LIVE UPDATES
Politike

Konstituohet Këshilli i Qarkut të Tiranës, Aldrin Dalipi zgjidhet kryetar

9 Shtator 2019, 18:07 Nga DOSJA
Konstituohet Këshilli i Qarkut të Tiranës, Aldrin Dalipi zgjidhet

TIRANË- Pas konstituimit të të gjithë këshillave bashkiakë, me kërkesë të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, si bashkia më e madhe e Qarkut, u zhvillua sot mbledhja e parë e Këshillit të Qarkut Tiranë. Pas verifikimit të mandateve, këshilltarët votuan për zgjedhjen e kryetarit dhe zëvendëskryetarit të Qarkut. Në mënyrë unanime, këshilltarët i dhanë mbështetjen për një mandat të dytë si kryetar i Qarkut, Aldrin Dalipit, ndërsa zv.kryetare u zgjodh Nertila Ndreu, që vjen për herë të parë si përfaqësuese e Bashkisë Kamzë. Gjithashtu, u zgjodh edhe kryesia e qarkut me përfaqësues të bashkive të Tiranës, Vorës, Kavajës dhe Rrogozhinës.

Teksa uroi të zgjedhurit për detyrën e re, kryebashkiaku Veliaj shprehu bindjen se falë vullnetit dhe bashkëpunimit edhe nga bashkitë fqinje, katër vitet e ardhshme do të jenë histori suksesi. “Për mua që kam qenë i rrethuar nga qytete me bashki jo detyrimisht më bashkëpunueset, është realisht një kënaqësi të shoh se si ku ka vullnet, ka transformim. Ajo që kam parë në Kamëz dhe Vorë, që janë dy bashkitë më imediate, më ka bërë të ndihem shumë mirë për faktin se në qarkun e ardhshëm do të kemi realisht disa histori suksesi, jo vetëm Tirana si bashki, por edhe bashkitë e tjera në qarkun tonë”, tha Veliaj.

Duke nënvizuar se Tirana dhe Qarku i Tiranës është një motor për zhvillimin e Shqipërisë, Veliaj tha se kjo është një mundësi fantastike për të filluar me energji të reja. “Ata që mendojnë se kryetarët e bashkive janë thjesht drejtues komunaleje, besoj se është bindur për fuqinë ekonomike të bashkive, jo vetëm si shpenzuesi numër dy më i madh në territor pas Qeverisë dhe si punëdhënësi i parë në atë bashki, krahasuar me çdo privat tjetër, por edhe si stimuluesi kryesor i aktivitetit ekonomik të qytetit. Është një mundësi fantastike për të filluar me energji të reja”, tha ai.

Falë edhe drejtimit të ri të bashkive fqinje, shumë prej çështjeve me interes të përbashkët, sikurse çështja e ujit të pijshëm, kanë filluar të marrin zgjidhje. “Ujësjellës-Kanalizimet e Tiranës nuk e bëjnë dot ndarjen e financave dhe të sistemit të tyre të menaxhimit kur bashkitë nuk janë bashkëpunuese. Fakti që sot në Kamëz dhe në Vorë kemi drejtues të rinj, menjëherë çështjen e ujit të pijshëm, që është një nga çështjet më sensitive për qytetarët tanë, e kanë vënë në vijë dhe në zgjidhje; besoj se është një lajm shumë i mirë”, deklaroi Veliaj.

Kryebashkiaku shprehu domosdoshmërinë që qarku të marrë një rol të ri, si në aspektin ekonomik, ashtu edhe në atë të ofrimit të shërbimeve për qytetarët. Veliaj propozoi që shumë prej shërbimeve të rikonceptohen dhe aty ku është e mundur të ofrohen shërbime të përbashkëta. “Qarku duhet të marrë një rol të ri; për disa çështje që përfshijnë më shumë se një, dy, tre bashki, qarku ka atributet e ndërmjetësit dhe të jetë një rregullator, apo të jetë ai që na vendos proporcionet në kontribute kur vjen puna për rrugët që na lidhin me njëri-tjetrin, për ura, apo për ndërmarrje të përbashkëta”, tha Veliaj. 

Në fjalën e tij, si Kryetar i sapozgjedhur i Qarkut, Aldrin Dalipi tha se fokusi do të jetë inkurajimi i zhvillimit rajonal dhe nismave të përbashkëta mes bashkive. “Qarku i Tiranës ka një potencial të jashtëzakonshëm zhvillimi, mban një peshë të rëndësishme të ekonomisë së vendit, të turizmit, agroturizmit, agrikulturës etj. Është e rëndësishme që të inkurajohen hapat për hapjen e tregjeve të përbashkëta, sipas standardeve më të mira, rritjen e cilësisë së shërbimeve në nivel vendor dhe mundësimin e formimit në këto fusha për të rinjtë. Eksperienca e rajoneve europiane dhe në veçanti atyre në zonën e bregdetit Adriatik janë të vlefshme për t’u aplikuar përmes projekteve të përbashkëta”, deklaroi Dalipi.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arlind dalipi erion veliaj keshilli i qarkut tiranë arlind dalipi erion veliaj keshilli i qarkut tiranë

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen