LIVE UPDATES
Ekonomi

Shifrat e FMN: Shqipëria është ekonomia më pak e kredituar në rajon

17 Nëntor 2020, 06:45 Nga DOSJA

SHQIPËRI– Shqipëria është ekonomia më e nënkredituar në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Të dhënat krahasuese nga Fondi Monetar Ndërkombëtar tregojnë se në fund të vitit të kaluar portofoli i kredisë në Shqipëri ishte sa 32.53% e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB).

Pas disa vitesh radhazi në rënie, kreditimi i ekonomisë shqiptare, në terma realë, shënoi një rritje me 1.16 pikë përqindje vitin e kaluar. Por, stanjacioni disavjeçar i huadhënies, në një kohë që ekonomia rritej me ritme pozitive e ka thelluar hendekun e kreditimit mes Shqipërisë dhe ekonomive fqinje.

Vendi më i afërt me Shqipërinë është Kosova, ku kredia ka një vlerë sa rreth 41% e PBB-së. Ndryshe nga Shqipëria, Kosova ka ndjekur një ecuri pozitive të kreditimit edhe gjatë viteve të krizës. Ekonomia e Kosovës i ndjeu më pak pasojat, falë hapësirave më të mëdha fiskale dhe kontributit të remitancave. Kjo u reflektua edhe në ecurinë e sektorit bankar, që vuajti më pak kredi të këqija dhe ruajti një rritje të huadhënies. Ekonomia me kreditimin më të lartë në rajon është Bosnje-Hercegovina, me një portofol sa 55.69% e PBB-së, e ndjekur nga Mali i Zi me 49.56%, Maqedonia e Veriut me 48.7% dhe Serbia me 44.34%.

Shumica e vendeve të tjera të rajonit nuk vuajtën një rënie të fortë të kredisë ndaj PBB-së, siç ndodhi në rastin e Shqipërisë. Në të gjitha vendet, rënia e kredisë ndaj PBB-së gjatë pesë viteve të fundit ka qenë në intervalin mes një dhe tre pikë përqindje. Në Shqipëri kredia mes vitit 2014 dhe 2018 ra me rreth tetë pikë përqindje ndaj PBB-së.

Në vitin 2015, Banka e Shqipërisë miratoi një rregullore që i detyronte bankat të nxirrnin jashtë bilancit kreditë që ishin klasifikuara si të humbura prej më shumë se tre vjetësh. Qëllimi i këtij vendimi ishte ulja e raportit të kredive me probleme dhe në pesë vjet bankat fshinë rreth 65 miliardë lekë kredi të humbura. Por, paralelisht, fshirjet patën një efekt gërryes edhe në portofolin total të kredisë. Rritja e mirëfilltë e stokut të kredisë për ekonominë rinisi vetëm në vitin 2019.

Sektori bankar shqiptar vuajti sidomos prej një ekspozimi të lartë në segmentin e korporatave. Dështimi i shumë kompanive të mëdha huamarrëse rriti kreditë e këqija, por njëkohësisht edhe ngushtoi bazën potenciale të huamarrësve në këtë segment të tregut. Nga ana tjetër, vetë bankat u treguan shumë më të kujdesshme në ekspozimet e mëdha dhe e zhvendosën fokusin në segmentin retail, me qëllim një shpërndarje më të mirë të rrezikut të kredisë. Por, kreditimi në tregun e klientëve më të vegjël gjeneron shuma mesatarisht më të ulëta dhe rritja e portofolit kërkon më shumë kohë, megjithëse është më e qëndrueshme.

Sipas Bankës së Shqipërisë, në fund të shtatorit portofoli i kredisë për ekonominë arriti në vlerën e 595 miliardë lekëve, në rritje vjetore me 5.1%. Rënia e fortë e PBB-së këtë vit pritet të përmirësojë edhe kredinë në terma realë. Nëse ekonomia do të bjerë me rreth 6%, aq sa parashikon qeveria shqiptare, raporti i kredisë ndaj PBB-së, me shifrat e shtatorit rezulton rreth 37.7%, në rritje me pesë pikë përqindje krahasuar me vitin 2019./E.Shehu

Marrë nga monitor.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi ekonomia ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi ekonomia ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj