“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Bota
SHBA nis kërkesën në apel për ekstradimin e Julian Assange
27 Tetor 2021, 12:48Nga DOSJA
SHBA– Qeveria e Shteteve të Bashkuara po fillon një apel ligjor në përpjekje për të ekstraduar themeluesin e Wikileaks, Julian Assange.
Sipas BBC, në janar, një gjykatë vendosi që Assange nuk mund të ekstradohej në SHBA për shkak të shqetësimeve për shëndetin e tij mendor.
Gjykatësi i qarkut që mbikqyri ankesën e SHBA-së në fillim të vitit tha se ekstradimi nuk mund të kryhej pasi sipas raportit të psikiatrit ai nuk ishte mirë dhe rrezikonte vetvrasjen në burg.
Megjithatë, ekipi amerikan, i përfaqësuar nga James Lewis, duke nisur apelimin e tij, tha se provat ishin të gabuara pasi psikiatri i Assange kishte mashtruar gjyqtarin e mëparshëm dhe SHBA-ve gjithashtu nuk i ishte dhënë një mundësi për t’iu përgjigjur shqetësimeve të gjyqtarit.
Assange kërkohet për publikimin e mijëra dokumenteve të klasifikuara në 2010 dhe 2011. Shtetet e Bashkuara thonë se rrjedhjet kanë shkelur ligjin dhe kanë rrezikuar jetë, por Assange thotë se rasti është i motivuar politikisht.
Assange është mbajtur në burgun Belmarsh që nga viti 2019 kur ai u dëbua nga ambasada ekuadoriane në Londër nga policia përpara se të arrestohej për shkeljen e kushteve të lirimit me kusht.
Ai kishte hyrë në ambasadë në vitin 2012 për të shmangur ekstradimin në Suedi për t’u përballur me akuzat për ofendime seksuale, të cilat ai gjithmonë i ka mohuar dhe përfundimisht u hodhën poshtë.
SHBA– Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA tha se disa njerëz me sistem imunitar të dobësuar që kanë marrë vaksinën e Moderna ose ...
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, kanë pritur sot në takim sekretaren e përgjithshme të Organizatës për...
HAGË– Gazetari Halil Berisha. është duke vijuar me dëshminë e tij në gjyqin ndaj ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucatit dh...
GJERMANI- Sa më ftohtë të jetë jashtë, aq më shumë zakonisht qëndrojmë brenda. Dhe kështu virusi Corona mund të përhapet më lehtë në dhoma të mbyllura. Sipas In...
KOSOVË– Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka ironizuar kryeministrin e vendit, Albin Kurti dhe eskortën e tij.Musliu ka publikuar një video në Fac...
SHBA– Ekonomitë më të mëdha të botës duhet të krijojnë një forum për të lehtësuar koordinimin global për pandeminë e ardhshme si dhe një strukturë të re f...
BOTË– Vendet me të ardhura më të ulëta shpenzojnë pesë herë më shumë për borxhin sesa përballja e ndikimit të ndryshimeve klimatike dhe reduktimi i e...
BRAZIL– Vendi i tij është zhytur në një krizë gazi, por Nicu Popesku po përpiqet të mbetet pozitiv. Moldavia do të ketë nevojë për vëllime shumë më të mëd...