LIVE UPDATES
Editorial

Shkatërrimet e vërteta të korrupsionit

21 Korrik 2021, 07:30 Nga DOSJA
Shkatërrimet e vërteta të korrupsionit

Nga Juan M. Blanco 20 dhjetor 2017

Ka shumë vende ku njerëzit e perceptojnë korrupsionin si një problem të rëndë. Por nuk dyshojnë se ky fenomen ka pasoja shumë më shkatërruese se sa duket. Shumë mendojnë se korrupsioni është një vjedhje e thjeshtë nga ana e pushtetarëve dhe nëpunësve publikë e takspaguesve dhe qytetarëve. Dhe këta të fundit mund të kompensohen nëse të korruptuarit kthejnë paratë e përfituara. Megjithatë, edhe pse është paradoksale, paratë e vjedhura nuk janë elementi më serioz i aktivitetit të korrupsionit.

Të korruptuarit nuk kanë ato karakteristikat me dorashka të bardha që vjedhin pa lënë shenja. Ata veprojnë si ata hajdutët e ngathët të cilët, për të vjedhur shtëpinë, shkaktojnë dëme shumë më të mëdha se ajo që vjedhin. Për të vjedhur një million euro, korrupsioni mund të gjeneroj në shoqëri dëmë shumë më të mëdha edhe pse janë më të padukshëm se dëmet e hajdutit të shtëpisë.

Ai shkakton plaçkitjen e fondeve, por janë shumë më të dëmshme disa elemente që ecin në mënyrë të pashmangshme bashkë me korrupsionin: favorizimet, vendimet politike që merren, shembulli që ofrohet për publikun. Një komb modern dhe i përparuar kërkon institucione që garantojnë një kombinim harmonik të kompetencës dhe bashkëpunim mes anëtarëve të saj. Por një sistem i korruptuar, përveç grabitjes së qytetarëve, pengon konkurrencën, pengon efikasitetin dhe dekurajon bashkëpunimin. Dhe deligjitimon një regjim politik, duke hapur derën pretendimeve për zgjidhje jo-demokratike. Ajo që duket me shikim të parë tek korrupsioni nuk është maja e ajsbergut, por një simptomë e thjeshtë e një sëmundjeje të rëndë që shkatërron gjithë trupin politik dhe infekton pjesën tjetër të shoqërisë.

Kanë ikur ato kohë kur ekonomistët e konsideronin korrupsionin si një lubrifikant, lehtësues ose katalizator të ekonomisë. Para një morie pengesash burokratike, normave dhe rregullave, disa rryshfetxhinjë përshpejtonin procedurat duke lejuar aktivitetin industrial, hapjen e shoqërive të reja dhe krijimin e vendes të punës. Ky vegim dashamirës u përkeqësua kur u bë e qartë se këto rregulla dhe rregullore nuk ishin më shumë se pengesa të vendosura qëllimisht nga politikanët për të krijuar mundësi për pasurim të papërshkrueshëm. Pengesat kanë për qëllim kufizimin e konkurrencës, duke garantuar kështu përfitime të konsiderueshme për ata miq që do të paguajnë mirë për favorin e dhënë. Ryshfetet dhe komisionet nuk përshpejtojnë asgjë: ato janë më të ngjashme me mbrojtjen që gangsterët shesin kundër kërcënimit të krijuar prej tyre.

NJË XHUNGËL LIGJESH DHE RREGULLASH

Qeveritarët e korruptuar shumfishojnë ligjet dhe rregullat deri në limite, i formulojnë në mënyrë jashtëzakonisht të komplikuar, duke krijuar në sistemin ekonomik nyje autentike ku të varin taksat tona. Kjo xhungël gjigande dhe e ndërlikuar ligjesh, e mbushur me kurthe dhe rëra thithëse për ata që nuk pagujanë rryshfetin, gjeneron në ekonomni humbje shumë më të mëdha se rryshfetet e marra sepse shkatërron pëlhurën industriale dhe e bën të vështirë krijimin e bizneseve.

Korrupsioni i përgjithshëm dëmton konkurrencën dhe shtrembëron tregun sepse nuk lejon që kompanitë më efikase të lulëzojnë, as ato që ofrojnë shërbimin më të mirë, por ata që janë më të gatshëm të paguajnë ryshfet. Prandaj, kur administrata kontrakton shërbime korruptive të kompanive private, jo vetëm që e çmon çmimin me komisione të paligjshme; por siguron më pak cilësi. Dhe arbitrariteti i gjithanshëm gjeneron pasiguri të madhe, duke dekurajuar investimet produktive.

Por problemi nuk është i kufizuar vetëm në kompanitë matrapaze: të korruptuarit gjithashtu nxisin projekte të papërshtatshme, me humbje të jashtëzakonshme të burimeve të pakta, sepse politikat e tyre nuk i japin përparësi zërave me përfitim më të madh social, por më tepër atyre me rrjedhjen më të lartë të tarifave të paligjshme për tu kafshuar.
Për këtë arsye, korrupsioni priret të shtrembërojë shpenzimet e administratave në drejtim të projekteve faraonike, pa aspak vlerë për qytetarin. Monumentet goditëse dhe të padobishme përfundojnë duke spërkatur të gjithë territorin si një kujtesë, për gjeneratat që do të vijnë, nga kjo babëzi dhe ethet e floririt.. të huaj.

Për shkak të gjithë kësaj, korrupsioni çon në shumë vendime të dëmshme për ekonominë. Dhe dëmi i saj e tejkalon shumë thjesht pagesën e paguar nga taksapaguesit. Politikanët favorizojnë kompanitë joefikase, ndërtojnë infrastruktura të kushtueshme dhe të padobishme dhe nxjerrin rregulla të dëmshme për krijimin e kompanive të reja, për krijimin e punësimit. Nuk do të ishte e habitshme nëse pasurimi ilegal i një milion euro për politikanët i shkakton shoqërisë një kosto ekonomike dhjetë ose njëzet herë më të lartë.

GODITJE TË BESIMIT DHE LËGJITIMITETIT

Megjithatë, të këqijat e shkaktuara nga korrupsioni nuk kufizohen vetëm me ato që tashmë janë përshkruar: përkeqësimi shtrihet në perceptimet dhe qëndrimet e qytetarëve. Një sistem i korruptuar tenton të shkatërrojë, besimin që qytetarët kanë tek të tjerët, atë material delikat me të cilin është thurur kapitali social, i cili lejon bashkëpunimin. Dhe kjo dëmton seriozisht legjitimitetin e institucioneve, atë llaç që mban së bashku trarët kryesorë të sistemit politik.

Studimet tregojnë se në vende me lider të korruptuar, qytetarët iu besojnë përherë e më pak personave që i rrethojnë. Imazhi që çdo individ krijon për të tjerët, për njerëzit në përgjithësi, është shumë i ndikuar nga ajo që percepton tek politikanët e tij. Mendon se njerëzit do të sillen njësoj si politikanët. Nëse udhëheqësit janë mashtrues, gënjshtarë ose nuk mbajnë fjalën e dhënë, individët priren të dyshojnë tek bashkëqytetarët e tyre, gjenerojnë kështu një sjellje jo bashkëpunuese dhe një tendencë për tu përfshirë në grupe të vogla të izoluara.

Prandaj, arsyetimi se politikanët janë të korruptuar, sepse njerëzit janë të korruptuar është e rreme. Kauzaliteti është i ndryshëm: kur njerëzit e perceptojnë se politikanët nuk janë të sinqertë, ata kanë tendencë të mendojnë se edhe qytetarët e panjohur për të janë. Dhe, nëse ai mendon se të tjerët janë mashtrues, ai do të konsiderojë se sjellja e ndershme është shumë naive në një mjedis të tillë. Në këtë mënyrë, secili individ ka një nxitje që të sillet në një mënyrë jo-bashkëpunuese, sepse ai beson se të tjerët nuk janë bashkëpunues, me një humbje serioze të kapitalit social.

Së fundi, perceptimi i korrupsionit dëmton rëndë legjitimitetin e një rregjimi politik, ky nocion nxit njerëzit të respektojnë rregullat që rrjedhin nga autoriteti, jo nga frika e dënimit por nga bindja. Legjitimiteti përforcohet kur qytetarët konsiderojnë se autoriteti ushtrohet në mënyrë të drejtë dhe të barabartë. Por ajo tenton të zhduket kur vërejnë se sjellja e udhëheqësve të tyre nuk është konstruktive apo shembullore.

Kur e kuptojnë se privilegji, abuzimi, arbitrariteti dhe korrupsioni mbizotërojnë. Dhe ky fenomen është shumë serioz: humbja e legjitimitetit në sytë e qytetarëve është zakonisht një nga shenjat më të pagabueshme të kalbjes së një pushteti dhe, nganjëherë… të rënies në duart e të ashtuquajturve shpëtimtarëve të atdheut.
Përktheu nga spanjishtja: MERI LIKA

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

editorial editorial analiza nga meri lika juan m. blanco analiza nga meri lika juan m. blanco

Sondazh

Poll
Editorial 19 Korrik 2021, 08:57

Vlora proteston edhe për kullat e Tiranës

Ata që thonë se vlonjatët e meritojnë dhunën e Edi Ramës meqë i dhanë 8 mandate, ose dy të tretat e mandateve të qarkut, duhet të ndajnë mendjen, a mendojnë se ...

Editorial 18 Korrik 2021, 08:56

Patjetër!

Nga Meri LikaNëse shumë nga gratë dhe burrat e mençur që unë njoh por dhe që nuk njoh, do të ishin anëtarë të Këshillit Kombëtar të  PD-së, PATJETËR...

Editorial 14 Korrik 2021, 06:29

Detyra e opozitës

Mbrëmë në “Opinion”, duke dëgjuar një nga burrat më të mençur që shqiptaria ka (gjithmonë sipas mendimit tim), profesor Aurel Plasarin, më ngeli në mendj...

Editorial 13 Korrik 2021, 10:05

BLOG: Shkrini policinë bashkiake të Tiranës

Shkrirja e policise bashkiake te Tiranes eshte nje emergjence e madhe kombetare. Videot e dhunimit te te moshuarve qe shesin ato pak mallra rrugicave te lagjeve...

Editorial 12 Korrik 2021, 17:15

Të gjitha rrugët të çojnë në Romë

Kjo shprehje e vjetër mjaft kuptimplotë për kohën e Perandorisë Romake që cilësohej si epiqendra e civilizimit, vazhdon ta ruajë aktualitetin edhe sot, si “krye...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj