LIVE UPDATES
Editorial

Një shpresë opozitare nga kështjella e Surrelit

28 Shkurt 2020, 19:15 Nga DOSJA
Një shpresë opozitare nga kështjella e Surrelit

Ishte për gratë seanca e parë e Kongresit të Partisë Socialiste. Gratë u çuan të sulmonin të gjitha gratë që nuk ishin socialiste. Vetëm një grua doli nga hiçi të kritikonte një burrë, Linda Rama.

Nuk e di kujt i vajti mendja të më thërriste”, e nisi bashkëshortja e kryetarit të PS. Në fakt askush nuk e tha kujt i vajti mendja? Si është bërë propozimi? Në cilën strukturë u hodh ideja dhe ku u miratua? A e vendosi kryesia, forumi i Grave, Taulanti Gramozi, apo Edi Rama?

Nga ato që tha Linda dhe më pas vetë Edi Rama, me siguri që vetëm kryetari i PS nuk e ka thirrur, madje ai ndoshta nuk e dinte fare. Se po ta dinte që opozitarja më e madhe e tij do të vinte në Kongres, me siguri do kishte marrë masat.

Ashtu siç i mori me Blushin, kundërshtarin që kërkoi vetëm të zbatohej statuti, ashtu siç i mori me radhë më parë me Petro Koçin, Kastriot Islamin, Marko Bellon etj. derisa i detyroi të largoheshin nga partia.

Ashtu siç di ai të sillet me kundërshtarët. Jo këtë herë.

Me siguri nuk e dinte, se opozitarja më e madhe e tij, ajo që ia mbledh në Surrel, që e lë pa fjalë, do të fliste në Kongres dhe do ia mbyllte gojën.

E vetmja gjë që bëri njësoj si me oponentët e tjerë, ishte që nuk iu përgjigj asnjë kritike të saj, por përkundër sjelljes me ta, e përshkroi Lindën si shpëtimin tonë.

“Po të mos ishte Linda, me këtë opozitë do më dukej vetja njeriu më i madh në botë”, shpjegoi Rama fjalinë “nuk keni parë gjë akoma”.

Me fjalë të varfra, deliri i pafre i liderit global, pushteti i pakufishëm i aspirantit për diktator, arroganca e pafshehur e qeveritarit antipopullor, babëzia e pafund e ortakut të oligarkëve dhe flirtimi i përjetshëm me krimin, pa Lindën do të ishin tashmë jo vetëm pjesë e Kushtetutës sonë, por edhe rregullore e OSBE-së, ku lideri qeveris part-time.

Nuk mbarojnë këtu meritat e Lindës. Sic e tha bashkëshorti i saj, fjala që mbajti në Kongres, ishte jo më pak se programi i Partisë Socialiste për gruan, familjen dhe arsimin. Për këtë arsye ai vetë nuk e pa të arsyeshme të mbante fjalim programor, por të tregonte se si gallata në vilën e patundur nga tërmeti, shpëton vendin nga dalldisja e plotë e Kryeministrit. Jo vetëm Linda, por edhe Zaho i vogël ndikon për këtë, duke mos ia hequr fjalën mamit në favor të babit.

Kjo e bëka Zahon të ngjajë me Gramozin, sipas kryetarit të maxhorancës. Nuk ishte e nevojshme të shtonte se nuk do ta bëjë kryetar Parlamenti. Ai ende nuk e ka mbushur moshën.

Kjo nuk do të thotë se dy të rriturit, që të dy opozitarë si mami, nuk mund të kërcënojnë pozicionin e Gramozit, ose, nëse ai vazhdon të jetë shoku më i ngushtë i Ramës, zënë vendin e Rudinës ose Nimetit që nuk po shkëlqejnë me opozitën parlamentare, as kur marrin leje për të sharë apo akuzuar.

Duke dalë nga Surreli dhe duke hyrë në Pallatin e Kongreseve, situata nuk duket aq keq.

Fytyrat e servilëve që shikonin me merak Edi Ramën, kur gruaja po ia mblidhte dhe pastaj qeshën të lehtësuar kur e kuptuan se kjo ishte një shaka për shqiptarët, nuk kanë asnjë vlerë për vendimmarjen.

Ato janë aty si aktorë të rrugës që i kanë futur për një copë bukë në një film, pa e ditur skenarin, të papërgatitur për mizanskenat e forta, që vetëm Edi Rama di t’i ndërtojë.

Vendimet merren në vilën antisizmike të Surrelit, aty ku njerëz të një familjeje, sipas rrëfimit të Kryeministrit, vendosin fatet e Shqipërisë. Njësoj si atëherë kur një familje në bllok e bënte këtë, me të njëjtin përkushtim. Ah po, ka një ndryshim, në familjen e re, nuk ka homogjenizëm kur bëhet fjalë për mbiemrat.

Një prej tyre ngjan me atë të liderit të opozitës.

(Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial banesa e rames ne surrel edi rama kongresi i ps 2020 linda rama surrel banesa e rames ne surrel edi rama kongresi i ps 2020 linda rama surrel

Sondazh

Poll
Editorial 27 Shkurt 2020, 10:58

Dy fytyrat e faraonit

TIRANË- Historiani romak Salusti komentoi se mënyra se si shtetet krijohen përcakton mënyrën se si ato sundohen. Ky diktat mund të shihet si i vlefshëm edh...

Editorial 18 Shkurt 2020, 16:00

Donacionet, kreditë dhe borxhi

TIRANË- Një pjesë e opinionit publik është e shqetësuar se shuma e madhe e kredive të mobilizuara një ditë më parë në konferencën e donatorëve do të rrisin...

Editorial 16 Shkurt 2020, 17:28

SHBA-BE miq apo armiq?

GJERMANI- Përbrenda kishte kohë që ziente. Por tani krisjet në marrëdhëniet transatlantike kanë dalë në pah më...

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën