LIVE UPDATES
Aktualitet

Shkarkimi i Elton Debreshit/ Minatorët thirrje Samir Manes: Mos ndërhy në veprimtaritë e sindikatës

25 Nëntor 2019, 10:52 Nga DOSJA
Shkarkimi i Elton Debreshit/ Minatorët thirrje Samir Manes: Mos ndërhy

BULQIZË– Minatorët e kompanisë Albchrome në Buqizë, në pronësi të biznesmenit Samir Mane, ditën e sotme bojkotuan punën në shenjë proteste për shkarkimin nga puna të kreut të sindiaktës së minatorëve, Elton Debreshi.

Theksojmë se Debreshi u zgjodh kryetari i Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës, vetëm pak ditë pas krijimit të saj, ndërsa disa prej themeluesve u thirrën nga kompania në Tiranë me arsyetimin “për të shmangur raste të thyerjes së etikës dhe disiplinës në vendin e punës”.

Nëpërmjet një deklarate ata i kanë bërë thirrje kompanisë Albchrome që të ndalojë ndërhyrjet në veprimtaritë e sindikatës, më konkretisht:

-Të anulojë vendimin e saj të paligjshëm të zgjidhjes së kontratës së punës me Kryetarin e Sindikatës, Elton Debreshin.
– Të realizojë rikthimin e menjëhershëm të tij në vendin e punës.
-Të ndalojë sa më parë veprimtarinë e ndërhyrjes në aktivitetin e kësaj Sindikate, që po vazhdon edhe me thirrjen në takime të ngjashme në Tiranë të dy anëtarëve të Këshillit Sindikal, përkatësisht Z. Behar Gjimi dhe Z. Beqir Duriçi.

Deklarata e plotë:

THIRRJE KOMPANISË ALBCHROME QË TË NDALOJË NDËRHYRJEN NË VEPRIMTARINË E SINDIKATËS SË MINATORËVE TË BASHKUAR TË BULQIZËS

Siç jeni në dijeni, Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës është themeluar dhe njohur nga Gjykata më datë 15 Tetor 2019. Në 17 Nëntor 2019, në qendër të Bulqizës u organizua edhe shpallja e kësaj Sindikate.

Vetëm pesë ditë pas shpalljes së Sindikatës, kompania Albchrome thirri për takim Kryetarin e Sindikatës, Elton Debreshin, me qëllim diskutimin e etikës në vendin e punës dhe mungesave të konsideruara nga shoqëria si të pajustifikuara. Takimi u mbajt në datën 19.11.2019 në zyrat e Albchrome në Tiranë. Nga përmbajtja e takimit dhe nga sjellja e përfaqësuesve të Albchrome u duk qartazi se ky takim nuk kishte të bënte aspak me problemet konkrete në vendin e punës, por shërbente për të ushtruar presion ndaj meje si Kryetar i Sindikatës. Kjo për një sërë rrethanash:

– Nuk kishte asnjë arsye që takimi të mbahej në zyrat e kompanisë në Tiranë. Albchrome ka në Bulqizë drejtuesit dhe administratën e saj vendore. Diskutimi i problemeve rutinë të punës duhet të ndodhte në Bulqizë. Thirrja në zyrat e Albchrome në Tiranë është haptazi një mjet diskriminues dhe presion.

– Përfaqësuesit e kompanisë gjatë takimit ngritën pretendime në lidhje me mungesat e muajve Korrik, Gusht dhe Shtator. Në asnjë nga këta muaj, Albchrome nuk e ka ngritur këtë shqetësim nëpërmjet ndonjë njoftimi me shkrim. Këto shqetësime, lindën dhe u ngritën vetëm pesë ditë pas shpalljes së Sindikatës. Pra, pretendimet në lidhje me mungesat e muajve Korrik, Gusht dhe Shtator, janë haptazi një mjet diskriminues presioni ndaj Kryetarit të Sindikatës.

Gjatë takimit në Tiranë, Kryetari i Sindikatës ka dhënë shpjegimet në lidhje me mungesat si dhe ka paraqitur kopje të raportit të nënshkruar edhe nga vetë mjeku i kompanisë për muajin Shtator 2019. Megjithatë në procesverbalin e mbajtur nga punonjësit e shoqërisë Albchrome u shkrua e kundërta e deklaratave të dhëna dhe qëllimisht nuk u pranua që procesverbali të saktësohej. Ky fakt dëshmon se procesverbali i takimit është mbajtur me keqbesim nga ana e kompanisë Albchrome.

Asnjë nga pretendimet e ngritura gjatë takimit nuk përbën shkak për zgjidhjen e menjëhershme të marrëdhënieve të punës, as sipas Kodit të Punës dhe as sipas kontratës së punës. Kjo është veçanërisht e vërtetë duke pasur parasysh faktin se mungesat e pretenduara prej kësaj shoqërie janë të justifikuara me anë të raporteve të dorëzuara tek dega e Albchrome në Bulqizë.

E vetmja arsye për zgjidhjen e kontratës së punës me efekte të menjëhershme është themelimi dhe regjistrimi i Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës dhe zgjedhja e Elton Debreshit si Kryetar i kësaj sindikate.

Si rrjedhojë, zgjidhja e kontratës së punës është e paligjshme, është e pavlefshme dhe është një akt ndërhyrjeje në funksionimin e Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës, nëpërmjet veprimeve diskriminuese kundër Kryetarit të Sindikatës.

Për të gjitha arsyet e mësipërme, Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës i bën thirrje kompanisë Albchrome:

Vazhdimi i kësaj strategjie penguese ndaj organizimit sindikal, e bën kompaninë Albchrome jo vetëm një kompani që vepron me arrogancë dhe paligjshmëri flagrante, por edhe subjekt të gjobave të parashikuara nga Kodi i Punës, si dhe masave të tjera administrative dhe gjyqësore të parashikuara nga ligjet shqiptare.

Në rast të kundërt, nëse kërkesat tona nuk merren parasysh, përveç rrugës ligjore, do të përshkallëzojmë veprimet tona në përputhje me hapësirat që na jep ligji.

Minatorët e bashkuar, kanë për të fituar!

– Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës
Bulqizë, 25 nëntor 2019

Pak ditë më parë Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës denoncoi se   pas themelimit të saj,  kompania e biznesmenit më të pasur në Shqipëri, Samir Mane, ka shkarkuar kryetarin e kësaj sindikate nga kompania “AlbChrome”.  Sipas sindikatës, shkarkimi i Debreshit është i paligjshëm dhe i padrejtë dhe  se ky akt është hakmarrje nga ana e kompanisë, pas krijimit të sindikatës që ka në fokus mbrojtjen e minatorëve dhe përfaqësimin e drejtë të tyre. Në një intervistë për Dosja.al Debreshi rrëfeu klimën, kushtet, abuzimet dhe situatën e krijuar në kompaninë e njeriut më të pasur në Shqipëri, Samir Mane, “Albchrome”.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet minatorët në grevë saimir mane shkarkohet elton debreshi sindikata e minatoreve ne bulqize minatorët në grevë saimir mane shkarkohet elton debreshi sindikata e minatoreve ne bulqize

Sondazh

Poll
Aktualitet 25 Nëntor 2019, 08:56

Tiranë- Një ditë pasi u arrestua për akuzat e “shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “prostitucion” është zbardhur dëshmia e Hermez Nikajt para Policisë.  Zpgu i ...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj