LIVE UPDATES
Aktualitet

Shfaqen vatra të reja në vend! Si është situata e zjarreve në vend, Llogaraja u shpëton flakëve

9 Gusht 2021, 16:05 Nga DOSJA
Shfaqen vatra të reja në vend! Si është situata e zjarreve

SHQIPËRI– Ministria e Mbrojtjes ka dhënë detaje mbi situatën e zjarreve në vend. Në njoftimin zyrtar, bëhet me dije se disa vatra zjarri vijojnë të jenë shqetësuese ende, pavarësisht punës dhe ndërhyrjes së forcave operacionale në të gjithë territorin e vendit. Rreziku i flakëve në Parkun Kombëtar të Llogarasë është larguar, por puna për fijen e zjarrit vijon ende. Përsa i përket zonës në Kukës, në fshatin Trull, ku rrezikoheshin stane situata është nën kontroll, ku kanë ndërhyrë dhe forcat nga Kosova.

Problematike vijon edhe situata në fshatin Thirrë, në Fan të Mirditës, ku zjarri është aktiv dhe rrezikon të afrohet në lagjen Gështenjë dhe në lagjen Karaq. Në fshatin Munellë si pasojë e erës së fortë zjarri është riaktivizuar dhe po zbret drejt fshatit Domgjon. Vatra aktive është edhe në fshatin Patalej, në Mirditë , ku zjarri vijon në sipërfaqe me shkurre. Vatra të reja janë raportuar edhe në fshatin Shetaj në Ishëm të Durrësit, pa rrezik për banesat si dhe një vatër në zonën Guri i Nikës, pjesë e zonave të Mbrojtura në bashkinë e Pogradecit, e cila po monitorohet nga punonjësit e Agjencisë së zonave të Mbrojtura.

Njoftimi për situatën e zjarreve në vend

Disa vatra zjarri vijojnë të jenë shqetësuese ende, pavarësisht punës dhe ndërhyrjes së forcave operacionale në të gjithë territorin e vendit. Tashmë është larguar rreziku i flakëve në drejtim të Parkut Kombëtar të Llogarasë, por operacioni vijon për të normalizuar situatën. Forcat janë përqendruar në zonën e tunelit të Kalimashit, ku si pasojë e erërave të forta dhe terrenit zjarri është përhapur drejt fshatit Shëmri, ndërsa në vendin e quajtur Qafa e Kumbullës është bërë i mundur izolimi i flakëve. Në fshatin Trull, ku rrezikoheshin stane situata është nën kontroll. Për qetësimin e zjarrit do të bashkëpunohet edhe me forca ndihmë nga Kosova. Problematike vijon edhe situata në fshatin Thirrë, në Fan të Mirditës, ku zjarri është aktiv dhe rrezikon të afrohet në lagjen Gështenjë dhe në lagjen Karaq. Në terren po punojnë forcat e Armatosura, zjarrfikës e të shërbimit pyjor, për të bërë të mundur frenimin e vatrës, e cila duket mjaft e vështirë. Në fshatin Munellë si pasojë e erës së fortë zjarri është riaktivizuar dhe po zbret drejt fshatit Domgjon.
Vatra aktive është edhe në fshatin Patalej, në Mirditë , ku zjarri vijon në sipërfaqe me shkurre.
Situata është drejt përmirësimit në më shumë se gjysmën e sipërfaqes së prekur nga flakët në zonën e Krushovës në Voskopojë, ndërsa po punohen me intensitet në vatrën aktive në Gjonomadh, ku është prekur një sipërfaqe me ah dhe lajthi. Një tjetër vatër është njoftuar në kodrat në afërsi të fshatit Leshnjë, po në Korçë, ku janë djegur rreth 1 ha shkurre, por flakët mbeten larg banesave. Forcat zjarrfikëse po punojnë në mënyrë që të mos preket masivi me pisha. Një vatër zjarri është raportuar në vendin e quajtur Qafa e Tërkuzit në pjesën e Republikës te Malit të Zi, në afërsi të kufirit tonë, e cila po ndiqet me vëmendje. Vatra të reja janë raportuar edhe në fshatin Shetaj në Ishëm të Durrësit, pa rrezik për banesat si dhe një vatër në zonën Guri i Nikës, pjesë e zonave të Mbrojtura në bashkinë e Pogradecit, e cila po monitorohet nga punonjësit e Agjencisë së zonave të Mbrojtura. Tashmë është drejt shuarjes zjarri në fshatin Corrush në Mallakastër, zjarri në fshatin Bogë në Shkodër, është izoluar vatra në Parkun e Tomorrit në Berat. Ndërsa ka një riaktivizim zjarri në Zogas të Skraparit, ku forcat po vijojnë punën për mbajtjen nën kontroll. U shua totalisht vatra e zjarrit në fshatin Lukan në Dibër.
Në fshatin Hajdaraj, në Kavajë u raportua një zjarr në shkurre, i cili nga era mori përmasa të menjëhershme, duke rrezikuar banesat që ndodheshin në fshat. Por u sigurua në kohë evakuimi i banorëve dhe situata është nën kontroll. Në ndjekje është edhe një vatër zjarri e raportuar në një zonë me pemë dushku, në fshatin Fanjë, në bashkinë Prrenjas, e cila ndodhet në terren të vështirë.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ministria e mbrojtjes zjarret ne shqiperi ministria e mbrojtjes zjarret ne shqiperi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj