LIVE UPDATES
Bota

SHBA bëhet pjesë e Grupit të OKB-së për Klimën dhe Sigurinë

9 Prill 2021, 06:32 Nga DOSJA
SHBA bëhet pjesë e Grupit të OKB-së për Klimën dhe

Shtetet e Bashkuara u bashkuan zyrtarisht të enjten me grupin e OKB-së për klimën dhe sigurinë si pjesë e fokusit të administratës së Presidentit Biden për t’u angazhuar në zbutjen e të gjitha ndikimeve të krizës klimatike.

“Kjo është një çështje kritike për Organizatën e Kombeve të Bashkuara sepse ky nuk është një kërcënim vetëm ndaj klimës por edhe ndaj sigurisë sonë kolektive”,u tha gazetarëve ambasadorja amerikane Linda Thomas-Greenfield.

Ajo vuri në dukje se Pentagoni ka deklaruar ndryshimin e klimës si një kërcënim të sigurisë kombëtare dhe një shumëzues të kërcënimit.
“Kjo është e rëndësishme sepse moti i paparashikueshëm dhe ekstrem do t’i pakësojë edhe më tej burimet jetike, si ushqimi dhe uji, në vendet e varfra”, tha ajo. “Mungesa nxit dëshpërimin dhe dëshpërimi, natyrisht, çon në dhunë.”

Ajo tha se me ritmin aktual, miliona njerëz në të gjithë planetin do të shtyhen në migrim masiv për shkak të ndikimit të ngrohjes globale, që do të minonte paqen dhe sigurinë.

“Lajmi i mirë është se ne mund të ndërtojmë qëndrueshmëri, mund të shmangim kërcënimet e sigurisë dhe madje mund të krijojmë mundësi ekonomike, nëse punojmë së bashku”, tha ambasadorja amerikane.

Grupi i Miqve të OKB-së për Klimën dhe Sigurinë u krijua në 2018 dhe tani, së bashku me Shtetet e Bashkuara, ka 56 vende anëtare.

“Angazhimi i Shteteve të Bashkuara në zhvillimin dhe miratimin përfundimtar të Marrëveshjes së Parisit ishte jetik”, tha Margo Dieye, ambasadore e Republikës së Naurus në OKB, vendi i së cilës është bashkëkryesues i grupit, së bashkua me Gjermaninë.

“Unë pres që ata do të sjellin të njëjtin nivel angazhimi për veprim të koordinuar ndërkombëtar në Grupin e Miqve për Klimën dhe Sigurinë”, tha ambasadorja Dieye.

Marrëveshja e Parisit për Klimën, e nënshkruar nga pothuajse çdo vend i botës, synon të pakësojë çlirimin e gazrave serrë dhe të kufizojë rritjen e temperaturës së planetit gjatë këtij shekulli në 2 gradë Celsius, ndërsa punon për të kufizuar edhe më tej rritjen, në 1.5 gradë.

Një nga qëllimet e Grupit të Miqve është ta bind Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres që të caktojë një të dërguar special për klimën dhe sigurinë. Zoti Guterres tashmë ka dy të dërguar të klimës: Michael Bloomberg, ish-kryebashkiak i qytetit të Nju Jorkut dhe kandidat presidencial i demokratëve, është i Dërguari Special i organizatës për Zgjidhjet Ambicioze të Çështjeve të Klimës dhe kanadezi Mark Carney është i dërguari i ngarkuar me financimin e veprimeve në lidhje me çështjet e klimës.

Vit kritik

“2021 është një vit kritik për veprime kolektive kundër emergjencës klimatike”, tha Sekretari Guterres në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi këtë temë në shkurt.

Presidenti amerikan Joe Biden do të jetë mikpritës i Takimit të Udhëheqësve për Klimën më vonë këtë muaj, dhe në nëntor do të shkojë në një takim tjetër në Glasgou të Skocisë, për një konferencë mbi vlerësimin e zbatimit të Marrëveshjes së Parisit.

Ndërsa është shënuar përparim në këtë drejtim, ai ka qenë i pamjaftueshëm për përmbushjen e objektivave të marrëveshjes në kohë. Sekretari Guterres shpreson se vendet e botës do të shtojnë angazhimet e tyre në dy takimet e këtij viti.

Presidenti Biden është zotuar të vendosë klimën në qendër të politikave të administratës së tij.

Disa orë pasi bëri betimin në 20 janar, ai nënshkroi një dokument për ta kthyer vendin në Marrëveshjen e Parisit për Klimën, të arritur në 2015, nga e cila ish Presidenti Donald Trump tërhoqi Shtetet e Bashkuara në 2017, duke thënë se veprimi i tij ishte “në interesin ekonomik të Amerikës”.

Presidenti Biden gjithashtu ka emëruar ish Sekretarin e Shtetit John Kerry si të dërguarin e parë presidencial të Shteteve të Bashkuara për klimën dhe e bëri atë pjesë të Këshillit të tij të Sigurisë Kombëtare.

MARRE NGA VOA 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota grupi okb per klimen dhe sigurine linda thomas-greenfield shba grupi okb per klimen dhe sigurine linda thomas-greenfield shba

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj