Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Një 34-vjeçari i identifikuar si Robert Skara është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi akuzohet për disa vepra penale, një ndër to edhe shkatërrimi i pronës. I riu po qarkullonte me mjetin e tij tip monopatinë në rrugën “Konferenca e Pezës”, kur në një moment K.B., ka rrezikuar që ta përplasë me makinën e tij.
Pikërisht në këtë moment Skara nuk është përmbajtur dhe ka hipur sipër makinës duke i dëmtuar xhamin e makinës. Por nuk është ndalur me aq… Pasi i ka copëtuar xhamin Skara ka goditur me grushta dhe sende të forta K. B, deri në momentin kur në vendngjarje mbërriti Policia, e cila bëri të mundur arrestimin e personit në fjalë. I riu, Robert Skara do të përballet në gjykatë me veprat penale “Shkatërrim i pronës me dashje‘’,’’ Plagosje e lehtë me dashje’’ dhe ‘’Kanosja”.
POSTIMI I PLOTË:
Tiranë
Parandalohet nga shërbimet e Komisariatit Nr.6, përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti.
Goditi një shtetas dhe më pas i dëmtoi mjetin, pas një konflikti të çastit, vihet në pranga 34-vjeçari.
Sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6, pas njoftimit të marrë se në rrugën “Konferenca e Pezës”, tek “Ish Qyteti i Nxënësve” dy shtetas po konfliktoheshin, menjeherë kanë shkuar në vendngjarje.
Sherbimet e Policisë, falë ndërhyrjes në kohë kanë bërë të mundur parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit ku shtetasi R.S, kishte hipur mbi mjetin e shtetasit K.B, të cilin ja kishte thyer dhe po e kërcënonte si dhe po tentonte ta qëllonte me sende të forta, por është vënë në pranga nga Policia.
Gjithashtu, nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi R.S, duke lëvizur me një monopatinë është trembur nga mjeti me drejtues K.B, i cili po lëvizte në të njëjtin drejtim me këtë shtetas. Më pas shtetasi R.S., e ka goditur me grushta si dhe i ka dëmtuar mjetin me sende të forta shtetasit K.B.
Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R.S., 34 vjeç, për veprat penale “Shkatërrim i pronës me dashje‘’,’’ Plagosje e lehtë me dashje’’ dhe ‘’Kanosja” .
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.
(k.m.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
ROSKOVEC– Kryebashkiakja e Roskovecit, Majlida Bufi ka mohuar lajmin se në makinën e institucionit që ajo drejton është gjetur lëndë narkotike. Me anë të ...
KORÇË- Një 40-vjeçar në Korçë, i identifikuar si Klodian Fautllari është arrestuar nga policia pasi ka tentuar të bëjë vetëgjyqësi. I ...
POGRADEC– Dy persona janë arrestuar në Pogradec pasi me anë të kanosjes kishin detyruar një person për t’u dhënë para. Në prangat e Policisë kanë përfunduar G....
Është e denjë për një telenovelë historia e një gruaje në prag divorci me të shoqin që e ka emigrant, e cila u rrah nga i dashuri më i ri në moshë. Ky i fu...
TIRANË– Dy persona nga Elbasani kanë ndërruar jetë nga pandemia e koronavirusit ditën e sotme. Mësohet se dy viktimat, një burrë dhe një grua, ishin ...
SHKODËR- Mesditën e sotme një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pyllin me pisha në Malin e Taraboshit në Shkodër. Mësohet se zjarri po përparon me sh...
TIRANË- Mesditën e sotme ka ndodhur një sherr mes dy personave në zonën e Selitës në Tiranë. Mësohet se gjatë një sherri për motive të dobëta personi me in...
TIRANË- 73-vjeçari Ndue Prenga, i cili plagosi me thikë gruan e tij në shtëpinë e tyre në Kamëz, do të qëndrojë në qeli. Ditën e sotme gjykata e Tir...
TIRANË- Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin “Tuneli”, ku janë arrestuar 2 të rinj, Igli Pojana dhe Rei Gjoshe. Mësohet se të rinjtë akuzohen se shp...