Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Sherri për komunizmin/ Tufa i përgjigjet Brahos: Më sulmon si një radio e prishur sovjetike me spinë
14 Prill 2019, 13:29Nga DOSJA
Në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë, deputeti socialist Spartak Braho ka akuzuar pedagogun dhe shkrimtarin Agron Tufa, se po nxin historinë, madje kërcënoi Tufën se do kërkojë shkarkimin e tij.
Drejtori i Institutit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Agron Tufa i është përgjigjur sërish deklaratave të deputetit të PS-së, Spartak Brahos me anë të një postimi në Facebook ku shkruan:
“Është e treta herë, në pak ditë, që Taku-Uturaku më sulmon me intervista, me pyetjet e Xhevdet Shehut. Si duket Taku e ka të pamundur të flasë vetëm, pa ndërmjetësinë e foljes ndihmëse, që quhet Xhevdet Shehu. Imagjinojeni Takun një radio të prishur sovjetike me spinë, ku priza është Xhevdet. Sapo të heqësh spinën e Takut nga Xhevdeti, radioja e prishur staliniste fiket…“- shkruan Tufa në postimin e tij.
Debati mes Tufës dhe Brahos ka nisur pas një deklarate nga deputeti socialist, i cili tha në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë se po nxin historinë. Braho u shpreh se Tufa, me punën e tij tek Instituti i Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, po njollos historinë e luftës Nacional-Çlirimtare dhe heronjtë e saj. Pas përgjigjes së shkrimtarit dje, Braho ka reaguar sërish sot duke thënë se Tufa është një spurdhiak.
Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit (ISKK) u aprovua nga Parlamenti i Shqipërisë me Vendim nr 10242 ne 25 shkurt 2010 si “institut qendror publik i pavarur” dhe ka statusin e personit ligjor. Eshte i financuar me buxhetin e shtetit.
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Ish-gjyqtari që është shkarkuar nga Vettingu, Artan Lazaj, edne është pa punë shprehet kundër vendimit të marrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifiki...
INSTAT ka publikuar një studim ku tregon se si një punonjës në Shqipëri paguhet 2,5 euro në orë, ose rreth 310 lekë të reja.Kjo shifër është 10 herë më e vogël,...
TIRANË– Një ditë pas protestës së opozitës kanë ardhur reagime të shumta nga ana e politikës. Ndërkohë që ish-deputetët Spahia, Salianji dhe kryetari i PD-...
Facebook, WhatsApp dhe Instagram janë jashtë funksionit dhe llogaritë në këto aplikacione janë të pa aksesueshme. Diçka e tillë ndodhi edhe një muaj më p...
TIRANË- Policia e Tiranës ka shoqëruar mbi 61 persona pas protestës së opozitës. Sipas informacioneve nga Policia për Dosja.al mësohet se ata janë identifi...
TIRANË– Ish-deputeti Ervin Salianji ka publikuar një foto në rrjetin social facebook, ku shkruan se janë dy protestues. Sipas Salianjit, Gazi dhe Nes...
Ish-ministri i drejtësisë Ylli Manjani ka komentuar dhe njëherë tjetër protestën e opozitës që u zhvillua një ditë më parë. Në një status në rrjetet sociale në ...
TIRANË- Vëzhduesi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Theo Jacobs, ka reaguar kundër protestës së opozitës. Në një postim në Twitter ai shprehet se ...
TIRANË– Ditën e sotme ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka publikuar video dhe foto nga spitali ku ndodhen të shtruar protestues të lënduar....
TIRANË– Kreu demokrat i qytetit të Kukësit, Arif Rexhamti ka publikuar në rrjetin social në Facebook, ku mes protestuesve të lënduar është edhe një b...