Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Post-protesta/ Basha: Ky është fundi i qeverisë. Lleshaj dhe Gjonaj: Opozita dhunoi institucionet
14 Prill 2019, 12:09Nga DOSJA
TIRANË– Një ditë pas protestës së opozitës kanë ardhur reagime të shumta nga ana e politikës. Ndërkohë që ish-deputetët Spahia, Salianji dhe kryetari i PD-së në Kukës, Aqif Raxhimati kanë postuar foto në rrjetet sociale me protestues të lënduar osë jo.
Nga ana tjetër, policia Bashkiake ka gjbitur Partinë Demokratike me 20 mijë lekë. Në një status në rrjetet sociale Kryebashkaiku Veliaj e quan protestën e opozitës ‘organizim të urinimit publik’.
Në deklarata për shtyp, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dhe ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj kanë akuzuar opozitën për dhunim institucionesh dhe për prishje të qetësisë publike. Theksin dy ministrat e vënë tek policiët e dhunuar.
Ish-ministri Manjani ka bërë thirrje për shpallje të zgjedhjeve, duke u shprehur se qeveria ankohet për 5 policë të gërvishtur.
Ish-kreu i Grupit të LSI, tha se Policia dhe qeveria janë të kriminalizuara dhe kanë arrestuar sot njerëz të pafajshëm. Më tej ai pyet Lleshaj se ku i ka gjetur provat për arrestimin e qytetarëve, që sipas tij nuk ka bërë asgjë.
Policia e Tiranës ka shoqëruar mbi 61 persona pas protestës së opozitës. Sipas informacioneve nga Policia për Dosja.al mësohet se ata janë identifikuar nga pamjet filmike, por nuk dihet ende akuza e saktë që rëndon mbi ta.
“Janë proceduar në gjendje të lirë dhe 23 persona të tjerë. Është proceduar penalisht dhe shtetasi G.B., si organizator i protestës të zhvilluar ditën e djeshme.“, shkruan më tej Policia
Ministjra e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, në një deklaratë për mediat ka reaguar për protestën e opozitës duke thënë se ky tubim ishte i dhunshëm. Sipas Gjonajt është shumë e rëndë që në protestën e opozitës të ketë akte dhune dhe më e rëndë akoma sipas saj është që kjo dhunë të jetë e organizuar nga opozita. Ndër të tjera në deklaratë ministrja u shpreh se nxit organet e drejtësisë që të marrin masat e nevojshme për të gjithë atas që shkaktuan dhunë.
Ish-deputeti Ervin Salianji ka publikuar një foto në rrjetin social facebook, ku shkruan se janë dy protestues. Sipas Salianjit, Gazi dhe Nesheti kanë qëndruar gjithë natën para Drejtorisë së Policisë për miqtë dhe të afërmit e tyre.
Ish-ministri i drejtësisë Ylli Manjani ka komentuar dhe njëherë tjetër protestën e opozitës që u zhvillua një ditë më parë.
Në një status në rrjetet sociale në Facebook, Manjani shkruan se qeveria është alarmuar për 5 policë të gërvishtur dhe sipas tij duhet të shpallë zgjedhjet parlamentare.
Ministri i Punëve të Brendshme, Sandër Leshaj një ditë pas protestës së opozitës ka reaguar me anë të një deklerate për mediat, duke e quajtur atë si të dhunshme. Lleshaj tha se opozita me një mënyrë tinëzare u largua nga Kryeminsitria ku ishte marrë leja dhe shkuan drejt Kuvendit. Po ashtu në deklaratën e tij ai sulmoi opozitën, duke e akzuar atë për dhunë dhe sulme ndaj institucioneve të shtetit dhe për keqpërdorim të himnit kombëtar.
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar pas deklaratës së kreut të Bashkisë Erion Veliajt, se do të gjobisë qytetarin që urinoi tek Kryeministria. Në një reagim plot ironi ka reaguar pas deklaratës së Veliajt, ku shprehej se opozita po gjobitet për të pestën herë me pasi ka kryer kundravajtje penale “Ogranizim i urinimit publik”.
“Edhe velina e bashkise tallet me edvinin. Ja menyra qe ka zgjedhur per ti kujtuar atje ku eshte, se mbreme protestuesit e pshurren…”, shkruan Paloka.
Kryeministri Edi Rama, ka reaguar një ditë pas protestës së opozitës, ku tregon një foto teksa po pastrohet boja në murin e Kryeminisitrisë.
Në reagimin e tij Rama shkruan se ata janë të kundërt me opozitën, pasi ata prishin dhe qeveria ndreq. “Ata prish e ne ndreq, ata ndot e ne pastro, ata klith e ne fito?”, shkruan Rama.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar një ditë pas protestës së 9-të opozitës, duke thënë se ky është fundi i qeverisë. Basha në postimin e tij në rrjetet sociale se nuk do të ketë kompromis me ëndrrën e shqiptarëve që e duan vendin si gjithë Evropa.
Ish-deputeti Bardh Spahia, ka publikuar disa foto të një protestuesi, cili siç shihet ka hematoma dhe shenja dhune në trup. Spahia shkruan se bëhet fjalë për protestuesin Armando Gecaj, 26 vjec, i cili sipas ish-deputetit është mbajtur i lidhur me pranga dhe është dhunuar nga policia.
Kryebashkiaku Erion Velia ka publikuar gjobën që Policia Bashkiake ka vënë kundrejt Partisë Demokratike, një ditë pas organizimit të protestës së 13 prillit.
Në një status në Twitter, Veliaj shkruan se është e pesta herë që Partia Demokratike gjobitet për vandalizëm në protestat e saj.
Një ditë më parë, Opozita zhvilloi protestën e nëntë të saj, ku pati dhe akte dhune. Tubimi zgjati më shumë se katër orë, dhe nisi në orën 18:00 deri në 22:20. Pesë policë mbetën të lënduar dhe sipas PD-së janë plagosur dhe 15 qytetarë përfshirë këtu reporterin Arben Dajçi dhe një gazetare. Po ashtu u qëllua me gurë dhe bojë drejt Kryeministrisë dhe Kuvendit, por u dogj dhe një makinë dhe një kioskë.
Partitë opozitare prej datës 16 shkurt kanë nisur valën e protestave dhe kërkojnë largimin e Edi Ramës si kryeministër. Ata kanë dorëzuar mandaetet e deputetëve dhe kërkojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kërkesa e tyre është “Qeveri tranzitore pa Ramën kryeminsitër”. Nisja e protestave të opozitës ka futur vendin në një krizë institucionale, ku ende nuk ka asnjë hap pas nga të dyja palët.
(f.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Facebook, WhatsApp dhe Instagram janë jashtë funksionit dhe llogaritë në këto aplikacione janë të pa aksesueshme. Diçka e tillë ndodhi edhe një muaj më p...
TIRANË- Policia e Tiranës ka shoqëruar mbi 61 persona pas protestës së opozitës. Sipas informacioneve nga Policia për Dosja.al mësohet se ata janë identifi...
TIRANË– Ish-deputeti Ervin Salianji ka publikuar një foto në rrjetin social facebook, ku shkruan se janë dy protestues. Sipas Salianjit, Gazi dhe Nes...
Ish-ministri i drejtësisë Ylli Manjani ka komentuar dhe njëherë tjetër protestën e opozitës që u zhvillua një ditë më parë. Në një status në rrjetet sociale në ...
TIRANË- Vëzhduesi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Theo Jacobs, ka reaguar kundër protestës së opozitës. Në një postim në Twitter ai shprehet se ...
TIRANË– Ditën e sotme ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka publikuar video dhe foto nga spitali ku ndodhen të shtruar protestues të lënduar....
TIRANË– Kreu demokrat i qytetit të Kukësit, Arif Rexhamti ka publikuar në rrjetin social në Facebook, ku mes protestuesve të lënduar është edhe një b...
FIER– Është gjetur një trup i pajetë në qytetin e Fierit. Ngjarja ka ndodhur pranë morgut të spitalit.Dosja.al mëson se trupi i pajetë është i seksit mashk...
TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm e Partisë Demokratike ka reaguar me anë të një statusi në rrjetet sociale një ditë pas protestës së opozitës. Gazmend Bard...