LIVE UPDATES
Bota

Senatori demokrat Manchin, kundër paketës afro 2 trilionë dollarëshe të Biden

19 Dhjetor 2021, 21:29 Nga DOSJA
Senatori demokrat Manchin, kundër paketës afro 2 trilionë

Senatori amerikan Joe Manchin, një demokrat i moderuar, tek i cili Presidenti Joe Biden kishte varur shpresat për të miratuar një projektligj për investimet e brendshme prej 1.75 trilion dollarësh, tha të dielën se nuk do ta mbështeste paketën.

“Nuk mund të votoj në favor të këtij legjislacioni,”-tha senatori Manchin gjatë një interviste në programin “Fox News Sunday”, duke përmendur shqetësimet për inflacionin. Në një deklaratë të lëshuar pas intervistës në Fox News, zoti Manchin tha se rritja e borxhit të Shteteve të Bashkuara do të “pengonte në mënyrë drastike” aftësinë e vendit për t’iu përgjigjur pandemisë së koronavirusit dhe kërcënimeve gjeopolitike.

“Kolegët e mi demokratë në Uashington janë të vendosur ta transformojnë në mënyrë dramatike shoqërinë tonë në një mënyrë që e lë vendin tonë edhe më të ekspozuar ndaj kërcënimeve me të cilat përballemi,” tha ai në deklaratë.

“Unë nuk mund ta marr përsipër rrezikun që paraqet një borxh marramendës prej më shumë se 29 trilion dollarësh dhe taksat e inflacionit që janë reale dhe të dëmshme për çdo amerikan,”- të thjeshtë, tha ai.

Shtëpia e Bardhë tha se ligjvënësi javën e kaluar kishte ofruar një kornizë për një kompromis mbi legjislacionin dhe kishte “premtuar të vazhdonte bisedimet në ditët në vijim dhe të punonte me ne për të arritur në një emërues të përbashkët.”

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, tha në një deklaratë se nëse komentet e senatorit Manchin “tregojnë fundin e kësaj përpjekjeje, ato përfaqësojnë një ndryshim të papritur dhe të pashpjegueshëm të pozicionit e tij dhe një shkelje të angazhimeve të tij ndaj Presidentit dhe kolegëve të senatorit në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senat.”

Ajo hodhi poshtë pretendimet e zotit Manchin se legjislacioni do të rriste çmimet e mallrave të konsumit në Shtetet e Bashkuara, më të lartat në gati katër dekada, ose se do të rriste borxhin afatgjatë të vendit, që aktualisht është mbi 29 trilion dollarë, sepse shpenzimet e reja do të mbuloheshin përmes rritjes së taksave për korporatat dhe individët e pasur. Komentet e senatorit shkaktuan zemërim të menjëhershëm tek demokratët liberalë dhe tek senatori Bernie Sanders, i cili ndihmoi në hartimin e projektligjit dhe bëri thirrje për një votim të tij pavarësisht kundërshtimit të zotit Manchin.

Zoti Sanders tha se Manchin “nuk ka guxim” që t’u dalë kundër interesave të veçanta të biznesit që do të ndikoheshin më shumë nga legjislacioni.

Ai tha në emisionin “State of the Union” të CNN-it se dëshiron që Senati të votojë për masën gjithsesi, edhe nëse ajo shkon drejt humbjes, për ta detyruar zotin Manchin të japë llogari publike për votën e tij.

“Atij do t’i duhet të japë shumë shpjegime banorëve të Virxhinias Perëndimore,” tha zoti Sanders.

Senatori Manchin ka qenë një nga pengesat kryesore për planin e Shtëpisë së Bardhë që synon të forcojë rrjetin e sigurisë sociale dhe të luftojë ndryshimet klimatike dhe është pjesa qendrore e programit legjislativ të zotit Biden. Mbështetja e zotit Manchin është jetike në kushtet kur demokratët kanë epërsi fare të ngushtë në Senat dhe republikanët janë të bashkuar në kundërshtimin e tyre ndaj projektligjit.

Demokratët kishin shpresuar ta miratonin projekt-ligjin me 51 vota pro dhe 50 kundër përpara Krishtlindjeve, duke e siguruar shumicën me votën e nënpresidentes Kamala Harris. Dhoma e Përfaqësuesve e ka miratuar një version të projektligjit. Por edhe nëse senatori i Virxhinias Perëndimore do të ishte bindur ta mbështeste projektligjin, Shtëpia e Bardhë do të duhej të bindte senatoren Kyrsten Sinema, një tjetër demokrate e moderuar që nuk është zotuar ta mbështesë atë.

Marrë nga VOA 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota joe manchin joe manchin

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj