"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
‘S’duam luks, por shtëpi’/ Krizë për shtëpi me qira edhe në Laç, banorët: Çmimet janë rritur, bonusi s’del
6 Janar 2020, 16:57Nga DOSJA
LAÇ- Gjysma e pallateve në qytet janë dëmtuar nga tërmeti i 26-nëntorit dhe sigurimi i një banese me qira tashmë është kthyer në një mision të vështirë për banorët. Pas paralajmërimit për daljen nga hotelet ku dhe ishin strehuar pas tërmetit, qindra banorë të ngelur pa shtëpi po rendin në kërkim të banesave me qira, por që sipas tyre nuk kanë mundur të gjejnë, çmimit të lartë. Ata shprehen se çmimi i qirave është trefishuar në zonën e Kurbinit që pas rënies së tërmetit.
“Nuk e dimë se ku do shkojmë, shtëpi me qira nuk kemi gjetur. Bonus qiraje na kanë thënë për të dërguar letrat, i kemi çuar letrat, tani të shohim. Ne nuk po gjejmë shtëpi me qira, shtëpitë janë shtrenjtuar i kanë rritur çmimet. Nëse ka qenë 10 mijë lekë është bërë 150 mijë lekë ose 200 mijë lekë të vjetra. Dhe ata që kanë qenë me qira i kanë nxjerrë për t’i dhënë më shtrenjtë. Nuk kam lënë vend pa kërkuar për shtëpi me qira, nuk duam luks vetëm shtëpi”, tha një banore, për Report Tv.Jemi munduar për të gjetur shtëpi, nga nuk i kemi rënë por nuk kemi gjetur kërkund. Nuk e di çfarë të bëjmë. Është i gjithë Kurbini që janë dëmtuar banesat, ku t’i gjejmë banesat”, – tha një tjetër banor.
Situata pas tërmetit në qarkun e Lezhës është e rënduar. 3983 banesa janë të dëmtuar në 126 pallate. 70 % e dëmeve janë në Bashkinë e Kurbinit, ndërkohë që qeveria iu ka bërë thirrje banorëve që të lirojnë hotelet dhe të marrin bonusin e qirasë. E ky i fundit, sipas tyre, është i pamjaftueshëm për të mbuluar koston e banesës.
(a.k:E.K/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
GJERMANI- Gjermania ka nevojë për të paktën 260,000 punëtorë të rinj emigrantë çdo vit për të përmbushur nevojat e saj. Vendi që po na merr infermierët, ...
DURRËS– Besimtarët ortodoksë kremtuan sot në Durrës festën që simbolizon ditën e shenjtë të “Ujit të Bekuar”. Pas meshës së Liturgjisë Hyjnore dhe shërbesë...
SHBA– Një javë më parë u prezantua projekti Nivica, në konferencën e Institutit të Arkeologjisë Amerikane. Ky Institucion shkencor më i vjetri ne Ameriken e Ver...
TIRANË– Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur që të mos e pranojë kërkesën e Prokurorisë së Posaçme Anti Korrpsio...
TIRANË– Makina e analistit Fatos Lubonja është sulmùar sërish. Sipas News 24, makina e analistit të njohur ka qenë e parkuar pranë banesës së tij dhe është...
TIRANË– Gazetari Elton Qyno, burimi kryesor i përgjimeve të grupit të prostitucionit ku ishte i përfshirë edhe Hermes Nikaj, premton të tjera publikime. I ...
Korçë– Dogana greke në pikën Kufitare të Kapshticës ka njoftuar se që prej ditës së sotme lejohet kalimi i mjeteve me tonazh të rëndë, në aksin Kapshticë...
Aktualitet 6 Janar 2020, 13:04
TIRANË– Gazetari Elton Qyno ka folur së fundmi rreth vrásjes së 47-vjeçarit Guxim Gjyriqit, djalit të tézes së Fatmir Haklajt. I ftuar në studion e ...
Tiranë- Shëndetësia është një nga sektorët për të cilën mund të themi se qeveria ka dështuar. Skandalet në këtë fushë janë të përditshme, duke filluar nga konce...