LIVE UPDATES
Aktualitet

Pedagogia: Do të kap prej fyti! Studentja nga “sulmi i panikut” përfundon në spital

10 Maj 2022, 19:09 Nga DOSJA
Pedagogia: Do të kap prej fyti! Studentja nga “sulmi i panikut”

TETOVË- E gjitha ndodh vetëm për një reagim në facebook dhe profesoresha kërcënon studentin në auditor të universitetit. Kjo situatë ka ndodhur në fakultetin e Arteve në Universitetin Shtetëror të Tetovës, ku është bërë shkak një reagim i një studenti në facebookun e pedagoges që kjo e fundit ta kërcënojë, por jo vetëm kaq, nga situata e krijuar një studente e asaj klase përjeton sulm paniku dhe përfundon në spital.

Studentët e Fakultetit të Arteve në Tetovë i drejtohen emisionit Fiks Fare për të gjetur zgjidhje në problemin që ata i shqetëson. Me një letër ankesë që mbërrin në redaksi, studentët e Tetovës luten që të bëhet publike sjellja pedagoges së tyre Besiana Mehmeti e cila jep lëndën “Histori muzike” në Fakultetin e Arteve në Tetovë. Shpresa e vetme për ta mbetet media ndaj dhe kanë bërë thirrje për vëmëndje ndaj këtij rasti.

Në letrën e tyre shprehet shqetësimi edhe për një studente e cila ka përfunduar në spital si pasojë e një sulmi paniku ardhur nga kërcënimet e pedagoges. Gazetarët e Fiksit kontaktojnë me vetë studenten e dhunuar . Ajo rrëfen se nuk do që të rikujtojë situatën, pasi akoma nuk është mirë nga ana shëndetsore, por konfirmon se çdo gjë e thënë nga moshatarët e saj është e vërtetë. Por çfarë ka ndodhur në të vërtetë? Fillimisht konflikti mes pedagoges dhe një studenti ka nisur për arsye banale ku më pas ka degraduar në dhunë psikologjike nga ana e pedagoges.

Studenti ka reaguar në rrjetin social Facebook me një të ikone qeshjeje në postimin që bëhej për ditëlindjen e bashkëshortit të pedagoges.Pas kësaj vijojnë mesazhet fyese të pedagoges ndaj studentit, ku thuhet se ka dozë të lartë injorance. Por si të mos mjaftonte kjo debati vijon edhe në klasë duke degraduar deri në kërcënime. Pedagogia nxjerr studentin nga auditori, duke i thënë do ta kapte prej fyti. Madje e gjitha kjo është e regjistruar nga studentët dhe kur pedagogia vihet para faktit nga gazetarët e Fiksit ajo shprehet se përgjimet janë të paligjshme, por nuk komenton mbi to.

Gazetarët kontaktojnë me pedagogen, kjo e fundit thotë se përgjimet nuk janë të ligjshme dhe se me studentët do merret shteti. Ndërkohë kur gazetarët e pyesin për sjelljen e saj në auditor , pedagogia thotë “Mirupafshim, nuk kam asgjë për të thënë”. Gazetarët telefonojnë dekanin e fakultetit , Nafi Jashari, i cili thotë se është mbledhur Komisioni i Disiplinës dhe Këshilli i Fakultetit për rastin e pedagoges Besiana Mehmeti.

Në përfundim është vendosur dhe një pedagog tjetër për zhvillimin e të njëjtës lëndë në mënyrë që studentët të zgjedhin se më kë duan të bëjnë mësim. Dekani thotë se aktualisht me pedagogun po marrin mësim 30 studentë, ndërsa me pedagogen Besiana Mehmeti vetëm 10 studentë. Në lidhje me pagesat që bën ky fakultet për dy pedagog që japin të njëjtën lëndë dhe pse duhet të jetë kështu , dekani anashkalon përgjigjen duke u shprehur se me pagesat dhe kontratat e pedagogëve me fakultetin nuk është ai personi që mund të jap përgjigje në lidhje me këtë pjesë.

Marrë nga Top Channel

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

aktualitet aktualitet besiana mehmeti nafi jashari besiana mehmeti nafi jashari

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion