dhe stilin e deklaratës së qeverisë. “Unë nuk pres që një kancelar Federal, gjatë deklaratës së tij të parë të qeverisë, të bëjë një prezantim fragmentar të kontratës së koalicionit, por pres që ai të tregojë linjat kryesore,” tha kryetari i grupit CDU/CSU parlamentare. “Përparimi dhe e ardhmja kanë nevojë për entuziazëm. Nuk e kam parë atë entuziazëm në 90 minutat e fundit,” tha Brinkhaus.

Politikani i CDU-së ofroi mbështetjen e grupit të tij parlamentar në përballimin e pandemisë – edhe pse këto janë masa jopopullore. Por Brinkhausi theksoi gjithashtu se respekti dhe gatishmëria për të bashkëpunuar “nuk është një rrugë njëkahëshe”. “Një demokraci ka nevojë për opozitë të fortë në nivel të barabartë,” tha ai. Brinkhaus më tej përforcoi se “nuk do të kishte koalicion në opozitë”. “Për arsye të ndryshme nuk do të bashkëpunojmë me Të Majtën dhe me AfD-në”, tha ai.

Marrë nga DW

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota gjermania kancelari gjerman olaf scholz olaf scholz gjermania kancelari gjerman olaf scholz olaf scholz

Sondazh

Poll

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën