LIVE UPDATES
Ekonomi

100 euro për të mësuar nëse je i infektuar? Qeveria të vendosë çmim tavan për tamponin, ose të jenë falas

15 Nëntor 2020, 14:12 Nga DOSJA
100 euro për të mësuar nëse je i infektuar? Qeveria të

Më herët vaksina e gripit do të konsiderohej si e përqendruar në një kompani të vetme dhe do të akuzohej nga Autoriteti i Konkurrencës për thyerje të ligjit të Konkurrencës.

Aktualisht Autoriteti po kryen hetim të thelluar në këtë treg. Më herët Autoriteti hetoi tregun e produkteve paramjekësore për çmimin e shtrenjtë si maska e dezinfektantë duke marrë masat përkatëse sipas ligjit.

Por, aktualisht, edhe pse situata me COVID-19 është agravuar në Shqipëri, shumë syresh nuk arrijnë të bëjnë dot tamponin në shtet, e në privat nuk kanë fuqi financiare sepse kushton 12 mijë lekë, çmim i njëjtë në të gjitha klinikat e licencuara për këtë qëllim. Edhe pse mediet e kanë ngritur si shqetësim duke marrë dëshmitë e njerëzve që e kanë hequr mbi kurriz, që shenjon një indicie sipas ligjit për ngritjen e një hetimi paraprak, Autoriteti i Konkurrencës nuk ka ndërmarrë asnjë veprim konkret deri më tani.

Por a ka të drejtë shteti/qeveria që në situata të jashtëzakonshme si kjo e pandemisë që po përjetojmë të vendosë një çmim tavan për produkte me rëndësi si tamponi apo medikamente në lidhje me kurimin e tij?

Eksperti në fushën e ekonomisë, Zef Preçi, thotë se është përgjegjësi e qeverisë dhe rregullatorit të ndërhyjë për çmimin.

“Në analogji me rregullimin financiar të medikamenteve mjekësore te të cilat rregullatori përkatës (qeveria nëpërmjet entit përkatës) lejon një normë të caktuar fitimi dhe brenda kësaj norme ofruesit e këtyre medikamenteve mund të konkurrojnë vetëm duke e ulur fitimin e tyre, duhej rregulluar edhe çmimin stratosferik i testeve të COVID-19. Më konkretisht, në kushtet e situatës kur tregu i Shëndetit nuk funksionon, por gjithçka mbulohet nga xhepat e popullsisë, liberalizimi i ofrimit të këtyre testeve nga operatorët ekonomikë privatë tingëllon si favor korruptiv që mundëson zhvatjen e konsumatorit, kuptohet me ndihmën e qeverisë”– thotë për gazetën “Si” Preçi.

Ai thekson se tamponët janë në duart e disa kompanive oligopolistike. Preçi gjykon se duhet të ketë vullnet qeveria që të vendosë tavan ose ti japë falas tamponët në këtë kohë pandemie, sepse tamponët që janë në grupin e produkteve mjekësore licencsohen nga shteti.

“Thënë këtë ato duhet të kenë standarte, sa të sigurt janë, skadenca dhe çmimi. Edhe sikur të mos kishin çmim tavan dhe të hidheshin në treg me kushtet e tregut, nësë do të ofronin shumë kompani, çmimi do të ishte konkurues i ulët, jo më i lartë se ç’shitet në vendet e tjera. Këtu nuk mbrohet konsumatori. Kemi arritur në një situatë ku mbrojtësi i vetëm i konsumatorit është Ilir Meta me ligjin për metrologjinë”- shprehet eksperti Preçi.

Më herët, doktori epidemiolog, Erion Dasho, do të shprehej se “Çmimi rreth 100 Euro i testit është goxha i lartë. Megjithatë, kompanitë që e ofrojnë në treg duhet të bëjnë transparentë markën e testit”.

Kompanitë private që ofrojnë testin e COVID-19 që janë licencuar më 10 gusht nga Ministria e Shëndetësisë janë Spitali Amerikan dhe Laboratori Itermedica. Të dy kompanitë e licencuara kanë vendosur të njëjtin çmim, 120 mijë lekë, më të lartin në rajon.

Në vendet e rajonit çmimi i tamponit kushton nga 20-70 euro. Në Europë, në Francë, kostoja e tamponit është 27 Euro dhe rimburoshet 100 % nga shteti. Ne Itali, tek laboratoret private, kushton 40 Euro. Në Maqedoni shteti i mbulon të gjitha nevojat për këtë analizë, por kush dëshiron e bën edhe tek privati. Kushton 40-50 Euro dhe përgjigja del për 24 orë.

Në Turqi, medikamentet për mjekimin e virusit janë falas. U dërgohen në shtëpi edhe pacientëve që trajtohen në kushtet e shtëpisë.

Marrë nga Gazeta Si

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale koronavirusi ne shqiperi tamponi i covid koronavirusi ne shqiperi tamponi i covid

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet