Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Arbërie Nagavci pritet të emërohet ministre e Arsimit në qeverinë e re, raporton Zeri.info.
Në të gjitha nivelet e arsimit në vend rezultatet që paraqiten janë tejet të ulëta si në vlerësim të brendshëm, ashtu edhe në atë ndërkombëtar.
Derisa për sektorin e shëndetësisë ende nuk dihet nëse do të jetë ministër Arben Vitia ose Haxhi Avdyli, i cili sektor po ashtu përballet me probleme si ai i arsimit, të dy partnerët e koalicionit, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, burime të gazetës “Zëri” kanë konfirmuar se tashmë kanë vendosur që në krye të Arsimit të jetë Nagavci.
Për herë të parë në krye të Arsimit në Kosovë do të jetë një grua, me karrierë në arsim e që si profesioniste jep shumë shpresë se arsimi nuk do të jetë siç ka qenë tash e 20 vjet: vend pazaresh për diploma, pozita dhe para të klienteles politike dhe të OJQ-ve të ndryshme, që e kanë sjellë në këtë gjendje shkollën në Kosovë.
Kush është Arbërie Nagavci?
Nagavci ka mbajtur postin e drejtoreshës në Drejtorinë Komunale të Arsimit në Komunën e Prishtinës.
Mësimdhënëse e nivelit të pestë në Agjencinë për Arsim dhe Aftësimin Profesional dhe Arsimin për të Rritur. Më herët ka punuar po ashtu edhe për USAID-in.
Arbërie Nagavci u lind më 29 mars 1970 në Gjakovë. Studimet universitare i përfundoi për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, si dhe atë Juridik në Universitetin e Prishtinës.
Në të njëjtin universitet ka përfunduar edhe studimet Master të Shkencave Juridike Ndërkombëtare. Ajo është e certifikuar si trajnere dhe kryeudhëheqëse në programe të ndryshme brenda dhe jashtë vendit, kryesisht në fushën e edukimit, lidershipit dhe udhëheqjes arsimore, si dhe në të drejtat e njeriut – fëmijës.
Mund të veçohet Programi për Lidership në Washington DC, Programi i Pearsonit për Mësimdhënës të Nivelit 5 të BTEC-së.
Ndërsa ka një përvojë të gjatë në fushën e arsimit dhe të edukimit. Që nga viti 2010 ka qenë e angazhuar si konsulente, trajnere dhe këshilltare për arsim në programe të ndryshme në institucione vendore dhe ndërkombëtare si: USAID, GIZ, Këshilli i Evropës, KulturKontakt Austria, MASHT, KEC etj.
Nga viti 2014 deri më 2017 ajo ka qenë drejtoreshë e Drejtorisë Komunale për Arsim në Prishtinë. Për dy vjet ka qenë edhe mësimdhënëse e nivelit të 5-të për asistent të fëmijëve me nevoja të veçanta arsimore.
Gjatë legjislaturës së VI si deputete e Kuvendit ka qenë anëtare e Komisionit për Arsim, si dhe anëtare e Komisionit për Buxhet dhe Financa.
Në zgjedhjet e 6 tetorit 2019 Nagavci u zgjodh deputete e Kuvendit të Kosovës dhe më 26 dhjetor të po atij viti propozohet dhe votohet për nënkryetare të parë të Kuvendit të Kosovës.
Ajo udhëhoqi delegacionin e Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe delegacionin e Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.
Arbërie Nagavci është bërë pjesë e LVV-së që nga viti 2013 dhe aktualisht është anëtare e Kryesisë.
Një fjalim i Nagavcit për arsimin
E nderuar që në prezantimin e prioriteteve të qeverisë “Kurti” të paraqes synimet tona për arsimin.
Rimëkëmbja e arsimit
Në këtë moment definues për të ardhmen dhe historinë tonë, arsimi është në një gjendje çfarë asnjëri nga ne këtu, por jam e sigurt që edhe asnjë qytetar që ia do të mirën vendit e brengoset për të ardhmen e fëmijëve tanë nuk do ta dëshironte.
Të vetëdijshëm se vetëm me përmirësimin e arsimit ne përmirësojmë secilin sektor tjetër dhe zhvillojmë vendin, për Lëvizjen Vetëvendosje arsimi është kryeprioritet.
Ne shohim të ardhmen tonë si investim në edukim, në shkollat e së nesërmes, ku fëmijët tanë përgatiten për të konkurruar në një botë të dijes, e cila ua hap dyert e mundësive.
Për ne arsimi është mundësi e madhe dhe burim shumë i rëndësishëm për zhvillimin të qëndrueshëm ekonomik e shoqëror të Kosovës.
Brenda kësaj kornize ne planifikojmë 5 zona të domosdoshme të transformimit, edukimin parafillor, tekstet e reja shkollore, shkollimin profesional, sistemin e bursave, arsimin e lartë pa pagesë dhe themelimin e fondit për hulumtime shkencore. Jetësimi i projektit për edukimin parafillor në çdo komunë do të paraprihet nga një hap i rëndësishëm, heqja e pagesës për çerdhen e fëmijëve.
Edukimi i hershëm është jetik, ndaj si pjesa tjetër e shkollimit duhet të jetë i mbuluar nga shteti për çdo fëmijë që shkon në çerdhe.
Kopshtet dhe çerdhet aktuale do të ringjallen dhe rinovohen duke ofruar një ambient të rehatshëm dhe të dashur për fëmijë. Kurrikula për edukimin e hershëm do të jetësohet dhe në fokus do të ketë udhëzimin e edukatoreve për punë kreative dhe inovative me fëmijë. Me tekstet e reja shkollore cilësisht të arrira do të avancojmë arsimin parauniversitar dhe do të fillojmë planifikimin për shkollat digjitale. Botimi i teksteve të reja shkollore do të kthejë librin në pronësi të autorit.
Fundi i monopolit të botimit të teksteve shkollore nënkupton rritjen e cilës së tyre. Edukimi fillor dhe i mesëm në qeverisjen “Kurti” do të ofrojë mundësi të barabarta dhe siguri të plotë për të gjithë fëmijët, ashtu që secili nxënës të arrijë potencialin e tij maksimal brenda fushës së tij të interesit dhe në përputhje me kapacitetin e tij.
Shkollat profesionale të mesme të larta do të ringjallen e modernizohen me pajisjet, kurrikulat, tekstet, profilet dhe veçanërisht me programin e praktikës.
Standardet e shumta të profesionit do të rishikohen për të sjellë një kurrikulë në përputhje me nevojat e tregut për arsimin dhe aftësimin profesional.
Jetësimi i bordeve industriale në shkolla do të mundësojë përfshirjen e vazhdueshme të komunitetit të biznesit në shkollë.
Shkollat profesionale do të bëhet atraktive, sepse do të ofrojnë punësim të menjëhershëm. Shtrirjen e rritjen e tyre do ta planifikojmë sipas strategjisë zhvillimore në përkëmbim me kërkesat e ndërmarrësisë.
Statistikat tregojnë se gratë janë duke shkëlqyer edhe në studime të larta, prandaj koha e paragjykimeve duhet t’i hapë rrugë trajtimit të barabartë e me dinjitet për vajzat, ashtu si edhe për djemtë. Ne do të fuqizojmë e mbështesim vajzat, andaj kemi programuar 1000 bursa studentore për vajzat, me prioritet ato që zgjedhin të studiojnë shkencat teknike e natyrore brenda e jashtë vendit.
Ne qëndrojmë për arsimin e lartë publik pa pagesë. Universitetet do t’i fuqizojmë drejt kërkimit shkencor me Fondin e Hulumtimeve që e themelojmë për herë të parë dedikuar kërkuesve, ligjëruesve, profesorëve e specialistëve mjekësorë.
Në ditën që po vjen, në qeverisjen e LVV-së! Me Albin Kurtin kryeministër arsimi do të trajtohet me dinjitet e do të mbështetet me buxhet.
Do të reformohet arsimi duke mbështetur në vazhdimësi mësimdhënësit. Do të krijohen mundësitë që mësuesit vërtet të inspirojnë një gjeneratë të re të nxënësve, të cilët formojnë republikën tonë.
Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti do të angazhohet për rritjen e cilësisë së edukimit, në mënyrë që secili që merr një diplomë të ketë të sigurt një vend pune e të kontribuojë për të krijuar të ardhmen që e duam, sepse erdhi dita që arsimi të jetë dritë!
Marrë nga Zëri
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHBA-Një djalë katër vjeçar me autizëm, është zbritur nga avioni, pasi nuk kishte vendosur mask. Sipas BBC, linja ajrore ka thënë se nuk mund të bënte pë...
BRUKSEL-Organizata Botërore e Shëndetësisë, ditën e sotme ka deklaruar se duhet të vazhdojë vaksinimi me AstraZeneca.Sipas mediave të huaja, OBSH-ja ka thënë se...
DEÇAN– Ditën e somtme Prokuroria e Deçanit ka rikualifikuar vrasjen e të riut Agonis Tetaj, duke e klasifikuar si “Vrasje nga pakujdesia”. L...
KOSOVË-Donika Gërvalla Schwars, që i është bashkuar Listës “Guxo”, të Vjosa Osmanit, pritet që të propozohet nga Albin Kurti, për të udhëhequr ...
BELGJIKË-Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala, i cili gjatë luftës ishte i njohur me njofkën “Komandant Ujku” është duke qën...
SHBA– Presidenti Joe Biden tha se Presidenti Vladimir Putin do të përballet me pasoja për drejtimin e përpjekjeve për të ndikuar tek zgjedhjet presidencia...
KOSOVË-Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, siç ishte planifikuar, ditën e sotme ka dhënë një intervistë për emisionin e BBC-së, “Hard...
PRISHTINË-Kosova ka shënuar shifra të larta infektimi. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK), gjatë orëve të fundit janë kryer 4,388 t...
KOSOVË-Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Agim Veliu, i cili është dhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, ka marrë pjesë në takimin e sotëm, që është thi...
KOSOVË– Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar liderin e Vetvendosjes, Albin Kurti, përsa u përket bindjeve dhe ideologjisë politike. I ftu...