Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Deputeti i opozitës në Parlament, Halit Valteri, gjatë intervistës në emisionin “Top Talk” në Top Channel la të nënkuptohej për ekzistencën e një skenari manipulativ për largimin e Rudina Hajdari si kryetare e Grupit Parlamentar Demokrat.
Valteri tha se për këtë skenar janë angazhuar forca politike jashtë Parlamentit dhe faktorë të tjerë që do t’i bëjë publikë gjatë seancës plenare të së enjtes në Parlament.
“Zonja Hajdari është kryetare e grupit parlamentar demokrat. Kanë ndodhur një sërë sulmesh dhe një stuhi në opozitën në Parlament. Grupe të caktuara jashtë Parlamentit, të cilat për të bllokuar reformën zgjedhore dhe reformën në drejtësi që janë dy hapat ekzistenciale tona, kanë tentuar të largojnë zonjën Hajdari dhe të marrin frenat e opozitës shqiptare”, tha deputeti Valteri.
Halit Valteri tregoi edhe se çfarë ndodhi në mbledhjen që tashmë është kthyer në “mollë sherri” brenda këtij grupi parlamentar.
“Është bërë një mbledhje grupi që nuk ka patur në rend dite shkarkimin e Hajdarit. Në atë grup kanë filluar të diskutohen çështje të ndryshme dhe rrjedhimit u vu në dyshim pozicioni i zonjës Hajdari. Disa deputetë pretendonin se Hajdari është e ngarkuar pasi mban pesë detyra. Hajdari kërkoi një javë kohë për të reflektuar”, u shpreh ai.
Valteri akuzoi direkt Partinë Demokratike se qëndron pas puçit, siç ai e quajti, ndaj Grupit Parlamentar Demokrat. Madje, deputeti ngriti dyshime se një prej kolegëve të tij koordinohet me “faktorë të jashtëm”, për të dobësuar grupin parlamentar.
“Ky puç është organizuar nga Partia Demokratike sepse ndodhi fill pas 5 kërkesave që Partia Demokratike kishte për reformën zgjedhore dhe një nga këto kërkesat ishte anashkilimi i Komisionit për Reformën Zgjedhore. Një nga tre deputetët ka patur qëndrime të ndryshme nga grupi dhe nga vendimet që kemi marrë më parë. Janë njerëz që përdoren nga PD dhe faktorë të jashtëm. Janë edhe njerëz që financohen nga njerëzit e drejtësisë, të cilët përdorin karriget e opozitës për t’u mbrojtur. Një nga deklaratat e zotit Korab Lita ishte pse kemi denoncuar në Prokurori koncesionet PPP”, tha Valteri.
Sipas Valterit, nëse Korab Lita nuk do të ishte nxituar, mund të ishte zgjedhur në krye të grupit parlamentar edhe më mbështetjen e deputetëve të tjerë.
Marrë nga Top Channel
(a.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
BRUKSEL– Pas dy ditësh në Këshillin e Europës do të mblidhen liderat e 28 vendeve pjesëtare të BE-së, të cilën do të vendosin lidhur me çeljen e ne...
MAQEDONI E VERIUT- “Nëse liderët e BE-së marrin një vendim negativ për fillimin e negociatave, qeveria e Maqedonisë së Veriut do të jetë e vdekur”. Kështu, ka d...
TIRANË- Kryetari i Këshillit Bashkiak të Durrësit, njëherësh dhe drejtor i Hekurudhave, Ani Dyrmishi, ka reaguar në një lidhje telefonike për “News24”, men...
TIRANË- Ambasadori i Britanisë së Madhe, Duncan Norman teksa ka komentuar çështjen e negociatave me BE, ka siguruar mbështetjen për Shqipërinë. Nor...
TIRANË- Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka reaguar lidhur me super-operacionin policor të zhvilluar sot në qytetin e Vlorës, ku u arrestua personi i ...
KE- Presidenti i Partisë së Socialistëve Europian, Sergei Stanishev i ka dërguar sot një letër Presidentit të Këshillit Europian Donald Tusk, të cilit i kërkon ...
TIRANË– Tesilvan (Tesi) Basho, anëtar i bandës së Llanajve në Vlorë është vënë në prangat e policisë pas më shumë se tre viteve arrati. Bashkë me Tesin, u ...
TIRANË– Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, në një konferencë për mediat , ka reaguar sërish në lidhje me vendimin e Komisionit të Venecias për...
Tiranë- Kryeministri Edi Rama folur në një komunikim në Facebook para nisjes në Bruskel, në lidhje me qëndrimin e të huajve për çështjen e negociatave. A...
Tiranë- Mëngjesin e sotëm Rudina Hajdari deklaroi se shkarkimi i saj si kryetare e Grupit të opozitës parlamentare ishte e organizuar nga kreu i PD-së Lulzim B...