LIVE UPDATES
Editorial

Urime 12-vjetori i pavarësisë–me raporte të tensionuara me ShBA-në

17 Shkurt 2020, 15:31 Nga DOSJA
Urime 12-vjetori i pavarësisë–me raporte të tensionuara me

KOSOVË- Nuk kanë kaluar as dhjetë ditë prej kur është zgjedhur kryeministër, kurse Albin Kurtit i ra hise që që ditën e parë të zhytet në ujëra të thella dhe të rrëmbyeshme. Kjo nuk ishte shumë e drejtë. Zakonisht, është njëfarë kurtoazie që qeverive dhe kryeministrave t’u jepen nja 100 ditë fore, në mënyrë që pastaj t’u gjykohet puna ose mospuna. Ne 100 ditë të lira nuk i kemi pasur që nga viti 1389, kur filluan të vijnë ushtarët e parë osmanë. Nuk i patëm as për Kurtin. Në fakt, për të nuk i patëm as 10 ditë.

Filluam ta gjykojmë që javën e parë, që të mos themi që në intervistën e parë, kur ai ndoshta ende nuk e kishte mësuar përmendsh as kodin e hyrjes në kryeministri. Prandaj, deri diku, militantët e tij, ata që besojnë në të si në një profet, kanë të drejtë, nëse mllefosen kur të na shohin ne me thika në dorë në drejtim të tij.

Fatbardhësisht, Kurti nuk është i papërvojë. Ai nuk ka qënë kryeministër, mirëpo është marrë me kryeministra që një kohë të gjatë. Që një kohë të gjatë e ka kërkuar edhe fjalën. Që një kohë të gjatë ka thënë që “po të isha unë në vendin e tyre, gjërat do të shkonin shumë më mirë”. Që një kohë të gjatë ka thënë që nuk është faji i bashkësisë ndërkombëtare, por është faji i politikanëve tanë që nuk po dinë të dialogojnë, të negociojnë etj. Që një kohë të gjatë ka thënë që këta politikanë janë të shantazhuar për shkak të korrupsionit, prandaj bëjnë kompromise në kurriz të shtetit.

OK.

Urdhëro, të lutem.

Ky është Richard Grenell-i. Ky tjetri është Pompeo. Kjo është zonja Merkel, sigurisht po e njihni, kurse ky tjetri është Makron-i, presidenti i Francës. Ata atje janë ambasadorët e tyre, që i përfaqësojnë qeveritë e tyre në republikën tonë. Mund t’iu thuash atyre çfarëdo që ke për t’iu thënë. Bindi përse duhet të kemi reciprocitet me Serbinë, por shpejt, të lutem, sepse nuk premton koha. Jo ne, sepse ne e dimë, por ata, që, përveç Kosovës, kanë edhe telashe të tjera, që nga Afganistani, Iraku, Egjipti, ngrohja globale, NATO-ja, rrjeti 5G etj.

Të kesh të drejtë nuk mjafton. Në fakt, në raporte me fuqitë e mëdha, ekziston rreziku i madh që drejtësia të kthehet në mallkim. Kishin – dhe kanë – të drejtë kurdët. Kishin – dhe kanë – të drejtë palestinezët. Por ja që bota është e mbushur me padrejtësi ndaj të drejtëve.

Është mirë që të dimë dhe që të themi se në raportet ndërkombëtare, drejtësia është vetëm njëri përbërës në recetën me dhjetëra ose qindra përbërës të tjerë. Drejtësia nuk është as përbërësi e as argumenti kryesor. Ne e dimë që myslimanët në Burma kanë të drejtë. Kanë të drejtë ujgurët në Kinë, edhe myslimanët në Indi. Mirëpo edhe të parët edhe të dytët po i nënshtrohen gjenocidit, kurse pjesa tjetër e botës thjesht e konstaton një gjë të tillë. Por këto fakte shërbejnë më shumë për statistika në raportet e organizatave që merren më liritë dhe të drejtat e njeriut sesa për ndonjë rëndësi praktike.

Kosova, fatbardhësisht, kishte shpëtuar si qimja prej tëlyenit në fund të shekullit të kaluar. Ka të tillë që e kanë paguar një çmim shumë të lartë për liri. Të gjithë ne, në fakt, duke pas qenë viktima, e kemi paguar një çmim. Mirëpo nëse e kthejmë kokën rrotull, do të shohim se çfarë çmimesh paguajnë të tjerët dhe çfarë po përfitojnë dhe çfarë çmimi paguam ne dhe çfarë përfituam. Dallimi është sikur nata me ditën.

Në dy vjetët e fundit, ne i jemi nënshtruar një terrori sistematik politik. Kryeprotagonistë të tij ishin presidenti Thaçi dhe kryeministri i Shqipërisë, Rama. Të dytë këta kanë defiluar nga një studio në një tjetër. Na kanë trajtuar si idiotë. Kanë thurur plane dhe kanë zhvilluar takime në errësirë të plotë. E kanë ofenduar secilin që nuk ka menduar si ta. Kishin shkuar aq larg sa – si duket – duke i joshur për një marrëveshje të shpejtë dhe të lehtë me Serbinë, kishin arritur ta përçanin një pjesë të aleatëve tonë, posaçërisht amerikanët me gjermanët dhe britanikët në anën tjetër. Rezistenca në krahun tjetër (ku bëja pjesë edhe unë) ishte mjaft e fortë.

Me mosstransparencën e tyre, Rama dhe Thaçi kishin arritur që ta bënin bashkë, kundër vetes, një grup njerëzish, politikanësh dhe gazetarësh, që në rrethana të tjera kurrë nuk do të bëheshin. Me vështirësi të mëdha, jo pa pasoja, Rama dhe Thaçi ishin ndalur.

Zgjedhjet e fundit në Kosovës arritën të prodhojnë një realitet të ri. Ai që mund të konsiderohet si patriariku i opozitarizmit, Albin Kurti, arriti t’i fitojë zgjedhjet. Tash, fjalën e ka ai. Për momentin, të gjithë janë ndalur. Të gjithë sytë janë në drejtimin e tij. Ai që kishte folur për 20 vjet pa u ndalur, tash nuk po flet. Ose po flet dhe nuk po thotë gjë. Ose po thotë, por jo për esencën e problemit. Thjesht, po i shpalos aftësitë e tij retorike, pa ndonjë përfitim konkret për vendin. Po provon që ta injorojë një elefant në mes të dhomës, siç është dialogu me Serbinë, që e ka për synim final arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare me armikun e pavarësisë së Kosovës.

Shumë prej nesh kemi qenë skeptikë që nga fillimi për këtë proces. Spekulimet që ky dialog dhe këto negociata do ta çojnë vendin drejt ndarjes pothuajse askënd nuk e kanë lënë indiferent. Kryeministri i kaluar, z. Ramush Haradinaj, në mënyrë naive e kishte autorizuar Thaçin që të merrej me bisedat me Serbinë, sepse, kishte thënë, ai vetë nuk kishte kohë për shkak të punëve të mëdha brenda vendit. Më vonë e kishe kuptuar se njeriut të gabuar i kishte dhënë fuqi të tepërt. Nuk kemi nevojë që ta ripërsërisim tërë atë që kishte ndodhur pastaj. Ishte shpikur një mekanizëm “ad-hoc”, siç është taksa, për t’i vënë shkopinj karrocës së dialogut. Të gjithë ne e dimë që mënyra se si është vendosur që t’i vihet taksë mallrave serbe ka qenë fëmijërore dhe qesharake. Sa po thu ti? Unë po them 10 për qind. Pak është 10, unë kisha thënë 30. A ta bëjmë bre 100 për qind? Paj tyben, shumë mirë po tingëllon. Hajde pra, përhajr na qoftë, le të bëhet 100 për qind. Kështu që kjo taksë ka mundur të jetë 10, ka mundur të jetë 30 e ka mundur të jetë edhe 2000 për qind. Thjesht do të duhej të ishe i pranishëm në atë dhomë dhe të jepje një propozim. Meqë askush nuk ka pasur statistika konkrete, secili propozim do të mund të kalonte. Mirëpo më vonë e pamë që taksa, ose tarifa, shërbeu për krejtësisht tjetër qëllim. Disave prej nesh vazhdimisht na janë dhënë sinjale – prej miqve ndërombëtarë – që të mos lëshonim pe, sepse rreziku i ndarjes edhe më tutje nuk kishte kaluar. Ja pra, kështu, si një dasëm fshati, kaluan dy vjet. Rrokopujë. Njëri thumbit, tjetri patkoit. Gjatë kohës kur ujërat filluan të qetësohen në skenën tonë politike, kur PAN’i i humbi zgjedhjet, kur ato u fituan prej atyre që deri dje ishin në opozitë, atyre që madje thonin që taksa ishte thjesht një mjet popullist i asaj qeverie, administrata amerikane, e interesuar për ta zgjidhur problemin e Kosovës, nuk kishte qëndruar duarkryq.

(Marrë nga Gazeta Ekspres)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial 12 vjetori i pavaresise se kosoves berat buzhala kosova 12 vjet e pavarur marredheniet kosove shba 12 vjetori i pavaresise se kosoves berat buzhala kosova 12 vjet e pavarur marredheniet kosove shba

Sondazh

Poll
Editorial 16 Shkurt 2020, 17:28

SHBA-BE miq apo armiq?

GJERMANI- Përbrenda kishte kohë që ziente. Por tani krisjet në marrëdhëniet transatlantike kanë dalë në pah më...

Editorial 6 Shkurt 2020, 16:06

Turpi i Gjermanisë

GJERMANI– Para një jave, më 29 janar 2020, Bundestagu gjerman përkujtoi viktimat e Holocaustit. Shkas ishte përvjetori i 75-të i çlirimit të kampit të pë...

Editorial 5 Shkurt 2020, 06:14

KÇK, armiqtë që nuk e shpëtojnë dot Edi Ramën

Një oficere e policisë së shtetit, bionde dhe me zë të ëmbël, u shfaq në një deklaratë për mediat me gjysmën e fytyrës së mbuluar nga një palë syze dielli, për ...

Editorial 3 Shkurt 2020, 18:59

Çfarë e pret kryeministrin Albin Kurti?

Pas 23 vitesh në opozitë, Albin Kurti do të mbajë mbi shpatullat e tij peshën më të madhe politike që pas shpalljes së Pavarësisë. Kryeministrit të ri të Kosovë...

Editorial 2 Shkurt 2020, 14:52

02.02.2020: Dita vendimtare, Dita D

Kushdo që më ka pyetur në këta muajt e fundit se a do të merren vesh LVV’ja dhe LDK’ja, qoftë ai taksist, ambasador i huaj, kalimtar i rastit, president shteti,...

Editorial 1 Shkurt 2020, 08:47

Lot për largimin e Britanisë së Madhe

Emocionet janë një moment i rrallë në selinë e Brukselit. Por këto ditë, kur ndarja me Britaninë e Madhe bëhej gjithnjë e më reale, shumë gjëra ishin ndryshe. U...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë