LIVE UPDATES
Politike

Negociatat/ Presidenti i PSE letër Donald Tusk: Të nisin bisedimet për anëtarësimin e Shqipërisë, jo ringjallje e naciona

16 Tetor 2019, 13:44 Nga DOSJA
Negociatat/ Presidenti i PSE letër Donald Tusk: Të nisin bisedimet

KE- Presidenti i Partisë së Socialistëve Europian, Sergei Stanishev i ka dërguar sot një letër Presidentit të Këshillit Europian Donald Tusk, të cilit i kërkon që të nisin bisedimet për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë  së Veriut.

Letra është publikuar nga kryetari i Grupit të PS-ë, Taulant Balla dhe në të theksohet se duhet mbështetur Shqipëria në procesin e integrimit.

Letra e plotë

Bruksel, 16 Tetor 2019

I nderuar President,

Diskutimet e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme më 15 tetor 2019 për Zgjerimin përfunduan, për fat të keq, me një dështim në arritjen e një marrëveshje unanime të Ministrave për hapjen e negociatave të pranimit në BE me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Ndërkohë që është prerogativë e juaj si President i Këshillit Evropian për të përcaktuar axhendën e këtyre Samiteve, në emër të familjes progresive evropiane, ju lutem më lejoni që t’ju inkurajoj fuqimisht që të vendosni temën e Zgjerimit në axhendën e mbledhjes së ardhshme të Këshillit Evropian.

Unë besoj se nuk është as e domosdoshme të ritheksojmë madhësinë dhe rëndësinë strategjike të çështjes për BE-në, e as të përmendim argumentet e shumta të bëra tashmë në prag të këtij takimi vendimtar të Këshillit. Unë i vlerësoj përpjekjet dhe angazhimet tuaja personale për këtë çështje deri më tani.

Sidoqoftë, ju lutem më lejoni të insistoj në nevojën për një përpjekje përfundimtare – një shans të fundit për të gjetur marrëveshje midis të gjithë lidërve evropianë për këtë çështje. Duke pasur parasysh rëndësinë e tij për interesat strategjikë, ekonomikë dhe të sigurisë së BE-së, ne besojmë se Krerëve të Shteteve ose Qeverive tona duhet të paraqiten me mundësinë për të diskutuar më tej çështjen personalisht.

Partitë e Socialistëve Evropianë (PSE), përfshirë kryetarët e shteteve ose qeveritë nga familja jonë politike, gjithmonë kanë mbështetur procesin e integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Asnjëherë nuk kemi ndalur të angazhohemi pozitivisht për të çuar përpara reformat e nevojshme, në bashkëpunim të ngushtë me partitë, udhëheqësit, institucionet dhe shoqërinë civile në rajon, madje edhe në momentet kur politika e Zgjerimit nuk ishte saktësisht në krye të axhendës së BE-së. Ne e bëjmë këtë, me bindjen se këto vende i përkasin Komunitetit tonë të popujve, bashkimit tonë të vlerave të përbashkëta, paqes, sigurisë dhe prosperitetit, dhe ne nuk duhet të kursejmë asnjë përpjekje për t’i ndihmuar ata të arrijnë të njëjtin nivel të zhvillimit që ne gëzojmë në BE sot. Ne besojmë se këto vende nuk janë vetëm pjesë e së kaluarës së Evropës, por gjithashtu duhet të jenë pjesë integrale e së ardhmes së BE-së. Ne duhet të shkojmë në të njëjtin drejtim, megjithëse me një ritëm të ndryshëm, në vend që t’i anashkalojmë vendet deri në të ashtëquajturën “kohë të duhur”, e cila duket se nuk do të vijë kurrë ose nuk do të jetë kurrë e përshtatshme për të gjithë.

Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipëria në veçanti kanë ecur në një rrugë të gjatë dhe të vështirë për të gjetur veten e tyre në prag të çeljes së negociatave të aderimit. Në bazë të kritereve të përcaktuara dhe një procesi rigoroz, Komisioni Evropian, i ngarkuar me menaxhimin e këtij procesi, ka pranuar që ata kanë bërë të nevojshmen për të kaluar në fazën tjetër. Si drejtues i familjes sonë politike, ju lutem më lejoni të them se në terma politik ata kanë bërë shumë më tepër sesa të plotësojnë standardet.

Duke i’u drejtuar kombeve të tyre, Kryeministrat progresivë Zoran Zaev dhe Edi Rama kanë investuar kapital të rëndësishëm politik, duke ndërmarrë reforma të dhimbshme dhe duke marrë vendime të vështira për të përparuar në rrugën e tyre evropiane. Marrëveshja e Prespës midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, për shembull, e cila i dha zgjidhjen mosmarrëveshjes të gjatë midis dy vendeve për emrin, nuk ishte më pak se historike. Ishte një shembull i gjallë i vendosmërisë së udhëheqjes politike të këtyre vendeve për të kthyer faqen e konfrontimit në rajon dhe për të hapur një faqe të re për vendet, atë të bashkëpunimit evropian, solidaritetit dhe miqësisë së sinqertë.

Negociatat e anëtarësimit nuk duhet të shihen thjesht si një shpërblim, por më tepër si një proces i cili ka një vlerë të vërtetë të shtuar dhe u siguron vendeve dhe BE-së instrumentin e nevojshëm për të përmirësuar arritjet e mëparshme, duke u mbështetur në përparimin e bërë dhe përafrimin e mëtejshëm të vendet e pranimit me politika dhe standarded e BE-së. Pa mbështetjen tonë, do të ishte shumë më e vështirë për ta të ecur përpara vetëm. Kjo është arsyeja që ekziston politika e zgjerimit dhe ajo njihet gjerësisht si një nga politikat më të suksesshme të BE-së.

Të mos konsiderosh arritjet e dy vendeve, së bashku me politikën dhe angazhimet tona të Zgjerimit tani do të ishte një gabim i rëndë strategjik. Si Kryeministër i Bullgarisë në kohën e pranimit tonë në BE, unë personalisht e di shumë mirë punën e vështirë që duhet në procesin e negociatave dhe në fazën përfundimtare. Unë gjithashtu e di se si frika e shtyrjes së mëtejshme reflektohet në opinionin publik. Prospektiva e thjeshtë e arritjes së qëllimit të madh kombëtar venitet, megjithë përpjekjet më të mira të një kombi të tërë, jo vetëm administratës publike, ushqen zhgënjimin dhe indinjimin në shoqëri.

Nëse BE nuk i respekton angazhimet e saj tani, ky zhgënjim në shoqëritë vetëm do të thyejë besimin që ata tani kanë në BE dhe do të nxiste populizmin dhe nacionalizmin shkatërrues anti-BE. Ne nuk mund të lejojmë që ringjallja e nacionalizmit të minojë përpjekjet drejt paqes dhe pajtimit në këtë rajon ende të brishtë të demokracive të reja, ku plagët e së kaluarës ende nuk janë shëruar plotësisht. Kjo nuk është në interesin më të lartë të BE-së, dhe sigurisht që do të luajë rol në duart e lojtarëve të tjerë, të cilët dëshirojnë të mbushin boshllëkun që lamë pas.

Prandaj, kam frikë se dështimi në marrjen e një vendimi tani jo vetëm do të ulë besueshmërinë e BE-së, por gjithashtu do të rrezikojë politikën e Bashkimit Evropian për Zgjerimin dhe do të devijojë procesin e integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor në vazhdimësi. Ne nuk duhet të dështojmë.

Ne i detyrohemi për këtë aspekt jo vetëm qytetarëve të Ballkanit Perëndimor, por edhe të gjithë qytetarëve të BE-së, të cilët presin veprime vendimtare dhe udhëheqje të përgjegjshme, dhe jo vetëm “sinjale”.

Kind regards,

Sergei STANISHEV

President

Party of European Socialists

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike donald tusk hapja e negociatave me be letra e stanishev sergei stanishev taulant balla donald tusk hapja e negociatave me be letra e stanishev sergei stanishev taulant balla


Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje