All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

Shembja e Teatrit Kombëtar/ Senatori italian letër Elva Margaritit: Është pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore,

21 Nëntor 2019, 12:32 Nga DOSJA
Shembja e Teatrit Kombëtar/ Senatori italian letër Elva Margaritit:
All - Paragraf - 1

Tiranë- Për çështjen e shembjes së Teatrit Kombëtar, senatori italian Roberto Rampi i ka dërguar një letër zyrtare ministres së Kulturës Elva Margariti, ku i kërkon që të ndalë përpjekjen për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

“Teatri është jo vetëm një pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore të Shqipërisë, por përfaqëson edhe lidhjet historike dhe artistike, që ekzistojnë që në antikitet, mes kombit shqiptar dhe atij italian. Për këto arsye, teksa vlerësoj dhe respektoj punën e Qeverisë Shqiptare për rikualifikimin e qendrës historike, ju kërkoj që të rishikojmë së bashku planin në lidhje me Teatrin Kombëtar, dhe te mundohemi të gjejmë një zgjidhje tjetër, me bashkëpunimin e Qeverisë Italiane dhe Këshillit të Evropës. Shpresoj që të merrni në konsideratë kërkesën time dhe mbetem në pritje për t’ ju takuar për të diskutuar të ardhmen e Teatrit, edhe në emër të miqësisë mes vendeve tona.”, thuhet ndër të tjera në letrën e tij.

Letra e plotë:

Grazie Senatore! Teksti më poshtë/ Romë, 12 Nëntor 2019
Zonja Margariti,

Si Senator i Parlamentit të Italisë, dhe pjesëmarrës i delegacionit italian në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, gjithmonë kam pasur bindjen dhe jam shprehur publikisht në favor të hyrjes së Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Në këtë rast, si pjesëtar i Komisionit të Kulturës së Senatit, po ju drejtohem Ju, si Ministre, njohëse e kulturës dhe ish-studiuese e arkitekturës në Firence, në lidhje me çështjen e Teatrit Kombëtar të Shqipërisë.

Në fund të tetorit të këtij viti, me rastin e një konference ndërkombëtare, isha në Tiranë për të tretën herë. Përsëri, pata mundësi të shijoj qendrën historike dhe të vlerësoj modernizimin dhe harmonizim tërheqës në mes të arkitekturës së mëparshme dhe të sotme.

Duke njohur gjendjen në lidhje me planin e shkatërrimit të Teatrit Kombëtar, për të cilën jam njoftuar nga mjaft shqiptarë në Itali, me të cilët jam në raporte shumë të mira, kërkova të mësoj edhe më tepër detaje për situatën. Si njeri i kulturës dhe përfaqësues i popullit italian, para çështjes së mbrojtjes së Teatrit Kombëtar të Shqipërisë – që lindi si “Circolo Italo-Albanese Scanderbeg” i projektuar nga arkitekti italian Giulio Bertè, në vitin 1938 – nuk mund të qëndroj indiferent.

Teatri është jo vetëm një pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore të Shqipërisë, por përfaqëson edhe lidhjet historike dhe artistike, që ekzistojnë që në antikitet, mes kombit shqiptar dhe atij italian.

Për këto arsye, teksa vlerësoj dhe respektoj punën e Qeverisë Shqiptare për rikualifikimin e qendrës historike, ju kërkoj që të rishikojmë së bashku planin në lidhje me Teatrin Kombëtar, dhe te mundohemi të gjejmë një zgjidhje tjetër, me bashkëpunimin e Qeverisë Italiane dhe Këshillit të Evropës. Shpresoj që të merrni në konsideratë kërkesën time dhe mbetem në pritje për t’ ju takuar për të diskutuar të ardhmen e Teatrit, edhe në emër të miqësisë mes vendeve tona. Përshëndetje të përzemërta,Sen. Roberto Rampi.

Ende vijon rezistenca e artistëve te Teatri Kombëtar, të cilët janë kundër shembjes së kësaj godine. Basha ka nënshkruar me artistët një marrëveshje ku theksohet se Teatri Kombëtar do të shpallet monument kulture. Nga ana tjetër Rama dhe Veliaj shfaqen të vendosur se kjo godinë do të shembet.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet senatori italian letër elva margaritit shembja e teatri kombetar senatori italian letër elva margaritit shembja e teatri kombetar


All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj