Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
Shkarkimi i Metës/ Komisioni i Venecias në Tiranë, takim me Ballën, Ruçin dhe demokratët (AXHENDA)
10 Shtator 2019, 06:14Nga DOSJA
TIRANË- Delegacioni i Komisionit të Venecias ndodhet sot në Tiranë, ku po zhvillon takime me zyrtarët e lartë në vend për çështjen e shkarkimit të Presidentit Ilir Meta.
Kaarlo Tuori është kryetari, ndërsa Grainne Mcmorrow, Schnutz Rudolf Durr dhe Thomas Market janë anëtarët e Komisionit të Venecias.
Pas takimit me delegacionin, Oerd Bylykbashi ka deklaruar se çështja e shkarkimit të Metës është një lojë e turpshme e qeverisë.
Pas Bylykbashit edhe kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ka zhvilluar një takim me delegatët e Venecias, ku ka shprehur mirënjohje për bashkëpunimin e shpejtë konstruktiv e cilësor.
“Opinionet e Venecias janë kontribut për jurispredencën shqiptare. Mirënjohje për bashkëpunimin e shpejtë konstruktiv e cilësor. Makismalisht të angazhuar për funksionalitetin e Kushtetutës”, u shpreh Ruçi.
Delegacioni, pritet të takohet edhe me kreun e grupit Parlamentar të PS Taulant Ballën, Kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës , Hajdari, Musai, Alimadhi.
AXHENDA:
Kalendari i takimeve të ditës së sotme , e martë 10 shtator, me delegacionin e Komisionit të Venecias, është si më poshtë:
Ora 9:00-9:55: Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, z. Taulant Balla dhe deputetë anëtarë të Grupit. (Salla e Komisionit për Veprimtarinë Prodhuese, kati II)
Ora 10:00 – 10:55: Kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës , znj. Rudina Hajdari, z. Nimet Musai, z. Adriatik Alimadhi dhe deputetë anëtarë të grupeve. (Salla e Komisionit për Veprimtarinë Prodhuese, kati II)
Ora 11:00-11:55: Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi (Salla e pritjes në Kryesinë e Kuvendit).
Presidenti Ilir Meta dha llogari dje për mbi 2 orë në Komisionin Hetimor në Kryesinë e Kuvendit. Meta arsyetoi se i anuloi zgjedhjet pasi kishte informacione se Kuvendi do të digjej më 8 qershor. Një arsye tjetër e tij ishte edhe se shqiptarët nuk kishin të drejtën e zgjedhjeve pasi kishte vetëm nga një kandidat në garë. Socialistët u panë të ç’tensionuar në bisedën e tyre me kreun e shtetit. Nuk munguan edhe falënderimet e njëpasnjëshme të Ulsi Manjës për presidentin. Vetë demokratët deklaruan për Dosja.al se nuk kanë qenë në dijeni informacionit për djegien e Kuvendit.
(J.V/ A.M/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Tiranë- Jamarbër Malltezi nëpërmjet një postimi në Facebook ka publikuar sipas tij, emrat dhe pozicionet e punës të njerëzve të Ulsiut Manjës.Në listë përmen...
Tiranë- Gazetari Andi Bejtja ka deklaruar se paraqitja e Presidentit Ilir Meta në Komisionin Hetimor, për shkarkimin e tij tregon se palët po shikojnë për një z...
Tiranë- Në mbledhjen e djeshme të Komisionit Hetimor, Presidenti Ilir Meta dëshmoi se më 7 qershor e kanë informuar, se në protestën e opozitës, të 8 qershorit ...
TIRANË– Kjo e hënë nisi vrullshëm në aspektin politik, pasi Presidenti Ilir Meta doli përpara Komisionit Hetimor, të ngritur për shkarkimin e tij. P...
TIRANË- Deputeti i opozitës së re, Halit Valteri, ka treguar disa nga prapaskenat e Komisonit Hetimor Parlamentar për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. N...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, ka zbuluar bisedat që ka zhvilluar me Presidentin Ilir Meta në takimet që kanë patur para zgjedhjev...
TIRANË– Ish-deputetja e PD-së, Grida Duma ka foluir rreth deklaratës së Presdientit Ilir Meta në lidhje me informacionin e fshehtë se më datë 8 qershor do ...
TIRANË- Neritan Ceka, ka qenë sot i ftuar në emisionin “Open” në Top Channel ku ka folur për Komisionin Hetimor Parlamentar për shkarkimin e Presidentit Il...
TIRANË– Koordinatori i caktuar nga Basha për Qarkun e Gjirokastrës, Ervin Salianji sqaron se një pjesë e zërave më kritikë të demokratëve vijojnë të ...
TIRANË- Pas konstituimit të të gjithë këshillave bashkiakë, me kërkesë të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, si bashkia më e madhe e Qarkut, u...