LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Bëmë dashuri, ajo shfrytëzoi një moment dhe…’/ Histori telenovelash në Shqipëri, familja nuk ia donte të dashurën

22 Gusht 2020, 13:40 Nga DOSJA
‘Bëmë dashuri, ajo shfrytëzoi një moment

Është e denjë për një telenovelë historia e një gruaje në prag divorci me të shoqin që e ka emigrant, e cila u rrah nga i dashuri më i ri në moshë. Ky i fundit e ka goditur me atleten që ai e hoqi enkas nga këmba, ndërsa më pas kur e reja është futur në dushin e hotelit ku kishin vajtur për t’u sqaruar, ai e ka goditur edhe me zorrën e dushit.

Policia bën me dije për Gazetën “Si” se sherret mes çiftit nisën nga pakënaqësitë e familjarëve, sepse prindërit e shtetasit I.I. nuk pranonin që djali i tyre të martohej me një grua që po divorcohej për shkak të tij dhe aq më tepër që kishte dhe fëmijë. Në kulmin e debateve, 32-vjeçarja e braktisi të dashurin 28-vjeçar, shtetasin I.I. Por teksa ajo po përpiqej të rregullonte marrëdhënien me bashkëshortin që e ka emigrant, në shenjë hakmarrjeje ish i dashuri postoi në të gjitha llogaritë e tij në Facebook, përfshi edhe në Tik-Tok, video intime dhe foto intime të saj. Sipas burimeve të policisë shtetasi I.I u prangos për dhunë ndaj ish të dashurës dhe marrëdhënie seksuale me të rritura, ndonëse për veprën e fundit ish e dashura “sekrete”, thekson se shkoi në hotel me 28-vjeçarin pas ndarjes për t’u sqaruar përfundimisht dhe t’i lutej që në kujtim të kohëve të bukura, t’i fshinte fotografitë erotike. Burimet e Gazetës “Si” shtojnë se gruaja që ishte kthyer tek e ëma përkohësisht pas sherreve në distancë me të shoqin, nuk dinte asgjë për shpërndarjen e materialeve erotike nga i dashuri, deri ditën kur e ëma ka hyrë në banesë e nervozuar.

E moshuara kishte pirë kafen e mbasdites me komshien që kishte mësuar shpërndarjen e videove dhe e kishte këshilluar që “t’ia mblidhte të bijës” që ndërkohë po shoqërohej me një djalë të ri që e priste gjithnjë pranë shtëpisë. E moshuara tregon në polici: “I thashë do shkoj ta sqaroj unë, por ime bijë e martuar me një djalë që gjendet në Francë këmbënguli: “do shkoj vetë”. “S’kam pasur gjë me të”, tha. “Thjesht më ka ngacmuar”… dhe unë aty u qetësova”. “Më tha që do shkonte t’i lutej për ti hequr fotot nga Tik-Tok, u vonua tre-katër orë. Ajo hyri e shqetësuar në shtëpi, në kofshë kishte shenja atletesh apo këpucësh, ndërsa në shpatull skuqje të forta”, rrëfen më tej e ëma. Sipas burimeve policore, 32-vjeçarja ka pranuar që ishte dhunuar nga i riu që e kishte qejf, menjëherë sapo ajo i kishte fshirë fotot, për përmbajtjen e të cilave e moshuara nuk dinte asgjë.

Sipas burimeve, dy orë më pas 28-vjecari ka trokitur në shtëpinë private të familjes. Përpara i ka dalë e ëma e nevrikosur: “E pyeta pse e rrahe? Mezi e kam rritur. Më tha “nuk e kam rrahur, por bëmë qejf. Unë do ta marr për grua”. Sherri nga hoteli është zhvendosur në shtëpinë e fëmijërisë së 32-vjeçares, teksa e ëma ka kërkuar llogari: “Nëse e do këtë djalin tjetër, merr dhe fëmijët e ik tek ai”. Por e bija është përgjigjur: “Jo nuk e dua më. Jam grua e martuar”.

Situata është rënduar në ditët në vazhdim teksa i riu i befasuar nga deklarata e njeriut të zemrës ka filluar sherret edhe me “kandidaten” për vjehrrë. “Unë e dua dhe do ta marr, po nuk u bë, do ju djeg shtëpinë”, mësohet të ketë paralajmëruar i riu, sipas një burimi që citon pjesë nga dosja e policisë. E gjendur në kushtet ku edhe e moshuara këmbënguli se ishte kërcënuar, policia konfirmon për Gazetën “Si” se ka këqyryr telefonatat e të dyja grave. Ndërkaq suprizë kanë qenë gjithashtu edhe mesazhet e ish-bashkëshortit të 32-vjeçares. Mes shumë mesazesh, ish-bashkëshorti emigrant i dërgon një fotografi personale të dy të dashuruarve dhe e pyet: “Përse na e shkatërrove familjen? Mbaje mend ç’do të të bëj”.

Me shumë mundësi, pohon burimi policor, kjo fotografi është dërguar nga djali xheloz për ish-bashkëshortin e të dashurës. Këto të dhëna janë bërë screenshoot nga oficerët dhe do t’i bashkëngjiten dosjes. Policia thotë se pasi e pyeti gruan nëse do depononte edhe kundër ish-bashkëshortit, ajo ka kundërshtuar. “Jo, ai është burri im, janë gjëra kalimtare dhe që ndodhin”, mësohet të jetë shprehur ajo.

Përpëra se dhunuesi beqar të arrestohej, mësohet se policia për të vërtetuar që dy të rinjtë kishin frekuentuar një hotel në Tiranë, këqyri kamerat e sigurisë dhe mori në pyetje sportelistin që ishte në turn ditën e ngjarjes. Sportelisti A.Ll. rrëfen në polici: “Një djalë i ri po priste në oborr të hotelit, e njoh se e kam klient, punon shofer. Pronotoi dhomën numër 15 dhe po priste. Kur erdhi vajza të dy u ngjitën bashkë. Më telefonoi pak më vonë pasi sipas tij nuk punonte pulti i kondicionerit. U ngjita dhe e rregullova, vajza ishte ulur në krevat. Nuk kam dëgjuar të bërtitura dhe as ndonjë problem”, shton dëshmitari.
Por për policinë, që brenda në hotel ka pasur dhunë, e konfirmon vetë i riu. Megjithatë ai kundërshton që të ketë kryer marrëdhënie pa dëshirën e 32-vjeçares. “Më kërkoi të sqaroheshim dhe e lamë në hotel. Kur bëmë dashuri, ajo shfrytëzoi një moment dhe theu telefonin tim. U nxeha dhe siç isha, e godita, po e rraha edhe me zorrën e dushit. E dua dhe u ndjeva i shfrytëzuar prej saj. Çdo gjë që ndodhi më vonë, ka ndodhur në inat e sipër”, thotë dashnori 28-vjeçar. I riu pretendon se dhunën e ushtroi pasi nga dëmtimi i telefonit kishte humbur kontaktet që kishte në aparat. Gjithsesi, ai ishte qetësuar kur ish e dashura i kishte premtuar: “Sa të shkoj në shtëpi, do të të jap një telefon tjetër”. I dyshuari këmbëngul se pasi ishin ndarë, për këtë shkak kishte dërguar nipin që të merrte telefonin, por aty kishte dalë me thikë në dorë e moshuara. “Kur shkova në shtëpinë e tyre, nëna e ish të dashurës më pyeste se përse e kisha rrahur vajzën. Por kur i thashë që unë e doja dhe që kishim ndenjur bashkë në hotel, ajo mbeti pa fjalë dhe më njoftoi së do të shkonte në polici”, mbyll mbrojtjen i dyshuari që gjendet tashmë në një situatë të ndërlikuar jo vetëm me personat që njeh por edhe me ligjin.

Marrë nga Gazeta “Si”

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dhune ne familje dhune ne familje

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet