LIVE UPDATES
Aktualitet

Sekseri kërkon 2000 Euro për legalizimin e hotelit: Më duhen lekët urgjent!

10 Maj 2022, 20:41 Nga DOSJA
Sekseri kërkon 2000 Euro për legalizimin e hotelit: Më duhen

SARANDË- Denoncimi i mbrëmjes së sotme çoi emisionin “Stop” në qytetin e Sarandës. Qytetari i cili prej më shumë se 25 vjetësh jeton në Angli denoncon korrupsionin në Kadastrën Sarandë, i cili kalon në disa rrjete sekserësh, zyrtarë dhe jo të tillë.

Për legalizimin e hotelit fillimisht në 2018 nëpërmjet një sekseri Jorgo Kreku i morri 2000 Euro ku e lidhi asokohe me drejtorin e Legalizimeve, Laert Pasha, i cili i premtoi që do i nxirrte legalizimin e hotelit, por nuk e bëri duke e zvarritur për 3 vite.

“Si fillim më kërkoi 16 mijë Euro ryshfet. Lamë pazarin përfundimisht tek gjysma, tek 8 mijë Euro. Pagova 2 mijë Euro si paradhënie. Ia dhashë Jorgos se më tha që do marrin të tërë me radhë ata që do të bëjnë punën dhe pjesën tjetër kur të mbarojnë legalizimet. Duke nxjerrë justifikime se Aluizni u bashkua me Kadastrën dhe e kam pyetur çfarë është bërë me dokumentet e mia, gjithmonë më nxirrte nga një sebep më thoshte që kur të bashkohen Hipoteka me Aluiznin bashkë. Në 2019 ndodhi që ra dhe tërmeti dhe ishin pasojat e tërmetit. Hapte ca historia pa lidhje fare dhe nuk ma bënë legalizimin”, tha denoncuesi.

Ai shtoi se Jorgo Kreku i kishte thënë që paratë nuk mund të kthehen më.

Sekseri, Jorgo Kreku: Jo more nuk ashtu, ato janë vetëm që të, ato janë vetëm që të ikë nga legalizimi ti.

Denoncuesi: Ç’lidhje ka?

Sekseri, Jorgo Kreku: Dëgjo, dëgjo, të kam thënë një fjalë në fillim edhe burrë qëndro burrë.

Denoncuesi: Po!

Sekseri, Jorgo Kreku: Të kam thënë me legalizimin do mbarosh punë me këto që jep, me Hipotekën s’ka lidhje legalizimi fare, fare, fare, fare.

Më pas nëpërmjet hotelit të tij, u njoh me një çift nga Tirana, të cilët i premtuan se do t’ia legalizonin hotelin, me anë të njohjeve që kishin nga puna në administratën e shtetit.

Shoferi Hamza Tola, i premtoi se me 2000 Euro do t’i nxirrte legalizimin pasi njihte drejtuesin e Kadastrës Sarandë. Pasi pagoi shifrën e kërkuar, hoteli u legalizua brenda tre javëve.

“U miqësuam. U prezantua vetë që punon në Ministrinë e Drejtësisë dhe duke bërë muhabet e sipër më pyeti për tokat se e di që keni probleme me Kadastrat më tha. Më tha po ke ndonjë problem me dokumentacionin më thuaj mua sepse kam shumë influencë në Sarandë, njoh dhe drejtorin.

Më mbrapa m’u shpreh që ka ca shpenzime të vogla. Një kafe e duan tha. Ok i thashë. MË kërkoi, më tha që bëjnë 3 mijë Euro, i thashë po të jap 2 mijë tani se nuk kam punuar akoma siç duhet. Ia dhashë dhe besova shumë tek ai për vetë faktin se ajo punë e procedurave të legalizimit që nuk u krye për një periudhë gati 3-vjeçare, mbaroi punë për 2 javë. Shkova bëra pagesat”.

Por sekseri kërkoi 2500 Euro sepse shefi i tij në Ministrinë e Drejtësisë kishte dalë tek “Stopi” dhe leket i duheshin urgjent!

“Filluan më kërkoni Lekë prapë. I njëjti person. Mos gabohem ka qenë një ditë më prapa pas një emisioni investigativ që nxorrëm tek Stopi, flitej për një çështje korruptive, për një transferim burgjesh nga Italia në Shqipëri dhe më thotë që më duhen patjetër 1 mijë Euro. Ja thashë, kanë nxjerrë shefin mbrëmë tek Stopi. Unë ia dërgova faktikisht. Dërgoi në emër të atij më dha emër mbiemër Ervis Gjuzi. Më kërkoi 1 mijë Euro dhe për shkak të limitit se nuk mund të dërgoja, të nesërmen dërgova po nëpërmjet të njëjtit person, Ervis Gjuzi, i dërgova dhe numrin e referencës dhe konfirmoi marrjen e parave”.

Gruaja e Hamza Toles pranon faktin e ryshfetit madje tregon dhe lidhjet, por duke thënë se tani nuk munden më ta ndihmojnë dhe duhet të gjejë sekserë të rinj për të nxjerrë Hipotekën.

Qytetari: Ai ka mbajtur llafin, siç më tha, do të prish, më rregulloi.

Zonja: Të lutem! Sa ju detyrohem?

Qytetari: Të thashë! Për legalizimet, i jam mirënjohës.

Zonja: Po çfarë, po ça është ai ore, njihte tjetër ministër!

Qytetari: Mirë, mirë, mirë!

Zonja: Dëgjo! Ishte tjetër ministër zotëri. Ishte tjetër ministër. Kishte kredi, njifte Bonën, njifte Erin. U ndërrua ministri, ndërroi stafi, nuk ka më mundësi, mor zotëri. Kur s’ka mundësi për të rregulluar, për të prishur, nuk ka e nuk ka. Po Hamza Tola nuk është as ministri, as zëvëndësi, as sekretari, asnji gjë.

Qytetari: Mirë mo, ai ka në dorë, ka tjetër.

Zonja –Kishte kredi, të ndihmoi. Kishte mundësi, të ndihmoi

Qytetari: Ai tha, do merrej me tjetrën.

Zonja: Kishte mundësi. Po normal dhe unë thashë shumë gjëra.

Qytetari: Unë të thashë, unë jam mirënjohës.

Zonja: Ndiqe, siç ndoqe të parën!

Qytetari: Më rregulloi punë.

Zonja: Siç ndoqe të parën ndiq të dytën

Qytetari: Tani, të lutem! Kisha 3 vjet. Të lutem më lër të mbaroj!

Zonja: E di shumë mirë, kishe 3 vjet. Zaja ta rregulloi, iku u ndërrua ajo. (Ministrja) Nuk është më ai staf, që ishte. Ça do? Ça do bëjë ai?

Qytetari: Unë kam qenë në rregull.

Zonja: Po shumë mirë! Vazhdo, po ke qenë në rregull!

Qytetari: I jam përgjigjur çdo njeriu.

Zonja: Zotëri! Bëj ankimim!

Marrë nga Tv Klan

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

aktualitet aktualitet hamza tola jorgo kreku laert pasha hamza tola jorgo kreku laert pasha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj