6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
SHBA– Komisioni Federal i Komunikimeve (FCC) i Shteteve të Bashkuara i ka hequr lejen kompanisë shtetërore kineze të telekomunikacionit, China Telecom, që të operojë në Shtetet e Bashkuara, duke përmendur si arsye shqetësimet e sigurisë kombëtare.
Vendimi i së martës nga FCC-ja, agjencia rregullatore e të gjitha komunikimeve telefonike, të internetit dhe me video në Shtetet e Bashkuara, kërkon që filiali i kompanisë, China Telecom Americas, të ndërpresë të gjitha shërbimet brenda 60 ditëve, duke i dhënë fund operacioneve të saj 20-vjeçare në SHBA.
Agjencia tha se kontrolli i firmës nga qeveria kineze përbën “rrezik të konsiderueshëm ndaj sigurisë kombëtare dhe rendit”, pasi i jep asaj mundësi qasjeje tek komunikimet e SHBA-së dhe ndërprerje të tyre dhe rrjedhimisht i hap rrugën përdorimit të informacionit “për spiunazh dhe aktivitete të tjera të dëmshme kundër Shteteve të Bashkuara.”
Një zëdhënës i kompanisë China Telecom, më e madhja e telekomunikacionit në Kinë, e quajti vendimin e FCC-së “zhgënjyes”, duke shtuar se kompania planifikon “të ndjekë të gjitha alternativat në dispozicion duke vazhduar njëkohësisht t’u shërbejë klientëve.”
Vendimi është masa e fundit e qeverisë amerikane për të kufizuar qasjen në teknologjinë dhe tregjet amerikane për kompanitë kineze të telekomunikacionit, që filluan gjatë administratës së ish-presidentit Donald Trump.
FCC-ja i përcaktoi kompanitë Huawei Technologies dhe ZTE si kërcënime të sigurisë kombëtare vitin e kaluar, duke i ndaluar qasjen në të dhënat e Shteteve të Bashkuara për shkak të shqetësimeve se mund të përdornin rrjetin e ri 5G për të përgjuar amerikanët.
China Telecom dhe dy firma të tjera shtetërore, China Mobile dhe China Unicom, u përjashtuan nga bursat amerikane në fillim të këtij viti pasi ish-administrata Trump dha një urdhër që ndalonte amerikanët të investonin tek këto firma./VOA/
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
KOSOVË– Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë është shënuar një viktimë nga Covid-19.Sipas njoftimit te Ministrisë së Shëndetësisë janë raportuar dhe 22...
JAPONI– Ka ndërruar jetë në moshën 96-vjeçare aktivisti japonez kundër armëve bërthamore, i cili i mbijetoi sulmit të parë me bombë atomike në botë...
SHBA– Qeveria e Shteteve të Bashkuara po fillon një apel ligjor në përpjekje për të ekstraduar themeluesin e Wikileaks, Julian Assange.Sipas BBC, në janar...
MAL I ZI– Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç u shpreh se Ballkani Perëndimor ka nevojë për mbrojtje më vendimtare nga ndikimi i palëve të tr...
SHBA– Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA tha se disa njerëz me sistem imunitar të dobësuar që kanë marrë vaksinën e Moderna ose ...
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, kanë pritur sot në takim sekretaren e përgjithshme të Organizatës për...
HAGË– Gazetari Halil Berisha. është duke vijuar me dëshminë e tij në gjyqin ndaj ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucatit dh...
GJERMANI- Sa më ftohtë të jetë jashtë, aq më shumë zakonisht qëndrojmë brenda. Dhe kështu virusi Corona mund të përhapet më lehtë në dhoma të mbyllura. Sipas In...
KOSOVË– Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka ironizuar kryeministrin e vendit, Albin Kurti dhe eskortën e tij.Musliu ka publikuar një video në Fac...
SHBA– Ekonomitë më të mëdha të botës duhet të krijojnë një forum për të lehtësuar koordinimin global për pandeminë e ardhshme si dhe një strukturë të re f...