LIVE UPDATES
Bota

SHBA autorizon 800 milionë dollarë ndihma ushtarake shtesë për Ukrainën

13 Prill 2022, 20:50 Nga DOSJA
SHBA autorizon 800 milionë dollarë ndihma ushtarake shtesë

SHBA- Shtetet e Bashkuara njoftuan autorizimin e 800 milionë dollarëve ndihmë shtesë për sigurinë e Ukrainës, ndërsa udhëheqësi Volodymyr Zelenskyy bëri thirrje për më shumë ndihmë për të mposhtur forcat ruse.

“Kjo paketë e re ndihme do të përmbajë shumë nga sistemet mjaft efektive të armëve që kemi ofruar tashmë dhe aftësi të reja të përshtatura për sulmin më të gjerë që presim që Rusia të ndërmarrë në Ukrainën lindore”, thuhet në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë pasi presidenti Biden telefonoi presidentin Yelenskyy për ta infromuar për ndihmën.

Një zyrtar i lartë amerikan i mbrojtjes tha se forcat ukrainase kanë marrë “një sasi të konsiderueshme” të 100 të ashtuquajturve dronëve asgjesues, të pajisur me koka mbushëse për të goditur tanket, e që janë premtuar si pjesë e një pakete të mëparshme ndihme për sigurinë prej 300 milionë dollarësh.

Dronët e mbetur pritet të mbërrijnë në Ukrainë javën e ardhshme, ashtu si edhe raketat shtesë antitank Javelin.

Presidenti amerikan Joe Biden dhe kryeministri britanik Boris Johnson “pohuan angazhimin e tyre për të vazhduar sigurimin dhe ndihmën humanitare për Ukrainën përballë mizorive të vazhdueshme nga Rusia”, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë të martën.

Presidenti Biden gjithashtu përshkallëzoi retorikën kundër Rusisë, duke akuzuar presidentin Vladimir Putin për organizimin e një “gjenocidi” në Ukrainë.

“Buxheti i familjeve tuaja, aftësia juaj për të mbushur serbatorin e makinave, nuk duhet të varet nga fakti nëse një diktator shpall luftë dhe kryen gjenocid në anën tjetër të botës,” tha zoti Biden gjatë një vizite në shtetin amerikan të Ajovës për të promovuar një program për të ndihmuar në uljen e çmimeve të benzinës.

Presidenti amerikan më vonë mbrojti vendimin e tij për të etiketuar veprimet e Rusisë si gjenocid ndërsa foli me gazetarët përpara se të hipte në avionin Air Force One.

“E quajta gjenocid sepse është bërë gjithnjë e më e qartë se Putini thjesht po përpiqet të fshijë idenë e të qenurit në gjendje të jetë ukrainas dhe provat po shtohen”, tha Biden.

“Ne do t’i lëmë avokatët të vendosin ndërkombëtarisht nëse kualifikohet si e tillë, por sigurisht që mua kështu më duket,” shtoi ai.

Presidenti Biden e ka kritikuar vazhdimisht Putinin, duke e quajtur publikisht një “kriminel lufte” dhe duke kërkuar që ai të dalë në gjyq pasi u zbuluan prova të mizorive në Buça, në periferi të kryeqytetit ukrainas.

“T’i quash gjërat me emrat që kanë është thelbësore për t’i bërë ballë të keqes,” shkruante presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy në Twitter të martën vonë. “Ne jemi mirënjohës për ndihmën e ofruar nga SHBA-ja deri më tani dhe kemi nevojë urgjente për më shumë armë të rënda për të parandaluar mizoritë e mëtejshme ruse.”

Pentagoni po zhvillon një takim të klasifikuar të mërkurën me krerët e kontraktorëve më të mëdhenj të mbrojtjes amerikane për të diskutuar plotësimin e nevojave të Ukrainës për armë. Zëvendës Sekretarja e Mbrojtjes Kathleen Hicks u tha gazetarëve se do të marrë pjesë në bisedime.

Në Kiev, zoti Zelenskyy priti presidentin polak Andrzej Duda, presidentin lituanez Gitanas Nauseda, presidentin letonez Egils Levits dhe presidentin estonez Alar Karis.

“Vendet tona po tregojnë mbështetje për Ukrainën dhe për Presidentin Zelenskiy” shkroi në Twitter të mërkurën Jakub Kumoch, një këshilltar i zotit Duda.

Për javë të tëra, zyrtarët perëndimorë dhe ukrainas kanë thënë se ka prova në rritje për ato që ata i quajnë mizori sistematike dhe krime lufte që po kryhen nga forcat ruse që tërhiqen nga pjesë të Ukrainës veriore.

Akuzat për armë kimike

Komentet e Putinit për luftën, të parat në pothuajse një javë, pasojnë akuzat e reja për krime lufte, duke përfshirë akuzat se forcat ruse që u përpoqën të pushtonin qytetin e rrethuar jugor të Mariupolit, kryen një sulm me armë kimike.

Zyrtarët rusë i kanë mohuar vazhdimisht akuzat dhe kanë akuzuar Shtetet e Bashkuara dhe Ukrainën se po përgatiten të përdorin armë kimike dhe biologjike.

Zyrtarët amerikanë thanë të martën se po i marrin seriozisht akuzat e fundit kundër Rusisë, por paralajmëruan se konfirmimi i një sulmi me armë kimike mund të marrë kohë.

“Ne nuk mund të konfirmojmë përdorimin e agjentëve kimikë në këtë moment”, u tha gazetarëve një zyrtar i lartë amerikan i mbrojtjes, duke folur në kushte anonimiteti. “Ne ende jemi duke e analizuar këtë.”

“Këto janë gjëra të vështira për t’u vërtetuar, edhe kur je më pranë vendit të ngjarjes. Ne nuk ndodhemi atje”, shtoi zyrtari. “Duam të jemi shumë të kujdesshëm për këtë çështje përpara se të bëjmë një deklaratë”.

Duke e komplikuar më tej situatën, zyrtarët amerikanë paralajmëruan se disa burime të inteligjencës sugjerojnë se Rusia mund të përpiqet të maskojë një sulm me armë kimike duke përzier agjentë kimikë të ndaluar me substanca të tjera.

“Ne kemi informacion të besueshëm se forcat ruse mund të përdorin një sërë agjentësh (kimikë) për kontrollin e trazirave, duke përfshirë gaz lotsjellës, të përzier me agjentë kimikë”, tha të martën Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Beteja për kontrollin e Mariupolit

Trupat ruse dhe ukrainase janë përfshirë në një betejë të ashpër për kontrollin e qytetit të Mariupolit.

Zyrtarët ukrainas vlerësojnë se rreth 22,000 njerëz janë vrarë në Mariupol si rezultat i sulmeve ajrore dhe bombardimeve nga forcat ruse që kanë rrafshuar pjesën më të madhe të qytetit.

Pavarësisht postimeve në mediat sociale nga disa forca të mbështetura nga Ukraina, ku thuhet se vendit po i mbarojnë armët, zyrtarët amerikanë thanë të martën se Rusia nuk ka arritur ende të marrë kontrollin e qytetit.

“Mariupoli është ende i kontestuar dhe ukrainasit janë ende duke luftuar për mbrojtjen e tij”, u tha gazetarëve të martën zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby. “Ata nuk kanë janë dorëzuar, dhe ne besojmë se ata do vazhdojnë luftën për mbrojtjen e këtij qyteti.”

Zyrtarët ushtarakë perëndimorë kanë paralajmëruar se forcat ruse kanë shënjestruar gjithnjë e më shumë Mariupolin me sulme ajrore dhe raketore, si pjesë e përpjekjeve të tyre për të zgjeruar kontrollin në Ukrainën lindore.

“Është e qartë se rusët duan Mariupolin për shkak të vendndodhjes së tij strategjike”, tha zoti Kirby. “Kjo do t’u siguronte atyre një rrugë tokësore të pandërprerë midis Donbasit dhe Krimesë.”

Ushtria amerikane dhe ajo britanike kanë paralajmëruar se presin një intensifikim të luftimeve në Donbas në ditët dhe javët në vijim, ndërsa forcat ruse tërhiqen nga kryeqyteti ukrainas i Kievit dhe zona të tjera veriore, duke u rifurnizuar në Bjellorusi dhe Rusi para nisjes drejt pjesës lindore të Ukrainës.

Pavarësisht sulmit, forcat ukrainase duket se i kanë shkaktuar humbje serioze ushtrisë ruse. Sipas vlerësimeve të bëra nga Shtetet e Bashkuara, Rusia ka humbur rreth 20% të fuqisë luftarake që kishte në dispozicion për luftën kundër Ukrainës që nga fillimi i sulmit më 24 shkurt.

Ndërkohë, të martën, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy njoftoi se forcat ukrainase kanë kapur udhëheqësin e opozitës të mbështetur nga Rusia, Viktor Medvedchuk.

Medvedchuk ka qenë në arrest shtëpie nën akuzat për tradhëti, por sipas zyrtarëve ukrainas, ai u arratis menjëherë pas fillimit të sulmit rus.

“Tradhtarë pro-rusë dhe agjentë të shërbimeve sekrete ruse, mbani mend, krimet tuaja nuk kanë kufizime statutore dhe ligjore”, paralajmëroi shërbimi ukrainas i sigurisë në Twitter, duke postuar një foto të zotit Medvedchuk në pranga. “Prangat po ju presin”.

Marrë nga VOA

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota boris johnson joe biden lufta ukraine-rusi volodymyr zelenskyy boris johnson joe biden lufta ukraine-rusi volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë