LIVE UPDATES
Sport

LAMTUMIRA / Sergio Ramos përlotet: “Real Madridi është familja ime e vërtetë. Një ditë do të kthehem”…

18 Qershor 2021, 03:53 Nga DOSJA
LAMTUMIRA / Sergio Ramos përlotet: “Real Madridi është

SPANJE – Ajo çka ai premtoi ndodhi. Pas 16 vitesh dhe 22 trofesh të fituar, Sergio Ramos, i jep lamtumirën Real Madridit. Ai e bëri këtë përmes një konference të gjatë për shtyp, të hapur nga një video emocionuese, që paraqiste eksperiencën e gjatë me fanellën merengues, së bashku me presidentin Florentino Perez.

“Ka ardhur momenti, një nga më të vështirët e jetës sime. Një nuk isha përgatitur për t’i thënë lamtumirë këtij klubi,- thotë ish-kapiteni tani, ndërsa shpërthen në lot.

Mbërrita këtu kur isha vetëm një fëmijë, në moshën 19 vjeç. Dua t’i them faleminderit në radhë të parë familjes time, që ka qenë gjithmonë me mua, në të mirë ose në të keq, por edhe klubit tim; presidentit për gjithë afeksionin, shokëve të mi të skuadrës, trajnerëve, të gjithë punëtorëve të Real Madridit.

Ky klub është një familje e vërtetë për mua. Është e pashmangshme që të mos emocionohem, jam këtu prej 16 vitesh. Sigurisht, gjithashtu falënderoj tifozët, gjithmonë do t’i mbaj në zemrën time. Do të doja t’i përshëndesja në “Bernabeu”.

Këto 22 tituj ishin rezultat i sakrificave të mëdha dhe profesionalizmit. Një udhëtim unik në jetën time mbaron, asgjë nuk do të jetë si kjo që përjetova te Real Madridi.

Tani do të përballem me një sfidë të re, me vullnetin për të demonstruar përsëri cilësitë e mia dhe për të shtuar tituj në palmaresin personal. Kjo është vetëm një lamtumirë, sepse herët a vonë do të kthehem”.

Nga ana e tij, presidenti “los blancos” Florentino Perez, u shpreh: “Sergio Ramos, ti je një legjendë e Real Madridit. Kjo ceremoni është plot ndjenja dhe emocione, për të gjithë tifozët e Realit, si dhe për mua. Sot nuk është një ditë e lehtë, me Sergio kemi jetuar shumë vite.

Unë kurrë nuk do ta harroj 8 shtatorin 2005, në të cilin Ramos u paraqit si lojtar i ri i Real Madridit. Ishte nënshkrimi im i parë spanjoll, në fund të një negocimi që nuk qe aspak i lehtë.

Ne tashmë e dinim se Sergio do të bënte histori këtu, jam jashtëzakonisht krenar për gjithçka ka arritur me këtë fanellë. Sergio Ramos, ju jeni një legjendë e Real Madridit. Ju keni fituar respektin dhe admirimin e të gjithë atyre që e duan futbollin.

Faleminderit për gjithçka na keni dhënë, e keni mbrojtur Real Madridin në fushë, duke i dhënë shpirtin tuaj në çdo ndeshje. Kudo që të shkoni, ju do të jeni gjithmonë njeriu i “La Décima”.

Ju keni fituar 22 tituj dhe, së bashku me Marcelo, jeni madridasi me më shumë trofe në historinë tonë, i tejkaluar vetëm nga Gento. Ju gjithmonë do të jeni një nga kapitenët tanë të mëdhenj. Ne ju falënderojmë për gjithçka keni bërë te Real Madridi.

Ju keni qenë një person shumë i veçantë për mua. Unë dua që të jeni të lumtur dhe ta dini se kjo do të jetë gjithmonë shtëpia juaj. Ju do të jeni një nga ambasadorët e mëdhenj të Realit”.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport presidenti florentino perez real madridi sergio ramos presidenti florentino perez real madridi sergio ramos

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit