LIVE UPDATES
Editorial

Qibritxhiu dhe negociatat

6 Mars 2020, 15:47 Nga DOSJA
Qibritxhiu dhe negociatat

Një lojë e njëjtë prej vitit 2013: Gjeje topthin e aluminit dhe fito anëtarësim në OKB

1. Ka ditë që në ambiente politike, medie e Kuvend përflitej me të madhe se Kosova duhet të bëjë diçka shpejt, në mënyrë pastaj të shkohet me të shpejtë në një takim ku do të merren vendime përfundimtare dhe të shpejta.

Kishte diçka këto ditë që më përkujtonte në skena të “qibritxhinjve”, të atyre, jo të paktën herë shqiptarë, që gjenden rrugëve të Evropës në një skemë ordinere mashtrimi.

Në lojë “qibritash” një dorë e mësuar mirë loz shpejt me tre kapakë të shkrepëseve dhe një topth prej letre alumini, kërkon që dikush të vërë bast shpejt, e që të qëllojë se ku gjendet topthi i aluminit dhe pastaj vazhdon lojën tjetër, duke kërkuar shpejt bastin tjetër.

Por, shpejtësia është vetëm një element i skemës së orkestruar të “qibritxhinjve”. Tjetri është nënkuptueshmëria se bëhet fjalë për një lojë ku të dyja palët respektojnë rregullat, pra që basti është të jesh kush më i shkathët, ai që fsheh topthin e aluminit apo ai që ia përcjell duart. Dhe i treti është se ky është një fitim i lehtë – për një minutë fiton 50 a 100 Euro, për dy minuta 100 a 200. Por, shpejt, shpejt, ngase mund të vijë policia.

2. E tash, analogjia e “qibritave” në politikën kosovare. Përgjatë një jave a më shumë ditësh, nga duart e “qibritxhiut” kosovar doli narracioni se Kosova duhej të bënte veprime shpejt e shpejt. Shpejt e shpejt hiqe taksën 100 për qind, sepse kjo shpejt e shpejt do ta ulë Kosovën në tavolinën e bisedimeve me Serbinë mu në Shtëpi të Bardhë dhe shpejt e shpejt do të arrihet marrëveshja, me çka do t’i japë fund konfliktit me Serbinë. E tëra kjo duhej të ndodhte, sipas skemës së “qibritit” përderisa e shkruaj këtë tekst, të martën më 3 mars.

Rreth narracionit të “qibritxhiut” kosovar u mblodhën jo vetëm analistët e rëndomtë që kanë lehtësi të zhveshjes nga analiza kritike, por edhe politikanë e veprimtarë që nuk shquhen për dalldi.

Pra, pranuan të tri parimet e lojës së “qibritave”. Pranuan se e tëra duhet të bëjë shpejt e shpejt. Pranuan se ata dhe qibritxhiu luajnë të njëjtën lojë me të njëjtat rregulla. Dhe pranuan se duke i respektuar këto dy parime, do të korrin fitore të shpejta. Por, duhet të lozin shpejt, sepse loja mund të prishet shpejt, e kështu nuk do të mund të fitojnë.

loja e “qibritave” funksionon për ata që e organizojnë, sepse nuk është lojë me rregulla të njëjta: ai që supozohet duhet të fshehë topthin e aluminit nën një kuti, këtë nuk e bën, gjithnjë e mban të fshehur në dorë. Ai që vë bast, është i predestinuar të humbasë, sepse është duke lozur lojën me supozim se në njërën prej tri kutive është i fshehur topthi.

3. Lojën me “qibrita” e organizon ritualisht Hashim Thaçi, herë me më shumë, e herë me më pak sukses prej vitit 2013, kur e nënshkroi Marrëveshjen e parë të Brukselit. Atëbotë pati deklaruar, në cilësi të kryeministrit të Kosovës, se Serbia me këtë marrëveshje “de jure” e njeh subjektivitetin e Kosovës dhe ua hap rrugën njohjeve të reja të saj. Njëherësh i hap rrugën edhe anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare, duke përfshirë edhe anëtarësimin në OKB“. Deputetëve të Kuvendit të Kosovës u tha se duhet ta ratifikojnë këtë Marrëveshje ndërkombëtare; u tha se në njërën prej tri kutive është një topth alumini që quhet anëtarësim në OKB dhe njohja “de jure” e Kosovës. Në vend të topthit të aluminit, deputetët gjetën se ratifikuan një Marrëveshje ndërkombëtare që dëmton sistemin kushtetues të Kosovës, duke hapur rrugë edhe për autonomi territoriale të serbëve në Kosovë.

Në tre vjetët e fundit, ka organizuar lojë qibritash në procesin Mogherini. U kërkohej qytetarëve të Kosovës që të vënë bast sovranitetin e vendit dhe tërësinë tokësore të tij, në këmbim të gjetjes së topthit të aluminit. Nëse e gjen topthin fiton premtimin se Kosova do të bëhet anëtare e OKB-së. Nëse nuk loz, Mogherini nuk do të lejojë të lozësh më në të ardhmen. As Evropës, as Amerikës, as kurrkujt s’do t’i bjerë në mend të lejojë si Kosovë të marrësh pjesë në lojë “qibritash”.

Versioni i fundit i lojës ishte ky: hiqeni taksën 100 për qind, hipni në aeroplan për në Washington. Unë jam këtu dhe do të bëjmë negociata me Serbinë në Shtëpi të Bardhë.

Kori i analistëve i shtoi dimensionin e domosdoshëm moral kësaj loje: o do të marrim pjesë tash në këtë lojë qibritash, o do të harrohemi, dhe nuk do të na ftojnë më.

Dhe ky dimension moral nuk bënte pa betimin religjioz në Amerikën, madje deri në skajshmërinë e interpretimit se çka është dhe nuk është politika amerikane dhe në shndërrimin në zëdhënës të pakualifikuar dhe të pakërkuar të asaj çfarë mund apo duhet të jetë politika amerikane ndaj Kosovës.

4. I dërguari i presidentit Trump për Kosovën, ambasadori Grenell bëri njërin prej qartësimeve që i hyn në shërbim këtij teksti, por edhe ritmit të politikës ndërkombëtare karshi Kosovës. Në një cicërimë Twitteri, ai deklaroi se rreth negociatave Kosovë-Serbi “nuk është kush duke u përpjekur të lëvizë shpejt dhe nuk ekziston një marrëveshje e madhe”. Me një fjali të thjeshtë, hoqi dilemën rituale të “qibritxhiut” kosovar: pra, nuk ka “shpejt e shpejt” dhe nuk ka “vë bast, fito menjëherë”.

Rrjedhimisht, duhet hyrë në një proces serioz, të cilin duhet ndërtuar hap pas hapi dhe me pajtim të më shumë palëve.

Për Kosovën, mbeten esenciale dy premisa që e kanë përcjellë në negociatat e suksesshme, në Rambouillet dhe Vjenë. E para është se duhet të ndërtohet një qëndrim i përbashkët e parimor transatlantik mes SHBA-së dhe BE-së (tash dhe Britanisë së Madhe), në mënyrë që të ecet drejt një ndërmjetësimi serioz e të strukturuar. Dhe e dyta është se duhet të ekzistojë një pajtim thelbësor brenda forcave politike kosovare, të cilat jo vetëm do ta negociojnë marrëveshjen me Serbinë, por do të jenë edhe zbatues të denjë të saj.

Natyrisht, është e nënkuptueshme që nuk bën më me lojë qibritash.

Marrë nga Koha.net 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial

Sondazh

Poll
Editorial 4 Mars 2020, 16:40

Albin Kurti, ne dhe amerikanët

Albin Kurti ka shansin historik të hapë një epokë të re në kulturën e qeverisjes së shqiptarëve. Midis së tjerash, kjo do të duket edhe në mënyrën sesi do të si...

Editorial 2 Mars 2020, 12:45

Ra kjo taksë e u pamë!

Uniteti me Hashim Thaçin e Edi Ramën për heqje të taksës dosido, nuk i bën nder LDK-së. Hiç e hiç Albin Kurtit. Andaj shpresoj që Kryeminis...

Editorial 29 Shkurt 2020, 14:36

Një kurs thjeshtësimesh logjike

1. Komisioni i ri evropian ka gjasa që javën e ardhshme ta emërojë një të dërguar të veçantë për Kosovën. Kështu qe ideja fillestare. Pastaj doli se i em...

Editorial 28 Shkurt 2020, 19:15

Një shpresë opozitare nga kështjella e Surrelit

Ishte për gratë seanca e parë e Kongresit të Partisë Socialiste. Gratë u çuan të sulmonin të gjitha gratë që nuk ishin socialiste. Vetëm një grua doli ng...

Editorial 27 Shkurt 2020, 10:58

Dy fytyrat e faraonit

TIRANË- Historiani romak Salusti komentoi se mënyra se si shtetet krijohen përcakton mënyrën se si ato sundohen. Ky diktat mund të shihet si i vlefshëm edh...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet