E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
MBRETËRIA E BASHKUAR- Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar do një Ballkan Perëndimor të sigurt, me institucione të forta, demokratike dhe me sundim të fortë të ligjit, tha i dërguari i posaçëm britanik për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach.
Në një video-mesazh për qytetarët e Bosnje dhe Hercegovinës, me rastin e vizitës së tij në këtë vend, Peach tha se kryeministri britanik, Boris Johnson, i ka kërkuar ta marrë postin, për të mbështetur përpjekjet e Britanisë në të gjithë rajonin. Ai tha se dëshiron të ofrojë mbështetje për zgjidhjet politike, si dhe t’i promovojë integrimet euroatlantike.
“Gjatë vizitës sime në Bosnje do të takohem me politikanë të rangut të lartë, agjenci për zbatimin e ligjit, parlamentarë dhe, çfarë është e rëndësishme, me akterë të rinj të shoqërisë civile, që punojnë për të promovuar paqen dhe pajtimin. I gëzohem bashkëpunimit të ngushtë me të gjithë partnerët, përfshirë edhe përfaqësuesin e lartë [ndërkombëtar] dhe aleatët tanë ndërkombëtarë, si dhe ofrimit të mbështetjes për ata që angazhohen në përparimin e këtij vendi. Sot jam në Sarajevë në kuadër të vizitës sime të parë si i dërguar i posaçëm”, -tha ai në video-mesazhin e publikuar në llogarinë e tij në Twitter.
Peach u emërua në postin e të dërguarit të posaçëm të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor në fillim të dhjetorit. Në deklaratën pas emërimit të tij, Qeveria britanike tha se Peach do të mbështesë punën e përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar në Bosnje, Christian Schmidt.
Sa i përket Kosovës dhe Serbisë, ai do të bashkëpunojë me partnerët e Britanisë, në mbështetjen e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Këtë vit, edhe Shtetet e Bashkuara kanë emëruar të dërguar të ri të posaçëm për Ballkanin Perëndimor.
Gabrial Escobar e ka zëvendësuar Matthew Palmerin nga muaji shtator. Aktualisht, Palmer është i dërguar i posaçëm i SHBA-së për reformën zgjedhore në Bosnje e Hercegovinë. Bashkimi Evropian ka të dërguar për këtë rajon diplomatin Mirosllav Lajçak.
Marrë nga: REL
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
KOSOVË- Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar ditën e sotme pas njoftimit të ndërmarrjes publike “Termokos” se do ndërprisnin furnizimin me n...
KOSOVË – Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka reaguar ditën e sotme lidhur me njoftimin e ndërmarrjes publike “Termokos” se do ndërprisnin furniz...
KOSOVË – Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku reagoi ditën e sotme lidhur me njoftimin e ndërmarrjes publike “Termokos” se do ndërp...
SELANIK – Një përleshje e dhunshme fizike ka ndodhur paraditen e sotme pranë godinës së Gjykatës së Selanikut, që është ndalur vetëm me ndërhyrjen e polic...
KOSOVË- Në takimin zyrtar mes Vjosa Osmanit dhe presidentit të Maqedonisë së Veriut është diskutuar dhe çështja e “Open-Ballkan”. Pendar...
KOSOVË- Gjykimi për ish-deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi dhe tre ish-deputetëve tjerë, Enver Hoti, Shqipe Pantina, Teuta Haxhiu dhe ish-kry...
KOSOVË- Drejtorit për Zyrën e Kosovës në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviçit i është ndaluar hyrja në Kosovë për të gjashtën herë. Petkoviç ...
KOSOVË- Gjatë vizitës së tij në Kosovë, presidentin i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka zhvilluar një takim me presidenten Vjosa Osmani. Pas mbyll...
KOSOVË- Kryeparlamentari, Glauk Konjufca ka pritur në takim Presidentin e Maqedonisë Veriore, Stevo Pendarovski. Fillimisht Pendarovski u prit me ceremoni ...
BULLGARI – Eurodeputeti bullgar në Parlamentin Evropian, Angel Xhambaski ka deklaruar se Maqedonia e Veriut është shteti i dytë bullgar në Ballkan.Ai tha ...