LIVE UPDATES
Ekonomi

Bllokimi i llogarive bankare për ortakët dhe administratorët është antikushtetues; I hapet rrugë abuzimeve të skajshme ng

16 Nëntor 2020, 06:08 Nga DOSJA
Bllokimi i llogarive bankare për ortakët dhe administratorët

TIRANË– Ndryshimet në udhëzimin e procedurave tatimore, që sansionojnë urdhrin e bllokimit të llogarive bankare për ortakët, aksionarët apo administratorët e shoqërive në rast mos shlyerje të detyrimeve, konsiderohen antikushtetuese nga përfaqësuesit të studiove ligjore më me zë në Shqipëri.

Aigest Milo, partner ekzekutiv në kompaninë ligjore “KALO& ASSOCIATES” argumenton për Monitor se ndryshimet bien ndesh në ligjin “Për procedurat tatimore” dhe atë “Për shoqëritë tregtare” dhe nga çdo gjykatë ky udhëzim duhet të shpallet i pavlefshëm. Z. Milo paralajmëron se zbatimi i tij jo vetëm që do të rris paditë e bizneset ndaj administratës tatimore, por edhe do t’u sillte dëme të mëdha sipërmarrjeve shqiptare.

Problematika e ndryshimeve në pikën 90.1 të udhëzimit “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë” është paragrafi, ku përcakton bllokimin e llogarive bankare të aksionarit, ortakut dhe administratorit të shoqërisë, e cila është një përsëritje më e zgjatur e problemit që ka ekzistuar edhe më përpara. Pra, paragrafi i përfshirë në këtë udhëzim është i panevojshëm, pasi neni 99 i ligjit “Për procedurat tatimore” përcakton qartazi se kur i kalon përgjegjësia ortakut dhe administratorit, në rast të mos shlyerjes të detyrimeve.

Vendosja e këtij paragrafi në pikën 90.1 të udhëzimit i hap rrugë një abuzimi të tejskajshëm nga organet tatimore. Sigurisht do të jetë më i zbutur, pasi nëse më përpara e çonin automatikisht urdhrin e bllokimit, tani do të presin nëse do të paguhet diçka nga tatimpaguesit apo jo, por abuzimi vazhdon të jetë. Kjo pasi neni 99 i ligjit parashikon qartazi procedurat për kalimin e përgjegjësisë dhe për referencë të çon të ligji “Për shoqëritë tregtare”.

Në nenin 16 të këtij ligji sqarohen rastet se kur i kalon përgjegjësia ortakut dhe administratorit dhe ky është guri themeltar në legjislacionin tregtar shqiptar dhe ndërkombëtar. Parimi i mbrojtjes nga forma e shoqërisë, është bazë për çdo lloj aktiviteti tregtar në të gjithë botën. Prandaj ka shoqëri me përgjegjësi të kufizuar apo shoqëri aksionare që kanë qartazi një personalitet juridik të ndarë nga ortakët. Nuk jemi në rastin e një personi fizik tregtar që ka përgjegjësi të pakufizuar, midis aktivitetit tregtar dhe atij personal. Në rastin konkret nuk mund të transferohet përgjegjësia e shoqërisë te ortakët, dhe aq më tepër te administratori, që është një i punësuar i shoqërisë, me përjashtim të rasteve kur përfshihen skenarët e nenit 16 të ligjit “Për shoqëritë tregtare”.

Ne kemi trajtuar shumë çështje gjyqësore kundër administratës tatimore pikërisht me këtë tematikë, pasi edhe në ato raste kur tatimet shohin që mund të jetë abuzuar me nenin 16, nga ortakët e shoqërisë apo administratori, nuk janë ato që vendosin penalizimet, por duhet t’i drejtohen gjykatës dhe vetëm pas vendimit të formës të prerë u jepet e drejta tatimeve të urdhërojnë bllokimin e llogarive të ortakut dhe administratorit të shoqërisë.

“Personat e përcaktuar sipas pikës 1 (ortakët, aksionarët dhe administratorët) mbajnë përgjegjësi personale ndaj palëve të treta, përfshirë edhe autoriteteve publike (ndryshimi këtu është bërë për administratën tatimore) vetëm nëse shkeljet vërtetohen me vendim të formës të prerë”, përcaktohet qartë në ligj. Edhe vetë ligji “Për procedurat tatimore” referon direkt te neni 16 i ligjit “Për shoqëritë tregtare”. Çdo shtrembërim vjen nga udhëzimi për procedurat tatimore dhe keqinterpretimi që i bën Ministria e Financave këtij ligji. Pra kështu siç është hartuar udhëzimi, është qartas i kundërligjshëm. Çdo gjykatë duhet ta shpallë të pavlefshëm këtë paragraf të udhëzimit, i cili është qartazi në kundërshtim të hapur me legjislacionin shqiptar.”

Nëse udhëzimi nuk shfuqizohet efektet e tij do të jenë të rënda për sipërmarrjen thotë z. Milo nga kompania ligjore “KALO& ASSOCIATES”. “Në praktikë asgjë nuk do të ndryshojë në qasjen e administratës tatimore ndaj këtyre procedurave. Jam i sigurt që organet tatimore do të vazhdojnë bllokimin e llogarive bankare në të njëjtën kohë, si ndaj tatimpaguesit, ortakut, aksionarëve apo administratorit, sepse është më se e qartë se administrata tatimore drejtohet nga praktika të gabuara dhe të mirë vendosura. Pra ky udhëzim do të sjellë situatën që kemi aktualisht, si: problematikë, shkelje të hapura, dhe dëm të madh për ortakët dhe administratorët, që do t’u bllokohen llogaritë bankare dhe nuk mund të bëjnë dot asnjë veprim që nga marrja e pagës, këstet e kredisë etj.”

Z.Milo rekomandon që ky paragraf të saktësohet më shumë nga Ministria e Financave ose nga Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, t’u dërgohet degëve rajonale një letër sqaruese se si zbatohet me korrektësi neni 99 i ligjit “Për Procedurat Tatimore”, ose në rast të kundërt do të kemi raste të shumta gjyqësore, në të cilat do të jenë Gjykatat Administrative ato të cilat do të marrin vendim mbi paligjshmërinë e kësaj pike në udhëzim.

Për ndryshimet e miratuara të njëjtën qasje jep edhe Sokol Nako partner menaxher i kompanisë ligjore “Wolf Thiess”. Zoti Nako thekson se ndryshimet në udhëzim janë antikushtetuese, pasi prekin barazinë midis ortakëve dhe aksionarëve që janë rezident dhe atyre jo rezident, si dhe penalizojnë pa analizuar ortakët dhe aksionarët.

“Pa provuar që çdo ortak apo aksioner që ka rol në administrimin e shoqërisë dhe si pasojë ka sjellë borxhin tatimor, është i padrejtë dhe bie ndesh me parimet kushtetuese. Sepse sjell përgjegjësi objektive (bën përgjegjës një individ që mund të mos ketë faj), dhe jo subjektive. Për më tepër kjo masë mund të sjellë diskriminim midis ortakëve apo aksionarëve që janë rezident në Shqipëri dhe atyre që janë jashtë Shqipërisë. Një masë e tillë nga kjo pikëpamje prek parimin e barazisë të përcaktuar në Kushtetutë.”

Sokol Elmazaj, konsulent ligjor dhe partner në “Boga&Associates” shkruan në një koment në faqen e tij zyrtare në Linkedin se “Qëllimi dhe fokusi për mbledhjen e detyrimeve tatimore brenda kufijve të ligjit është i mirëkuptueshëm. Megjithatë, neni 90 i Udhëzimit kapërcen kufijtë e nenit 99 të Ligjit për Procedurat Tatimore dhe shpërfill nenin 16 të Ligjit për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare, sipas të cilit është gjykata ajo që vendos nëse ortakët/aksionarët dhe/ose administratorët e shoqërisë tregtare kanë kryer ndonjë nga shkeljet e listuara në këtë nen. Fokusi i biznesit është harmonia mes ligjeve dhe zbatimi rigoroz i tyre. Në rastin konkret, kufizimi i përgjegjësisë së ortakëve sipas Ligjit për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare, për Sh.p.k. e Sh.a., një nga parimet bazë të së drejtës tregtare, shuhet në vështrim të Udhëzimit për Procedurat Tatimore”.

Si ka ndryshuar udhëzimi për procedurat tatimore

Në udhëzimin e ndryshuar nga Ministria e Financave, të botuar në Fletoren Zyrtare, përcaktohet se nëse pas zbatimit të masave shtrënguese, duke përfshirë sekuestrimin dhe shitjen e pasurive, subjektet nuk shlyejnë detyrimet, shuma e papaguar i transferohet ortakut, aksionerit dhe administratorit. Mospagimi i detyrimit në kohë, sipas procedurave të ndryshuara nga Ministria e Financave, penalizon ortakun dhe administratorin e kompanisë, të cilëve do t’u bllokohen llogaritë dhe depozitat bankare.

Për sa i përket ndryshimeve të tjera që bëhen në udhëzim, Aigest Milo, nga “KALO& ASSOCIATES” i vlerëson ato pozitive, pasi e mirë detajojnë procedurën që duhet të ndërmarrin organet tatimore, që nga përmbajtja e urdhrit, kujt i dërgohet etj,. Udhëzimi thotë se për rastet kur detyrimi nuk shlyhet plotësisht, urdhri i bllokimit nga administrata tatimore do të jetë i vlefshëm edhe për llogaritë bankare që nuk kanë gjendje lekësh. Risi e ndryshimeve është që urdhrat e bllokimit të llogarive bankare që lëshohen nga Drejtoria Tatimore bankave mund t’u dërgohet me postë ose në rrugë elektronike. Sakaq për rastet kur administrata tatimore lëshon urdhra bllokimi për më shumë se 20 tatimpagues, në të njëjtën ditë, ata duhet të dërgohen në format elektronik.

Ishte Urdhri i bllokimit të llogarive bankare të tatimpaguesit

-Në kuptim të paragrafit 1 të nenit 90 si afat i mospagimit në mënyre vullnetare i detyrimeve tatimore do të merret dita e parë e punës mbas datës së vendosur në njoftimin e bërë nga ana e administratës tatimore sipas paragrafit 1 te nenit 89 te ligjit. Në rast se në ketë datë nga ana e tatimpaguesit nuk është paguar detyrimi tatimor, Drejtori i Drejtorisë Rajonale ose titullari i qeverisjes vendore detyrohet të nxjerrë Urdhër Bllokimin e llogarive bankare dhe te llogarive depozite të tatimpaguesit. Ky Urdhër Bllokimi i dërgohet bankave tek të cilat administrata tatimore ka dijeni se tatimpaguesi, ose administratori apo pronarët e shoqërisë tregtare, kanë llogaritë e tyre, si dhe të gjitha bankave të tjera me seli në Republikën e Shqipërisë.

-Në urdhër përshkruhet identiteti i personit llogaritë e të cilit preken nga dalja e këtij urdhri, shkaku i nxjerrjes së tij, data kur tatimpaguesi duhej ta kishte paguar vetë detyrimin tatimor si dhe shuma të cilën duhet që bankat të bllokojnë (në çdo rast, shuma qe kërkohet te bllokohet nga bankat është shuma me e vogël ndërmjet shumës qe administrata tatimore kërkon të marrë me shumën që rezulton në llogarinë bankare të tatimpaguesit në momentin e nxjerrjes se Urdhër Bllokimit), afatin se kur bankat do të bëjnë kalimin kësaj shume në favor të administratës, si dhe numrin e llogarisë se administratës tatimore në favor të së cilës do të bëhet kalimi i shumës.

-Mbi bazën e Urdhrit te Bllokimit banka menjëherë, brenda të njëjtës ditë pune vepron mbi llogarinë apo depozitën e tatimpaguesit duke ekzekutuar Urdhrin e Bllokimit të organit tatimor dhe duke kaluar nga llogaria apo depozita e tij në llogarinë e organit tatimor përkatës një shumë të barabartë me detyrimin e papaguar tatimor të tatimpaguesit ose të gjithë gjendjen e llogarisë bankare, kur ajo është më e vogël se detyrimi tatimor i papaguar.

-Ekzekutimi i Urdhër Bllokimit bëhet jo më vonë se 5 ditë pune nga data e përfundimit të afatit prej 10 ditësh pune të lëshimit të Urdhër Bllokimit. Në rastin kur gjendja e llogarisë bankare është më e vogël nga detyrimi tatimor i papaguar, banka kalon në llogarinë e organit tatimor të gjithë shumën gjendje në llogarinë e tatimpaguesit dhe llogaria e tatimpaguesit mbetet e bllokuar deri sa të bëhet i mundur kalimi i të gjithë shumës së kërkuar në llogarinë e organit tatimor.

– Në qoftë se tatimpaguesi ka më shumë se një llogari në të njëjtën bankë, banka, mbi bazën e urdhrit të organit tatimor, bllokon llogarinë/llogaritë që kanë shumën e mjaftueshme të detyrimit të papaguar. Me marrjen e Urdhrit të mësipërm nga administrata tatimore, banka, brenda të njëjtës ditë pune në të cilën ka marrë Urdhrin e Bllokimit, bllokon llogarinë apo depozitën e debitorit, në masën e detyrimit të papaguar dhe lajmëron menjëherë debitorin për bllokimin. Banka bën kalimin e shumës ne favor te administratës tatimore brenda 3 ditëve pune bankare nga data e marrjes së Urdhër Bllokimit prej administratës tatimore.

Bëhet Urdhri i bllokimit të llogarive bankare të tatimpaguesit

-Në kuptim të paragrafit 1,të nenit 90,si datë e mospagimit në mënyrë vullnetare të detyrimeve tatimore do të merret dita e parë e punës mbas datës së vendosur në njoftimin e bërë nga ana e administratës tatimore, sipas paragrafit 1,të nenit 89,të ligjit dhe procedurave dhe afateve të parashikuara në paragrafin 3,të nenit 23. Në rast se në këtë datë nga ana e tatimpaguesit nuk është paguar detyrimi tatimor, drejtori i drejtorisë përgjegjëse për mbledhjen e detyrimeve të papaguara apo drejtuesi i njësisë së ngjashme me të, apo titullari i zyrës tatimore të qeverisjes vendore, nxjerr urdhër bllokimin e llogarive bankare dhe të llogarive depozitë të tatimpaguesit, si masë për garantimin e mbledhjes me forcë të detyrimit tatimor. Ky urdhër bllokimi u dërgohet bankave te të cilat administrata tatimore ka dijeni se tatimpaguesi ka llogarinë e tij.

-Urdhri i bllokimit mund të dërgohet me postë ose në rrugë elektronike (në adresat e postës elektronike që administrata tatimore dhe banka i kanë komunikuar njëra-tjetrës zyrtarisht).

-Në rast se administrata tatimore lëshon urdhra bllokimi për më shumë se 20 tatimpagues, në të njëjtën ditë, ata duhet të dërgohen në format elektronik. Në të dyja rastet, çdo urdhër bllokimi duhet të përmbajë të gjitha elementet e përshkruara si më poshtë.

-Në urdhër përshkruhet identiteti i plotë i tatimpaguesit (personit juridik, personit fizik tregtar apo individit), llogaritë e të cilit preken nga dalja e këtij urdhri, që duhet të përmbajë detyrimisht emrin e plotë dhe NIPT-in përkatës të subjekteve tregtare. Urdhri i bllokimit duhet të përmbajë shkakun e nxjerrjes së tij, llojin e detyrimit që po ekzekutohet, datën kur tatimpaguesi duhej ta kishte paguar vetë detyrimin tatimor, si dhe shumën që bankat duhet të bllokojnë (në çdo rast, shuma që kërkohet të bllokohet nga bankat, është shuma më e vogël ndërmjet shumës që administrata tatimore kërkon të marrë me shumën që rezulton në llogarinë bankare të tatimpaguesit në momentin e nxjerrjes së urdhër bllokimit.

-Nëse urdhri i bllokimit nuk përmban elementet e përcaktuara si më sipër dhe banka e ka të pamundur të identifikojë saktë subjektin, ajo nuk vendos masën e bllokimit të llogarive /depozitave, por njofton administratën tatimore në lidhje me mangësitë e konstatuara. Kur urdhri i bllokimit përmban elementet e përcaktuara si më sipër, Banka, brenda ditës së nesërme të punës nga dita e marrjes së urdhrit, bën bllokimin e llogarive/depozitave të tatimpaguesit, deri në shumën e detyrimit tatimor të papaguar dhe brenda 5 ditëve pune nga marrja e urdhrit njofton administratën tatimore për gjendjet e llogarive/depozitave të tatimpaguesit.

-Në qoftë se tatimpaguesi ka më shumë se një llogari në të njëjtën bankë, banka, mbi bazën e urdhrit të organit tatimor, bllokon vetëm llogarinë/llogaritë që kanë shumën e mjaftueshme të detyrimit të papaguar. Informacioni në lidhje me gjendjet e llogarive/depozitave të bllokuara mund të dërgohet nga banka me shkresë zyrtare ose në rrugë elektronike. Gjithashtu, brenda këtij afati banka bën njoftimin e debitorit me shkrim ose në mënyrë elektronike për marrjen e urdhrit të bllokimit.

-Brenda 2 ditëve pune nga marrja dijeni për bllokimin e shumave të caktuara në llogaritë/depozitat bankare, administrata tatimore i dërgon bankës apo bankave të cilat kanë konfirmuar gjendjet në llogari, një urdhër ekzekutimi, i cili duhet të përmbajë shumën që kërkohet të transferohet, si dhe numrat e llogarive. Urdhri i ekzekutimit duhet të jetë i shoqëruar edhe me urdhër pagese ose faturë për arkëtim, ku përcaktohen kodet e llogarive apo barcode-t.

-Transferimi i shumës mbi bazën e urdhrit të ekzekutimit bëhet nga banka jo më vonë se 3 ditë pune nga dita e marrjes së urdhrit. Për kryerjen e këtij veprimi dhe brenda të njëjtit afat, banka njofton administratën tatimore dhe subjektin me shkrim ose në rrugë elektronike.

-Në rast se detyrimi i tatimpaguesit ekzekutohet plotësisht, administrata tatimore dërgon menjëherë një urdhër zhbllokimi në adresë të bankave ku tatimpaguesi është klient. Në rast se detyrimi i tatimpaguesit ekzekutohet pjesërisht, administrata tatimore dërgon një urdhër të ri bllokimi drejtuar bankave, ku tatimpaguesi ka llogari bankare për shumën e detyrimit tatimor të papaguar që rezulton mbas kryerjes së ekzekutimit të pjesshëm.

-Në rast se tatimpaguesi nuk ka gjendje në llogaritë bankare në asnjë nga bankat, llogaritë do të vazhdojnë të mbahen të bllokuara në bazë të urdhër bllokimit, që është lëshuar nga administrata tatimore.

-Në zbatim të nenit 99,të ligjit nr.9920/2008, nëse pas zbatimit ndaj subjektit të gjitha masave shtrënguese për mbledhjen me forcë të detyrimit(duke përfshirë edhe shitjen e pasurisë së sekuestruar),detyrimet tatimore të personit juridik nuk shlyhen plotësisht, administrata tatimore e transferon detyrimin tatimor të mbetur të subjektit tek ortaku, aksionari dhe administratori. Për këtë qëllim, fillimisht administrata tatimore garanton mbledhjen e detyrimit nëpërmjet vendosjes së urdhër bllokimit mbi llogaritë dhe depozitat e ortakëve, aksionarëve dhe administratorëve të subjektit dhe më pas zbaton ndaj tyre masat shtrënguese të mbledhjes me forcë të parashikuara në Ligjin nr.9920/2008. Edhe në këtë rast, urdhër bllokimi si masë preventivuese vendoset sipas procedurave të paragrafit të dytë të kësaj pike.

-Një urdhër bllokimi do të jetë i vlefshëm për një periudhe 12-mujore nga dita e vendosjes së masës së bllokimit të llogarive /depozitave. Me kalimin e këtij afati, llogaritë /depozitat zhbllokohen automatikisht nga banka pa nevojën e ndonjë njoftimi shtesë.

Marrë nga Monitor, Dorina Azo

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi bllokimi i llogarive bankare llogari bankare bllokimi i llogarive bankare llogari bankare

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje