LIVE UPDATES
Editorial

Dy fytyrat e faraonit

27 Shkurt 2020, 10:58 Nga DOSJA
Dy fytyrat e faraonit

TIRANË- Historiani romak Salusti komentoi se mënyra se si shtetet krijohen përcakton mënyrën se si ato sundohen. Ky diktat mund të shihet si i vlefshëm edhe për sundimtarët. Për më shumë, në shumë raste, mënyra se si përfundon pushteti i sundimtarit përcakton edhe mënyrën se si sundimi i tij do të mbahet mend. Ky duket se është edhe rasti i ish-presidentit të Egjiptit Hosni Mubarak, i cili u rrëzua nga protestat popullore masive kundër sundimit të tij, i cili ishte një sundim autoritar, shtypës, i korruptuar dhe nepotist. Që të jemi të qartë, Mubaraku ishte një sundimtar autokratik, nën të cilin opozita radikale – në veçanti ajo islamike – nuk u tolerua. Zgjedhjet ishin false, forma hierarkike e qeverisjes kontrollonte popullsinë përmes një numri policish sekrete (“Shteti Mukhabarat”), dhe sistemi me të cilin ai u identifikua ishte gjithçka tjetër por jo i lirë.

Gjithsesi, në krahasim me diktaturat brutale të Sadam Huseinit në Irak, Bashar al-Asadit në Siri apo Muamar el-Gedafit në Libi – si dhe me despotizmin teokratik në Arabinë Saudite – autokracia e Mubarakut ishte në krahasim më e butë. Udhëheqësit e opozitës sulmoheshin dhe me raste burgoseshin, por nuk ekzekutoheshin në masë, siç ndodhte në Siri apo Irak. Edhe Vëllazëria Myslimane, u ndalua si organizatë politike por u lejua të zhvillojë rrjetet e saj kulturore, gjë që shpjegon suksesin e saj fenomenal më 2012, në zgjedhjet parlamentare të lira si dhe fitoren e garës presidenciale po atë vit.

Nëse do t’i jepej mundësia për të zgjedhur, shumica e arabëve do të pëlqenin të jetonin nën Mubarakun më shumë se sa nën Sadamin apo Asadit. Dhe, kur fati i tij u përmbys (dhe pas përgjigjes fillestare të dhunshme ndaj valës së papritur të demonstratave), Mubaraku zgjodhi të japë dorëheqjen dhe jo të hapte zjarr ndaj protestuesve. Sadami apo Gedafi nuk kishin dilema në këtë drejtim; dhe as Asadi.

Përtej kësaj, Mubaraku – i cili erdhi në pushtet pasi një terrorist islamik vrau paraardhësin e tij Anuar Sadat – i dha popullit të vet 30 vjet paqe. Vendimi i tij strategjik për të respektuar traktatin e paqes me Izraelin që kishte nënshkruar Sadati – i cili e hoqi Egjiptin nga gjendja e luftës me Izraelin, e cila e kishte varfëruar vendin që prej shumë dekadash dhe kishte shkaktuar disfata të njëpasnjëshme – nuk ishte një vendim i lehtë. Dhe kjo politikë nuk ishte shumë e lehtë përballë hapave të ashpër dhe në disa raste provokuese të qeverive të krahut të djathtë në Izrael kundër palestinezëve.

Për të ruajtur paqen me Izraelin përballë dy luftërave të këtij vendi me Libanin dhe fushatës brutale kundër Hamasit në Gaza më 2008, kërkohej një vendosmëri me kurajë, veçanërisht përballë faktit që shumica e grupimeve të opozitës në Egjipt – nga nacionalistët naseristë të krahut të majtë te Vëllazëria Myslimane – ishin gjithmonë në kundërshtim me traktatin e paqes.

Për Mubarakun, imperativa supreme për të mos shtyrë Egjiptin drejt luftës u përcaktua jo vetëm nga nevoja për të mbajtur vijën e financimit për mbijetesë nga Shtetet e Bashkuara, por edhe nga një të kuptuar të thellë të prioriteteve të vërteta të vendit të tij. Udhëheqësit e mëparshëm të Egjiptit – Gamal Abdel Naseri mbi të gjitha – e shtyu vendin dy herë jo vetëm në disfata përballë Izraelit, por edhe në një luftë civile të tmerrshme në Jemen.

Megjithëse ai nuk e tha kurrë publikisht, motoja e Mubarakut ishte “Kurrë më,” ose, në gjuhën e Sadatit në fjalimin e tij para Kneset në Jeruzalem: “Jo luftë, jo dhunë, jo urrejtje.” Kjo pjesë e trashëgimisë së Mubarakut nuk duhet të lihet mënjanë apo të harrohet.

Tridhjetë vjet paqe me Izraelin i dhanë Egjiptit mundësinë për rritje ekonomike dhe zhvillim. Egjipti nuk e kapërceu varfërinë e vet sistematike, por segmente të mëdha të shoqërisë së Egjiptit fituan një mirëqenie të moderuar prej klase të mesme. Çdokush që viziton Kajron mund të shohë dallimin që bëri paqja në jetët e përditshme të miliona egjiptianëve: fëmijët e tyre mbushën sheshin Tahrir më 2011 me anglishten e mirë, xhinset e modës, celularët dhe llogaritë në Facebook a Twitter. Ishin ata, jo fellahin (fshatarët) e Luginës së Nilit dhe Deltës, të cilët rrëzuan Mubarakun.

Por kjo mirëqenie relative kishte edhe anën e vet të errët: nepotizëm, korrupsion masiv, kulturë politike servilësh dhe lajkatarësh dhe një shpërndarje jashtëzakonisht të pabarabartë të pasurisë dhe privilegjeve. Ndërsa stili i Mubarakut në vitet e fundit të regjimit të tij u shfaq gjithnjë e më shumë personal dhe dinastik, në rrënjë ai mishëronte rolin që ushtria ka luajtur në politikën e Egjiptit që nga grushti i shtetit i vitit 1952.

Ishte ushtria që shpëtoi Egjiptin nga kombinimi i trazirave të brendshme me fanatizmin fetar dhe kjo është arsyeja se pse sauditët për shumë vite u përpoqën të minonin sundimin e ushtarakëve në Egjipt. Marrja e pushtetit nga ushtria u pasua gjithashtu nga një lloj tradite në të cilën ushtria u bë mbajtësi i ligjshëm i pushtetit politik në vendet arabe (dhe në shumë vende të tjera myslimane).

Kjo i shoqërua me bërjen e kupolës së ushtrisë jo vetëm shumë të fuqishëm, por gjithashtu edhe jashtëzakonisht të pasur, gjë që u kthye në një burim madhor pakënaqësie ndaj rolit të Këshillit Suprem të Forcave të Armatosura, institucioni u doli në ballë pasi bashkëpunoi me demonstruesit për rrëzimin e Mubarakut. Duke rrëzuar Mubarakun, gjeneralët shpresuan se do të ruanin kontrollin mbi shoqërinë e Egjiptit. Mubaraku mund të kishte qenë një faraon, por në fund të fundit, ai ishte vetëm maja e piramidës së sundimit të ushtarakëve.

Dilemat historike të vendit nuk u zhdukën me rënien e Mubarakut. Të rinjtë e artikuluar dhe të arsimuar dhe që u bënë fytyra e demonstratave në CNN dhe Al Jazeera më 2011 janë në fakt një segment i vogël në një vend me 100 milionë njerëz. Shumica e egjiptianëve nuk kanë llogari në Facebook – apo akses të mirë në energjinë elektrike apo ujë të pijshëm të rrjedhshëm. Kur iu dha mundësia, shumica e tyre votuan më 2012 për fondamentalistët islamikë – ose saktësisht për një regjim të ngjashëm me atë të Mubarakut që premtonte kthim te një rend më i vjetër – në vend që të mbështeste kërkesat e demonstruesve liberalë të shtresës së mesme. Demokracia ka nevojë për demokratë. Në Egjipt këta janë ende të paktë në numër. Fati i Mubarakut dhe trazirat politike që pasuan rënien e tij, reflektojnë këtë tragjedi më të thellë në shoqërinë egjiptiane.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate. The Two Faces of Pharaoh

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial dy fytyrat e faraonit hosni mubarak dy fytyrat e faraonit hosni mubarak

Sondazh

Poll
Editorial 18 Shkurt 2020, 16:00

Donacionet, kreditë dhe borxhi

TIRANË- Një pjesë e opinionit publik është e shqetësuar se shuma e madhe e kredive të mobilizuara një ditë më parë në konferencën e donatorëve do të rrisin...

Editorial 16 Shkurt 2020, 17:28

SHBA-BE miq apo armiq?

GJERMANI- Përbrenda kishte kohë që ziente. Por tani krisjet në marrëdhëniet transatlantike kanë dalë në pah më...

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën