All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Editorial

Pse shqiptarët kanë turp të rrëfejnë se kanë qenë në Itali?

13 Mars 2020, 18:41 Nga DOSJA
Pse shqiptarët kanë turp të rrëfejnë se kanë
All - Paragraf - 1

Një mjek i spitalit të Durrësit listohet sot për statistikë, bluza e parë e bardhë që preket nga koronavirusi në Shqipëri. Arsyeja është sa patetike, aq edhe për të vënë duart në kokë. Viktima fatkeqe, 73-vjeçare nuk iu tregoi për 5 ditë rresht se kishte patur një histori udhëtimi në Itali ku kishte shkuar të takonte të birin. Mjeku, për fat të mirë, ndodhet në gjendje shumë të mirë shëndetësore, por nuk e dimë, nëse këtë do të arrijmë ta shkruajmë për çdo rast që do të rezultojë pozitiv nga COVID-19.

Situata përsëritet edhe më e rëndë në Berat, ku stafi mjekësor i Spitalit Rajonal Berat është vetëkarantinuar mesditën e sotme. Shkak është bërë një paciente astmatike, e cila kur është ekzaminuar nuk ka patur shenja klinike të astmës.

Pacientja i ka referuar stafit mjekësor të Spitalit Rajonal Berat se, kishte prej disa ditësh kollë dhe dhimbje fyti,por i ka gënjyer ata për ardhjen e saj nga Italia 1-javë më parë. Kur stafi mjekësor e ka pyetur nëse ka udhëtuar jashtë shtetit së afërmi ose nëse ka pasur kontakte me persona që kanë jetuar në Itali, pacientja u është përgjigjur “Jo”. Por pasi kanë dalë jashtë banesës, stafit mjekësor i është referuar nga fqinjët se gruaja kishte ardhur nga Italia një javë më parë; fakt që është konfirmuar edhe nga pacientja pas rikthimit të menjëhershëm të stafit sërish në banesë.

Një paciente e papërgjegjshme që nuk pranon të deklarojë një histori udhëtimi që s’duhet ta bëjë me turp…

Dosja.al ka raportuar përgjatë ditëve të fundit, neglizhencën dhe mungesën e përgjegjësisë nga bashkëqytetarët tanë, që e kalojnë panikun me raki, ndërkohë që të tjerët, edhe më të papërgjegjshëm, fshehin informacion që mund të rezultojë fatal.

Së pari, vihet re një ndjesi turpi nga pacientët nëse ata ekzaminohen me COVID-19. Ndoshta, specialistët e shëndetit, përveç këshillave për të qëndruar brenda, duhet të shtojnë edhe deklarimin e saktë të të dhënave si një faktor të rëndësishëm!

Disa ditë më parë, Dosja.al raportoi rastin e një çifti të dyshuar në Ersekë, të cilëve iu bënë analizat. Edhe pse pa emër, familjarë të tyre, telefonuan në redaksi me një shqetësim më të madh se vetë sëmundja! “E ka marrë vesh gjithë fshati sikur prindërit e mi janë me koronavirus, s’na flet njeri me gojë”, denonconte i shqetësuar telefonuesi.

Së dyti, ruajtja e anonimitetit të të prekurve saç po ndihmon mediat për ruajtjen e etikës, aq po favorizon edhe më shumë të prekurit, apo të dyshuarit për të qenë të papërgjegjshëm, në takimet e tyre.

Rasti i 66-vjeçarit në Fier, apo edhe i 28-vjeçarit në Tiranë, të dy të prekur nga COVID-19, njëherazi edhe personazhe të njohur për zonat e tyre të vogla të influencës, treguan edhe njëherë se anonimiteti dështoi?!  Jo më larg se sot pasdite, vetë bashkia Fier publikoi emrin e pacientit të prekur, për t’i shpëtuar jetën shoferit, dyqanit të ushqimores ku ai ka shkuar, teksa autoritetet janë në kërkim të vajzës! E bija e çiftit të prekur nuk dihet se ku ndodhet, ndërkohë që iu ka shërbyer prindërve të prekur nga COVID-19, e tanimë lëviz lirshëm, megjithëse mund të jetë e prekur nga virusi. Mos do të duhet vallë që personat që i kanë takuar këta persona, duke i identifikuar të marrin masat? 

Fjala bie, aktori Tom Hanks, vetëdeklaroi se ishte prekur nga Covid-19, duke shpëtuar kështu shumë miq të tij dhe njerëz me të cilët mund të ketë qendruar. Kjo jo vetëm që nuk dëmtoi imazhin e tij, por përkundrazi, ndihmoi shumë të tjerë që u informuan se kush ishte prekur dhe ku janë takuar me të.

Së treti, qytetarët tanë, të gjithë duhet të kuptojnë se ajo që ka rëndësi nuk është vetëm jeta e tyre, por edhe e të tjerëve. Në këtë rast, mjekëve, miqve, dashamirësëve dhe shumë të tjerëve që kanë bërë padijeni, takimin e gabuar.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll
Editorial 12 Mars 2020, 12:14

“Murtaja” e Kamysë dhe koronavirusi kinez

TIRANË- Në letërsinë botërore, libri ndoshta më i mirë i shkruar me temë epidemitë është “Murtaja” i shkrimtarit dhe filozofit francez Albert Kamy. Në javë...

Editorial 6 Mars 2020, 15:47

Qibritxhiu dhe negociatat

Një lojë e njëjtë prej vitit 2013: Gjeje topthin e aluminit dhe fito anëtarësim në OKB1. Ka ditë që në ambiente politike, medie e Kuvend përflitej me të madhe s...

Editorial 4 Mars 2020, 16:40

Albin Kurti, ne dhe amerikanët

Albin Kurti ka shansin historik të hapë një epokë të re në kulturën e qeverisjes së shqiptarëve. Midis së tjerash, kjo do të duket edhe në mënyrën sesi do të si...

Editorial 2 Mars 2020, 12:45

Ra kjo taksë e u pamë!

Uniteti me Hashim Thaçin e Edi Ramën për heqje të taksës dosido, nuk i bën nder LDK-së. Hiç e hiç Albin Kurtit. Andaj shpresoj që Kryeminis...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj