LIVE UPDATES
Bota

SHBA ndal shërbimin e vizave për shumë rusë, kritika nga Moska

30 Prill 2021, 16:07 Nga DOSJA
SHBA ndal shërbimin e vizave për shumë rusë, kritika nga

SHBA– Të premten Kremlini akuzoi Uashingtonin për nxitje të tensioneve me “veprime jomiqësore” pasi ambasada amerikane në Moskë tha se do të shkurtonte personelin dhe po ndalonte përpunimin e dokumentave për viza për një pjesë të madhe të shtetasve rusë.

Ambasada tha se po shkurtonte personelin konsullor me 75% dhe se duke filluar nga 12 maji, do të ndalonte përpunimin e vizave, që nuk kishin qëllim emigrimi, për udhëtime jodiplomatike, pas miratimit të një ligji të ri në Rusi, i cili vendos kufizime mbi numrin e personelit vendas që mund të punojë në misionet e huaja diplomatike.

Kjo do të thotë që rusët, të cilët nuk janë diplomatë, apo që nuk po aplikojnë për t’u pajisur me Kartën e Gjelbër (Green Card), nuk do të mund të aplikojnë brenda vendit të tyre për viza për të vizituar Shtetet e Bashkuara për turizëm e qëllime të tjera. Por në qoftë se kanë nevojë, ata mund të aplikojnë për këto lloje vizash në një vend të tretë.

Ministria e Jashtme ruse vuri në dukje se konsullatat ruse në Shtetet e Bashkuara po lëshonin viza pavarësisht nga shkurtimet në personelin e tyre diplomatik dhe shtoi se Shtetet e Bashkuara mund ta plotësojnë personelin e tyre në ambasadë duke sjellë diplomatë amerikanë.

Zyrtarët rusë thonë se kuota e stafit diplomatik amerikan në Rusi është 455 persona dhe se vetëm 280 janë punonjës të akredituar, duke i dhënë Uashingtonit hapësirë të mjaftueshme për të shtuar numrin e tyre.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se vendimi i ambasadës amerikane do të kishte pak ndikim praktik sepse, siç tha ai, rusët kanë patur shumë probleme në vazhdimësi për të marrë viza amerikane.

“Këtu duhet parë shkaku kryesor i situatës së tensionuar në marrëdhëniet tona dypalëshe”, – u tha zoti Peskov gazetarëve.

Nëse sheh veprimet jomiqësore, atëherë bëhet e qartë se pararojë e gjithë kësaj janë veprimet e Shteteve të Bashkuara”,- tha ai.

Zoti Peskov shtoi se Rusia “priste zhvillimeve më pozitive” në 100 ditët e para në Shtëpinë e Bardhë të Joe Biden-it. Ai tha se Moska i mirëpriti masat për të zgjatur traktatin e ri të armëve bërthamore të quajtur “START”.

“Por ky zhvillim pozitiv është shumë i vogël në krahasim me ngarkesën negativive që kemi grumbulluar gjatë këtyre 100 ditëve. Kjo ngarkesë fatkeqësisht mbizotëron”,- tha ai.

Moska dhe Uashingtoni kanë mbajtur prej kohësh qëndrime të ndryshme për një sërë çështjesh, por lidhjet u përkeqsuan më tej kur zoti Biden tha se ai besonte se Presidenti Vladimir Putin ishte “një vrasës”.

Sanksionet

Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj Rusisë këtë muaj për veprimtari të dyshuar keqdashëse, përfshirë ndërhyrjen në zgjedhjet amerikane të vitit të kaluar, sulmet kibernetike si dhe “presionin” ndaj vendit fqinj, Ukrainës.

Moska u hakmor me sanksione kundër Shteteve të Bashkuara dhe i ka hedhur poshtë kritikat e SHBA-së për trajtimin që i është bërë kritikut të burgosur të Kremlinit, Aleksei Navalni.

Gjithashtu javët e fundit lidhjet e Rusisë me disa vende në Evropën Qendrore e Lindore janë përkeqësuar, duke çuar në një seri dëbimesh diplomatike.

Javën e kaluar, kur Presidenti Putin nënshkroi ligjin që kufizon stafin lokal të punësuar në misionet diplomatike, ai i kërkoi gjithashtu qeverisë të hartonte një listë të shteteve “jomiqësore” që do t’u nënshtroheshin kufizimeve.

Televizioni shtetëror rus publikoi një projektlistë në të cilën përfshiheshin ndër të tjera edhe Shtetet e Bashkuara.

“Na vjen keq që veprimet e qeverisë ruse na kanë detyruar të zvogëlojmë personelin konsullor me 75%”, thuhej në një deklaratë të ambasadës amerikane.

“Duke filluar nga 12 maji, ambasada amerikane në Moskë do të zvogëlojë shërbimet konsullore, duke ofruar shërbime vetëm për rastet urgjente për qytetarët amerikanë dhe një numër shumë të kufizuar të vizave të emigracionit të konsideruara urgjente”, thuhej gjithashtu në deklaratë.

“Kam patur gjithmonë frikë nga “Perdja e Hekurt “, por aktualisht ajo nuk po imponohet nga ana jonë, por nga pala tjetër”, tha Ksenia Sobchak, një ish-kandidate për presidente të Rusisë.

Marrë nga VOA.

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota dmitry peskov tensionet shba-rusi dmitry peskov tensionet shba-rusi

Sondazh

Poll
Bota 30 Prill 2021, 14:52

PRISHTINË– Përplasje në Kosovë për çështjen e dialogut me Serbinë. Pak ditë më parë, kryeministri i zgjedhur Albin Kurti deklaroi se kur kishte marr...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj