LIVE UPDATES
Editorial

Lulzim Basha, “qëndrestari” që u bë negociator

16 Korrik 2021, 12:25 Nga DOSJA
Lulzim Basha, “qëndrestari” që u bë negociator

Jo se sytë janë nga Partia Demokratike. Zhvillimet në PD ndiqen për zakonin e drejtimit të kokës nga opozita kur Qeveria i heq të gjitha limitet e abuzimit. Kur e katandis premtimin e “Portit më të madh të turizmit të Mesdheut me 2 miliardë dollarë investim” në një aferë hajdutësh ordinerë të regjistruar në ishujt Cayman, kur plehrat pushtojnë qytetet në mes të sezonit turistik, kur Kryeministri pasi dështon me BE për herë të 7 radhazi, u thotë “vafshi në djall”, kur mbledh ministrat dhe u thotë në sy të të gjithëve se nuk dinë të vjedhin prandaj do kapen dhe pastaj mbledhjen e Qeverisë për të falur tokë në buzë të detit e drejton zv.Kryeministri.

Në këto raste, pasi mediat e pakapura që janë pak dhe rrjetet sociale të mbipopulluara me opozitarë që nuk gjejnë përfaqësim, kthehet koka edhe nga ajo që është opozita zyrtare vetëm se kështu e ndau 25 prilli i thyer.

Në këtë orgji publike ku ligjet dhe asetet kombëtare kanë zëvendësuar eskortat e të gjitha gjinive, për të kënaqur pushtetarët dhe ortakët e tyre, opozita është vetëm një “voyer” (vëzhgues) që ç’i sheh syri ia bën dora.

Me njërin sy sheh nga vrima e çelësit, me tjetrin vazhdon të ëndërrojë që një ditë të jetë pjesë e gostisë së shthurur dhe, kur e kapin në mes të aktit, justifikohet me një denoncim banal.

Kështu po vetë-asgjësohet Partia Demokratike, si një forcë që, pasi pa t’i merreshin zgjedhjet, zgjodhi me nxitim të njëjtin kryetar që i “hëngrën qurrat pulat” dhe pastaj deklaroi se “beteja sapo ka filluar”.

Në vend që të drejtonte një betejë për demokracinë, në vend që të përballej me ata që i garantuan zgjedhje të lira me Edi Ramën, u turr të konsolidojë pozicionin e negociatorit të vetëm për pazare me maxhorancën.

Nuk mund të shpjegohet ndryshe ai raport i turpshëm që qarkullon nëpër PD, që, në vend të fakteve konkrete, mblodhi artikuj, deklarata dhe thashetheme, për të nxjerrë një dokument që ka shumë më pak vlerë se arkat pas-zgjedhore që i shërbyen KAS-it dhe Kolegjit Zgjedhor për tu argëtuar pa ardhur vera akoma dhe Lulzim Bashës për të luftuar konkurrentët në garën e ngjashme me 25 prillin.

Që në vend të fushatës kombëtare dhe ndërkombëtare të denoncimit, ka instaluar një foltore me qera, për të larë gojën me ata që ende e kthejnë kokën me shpresë. Deklarata që ngjajnë më shkrime të pabotuara në media, për shkak të cilësisë, folës që mezi presin të largohen nga objektivët.

Nuk mund të shpjegohen ndryshe debatet e turpshme në Kryesi, kur drejtuesit kryesorë ziheshin me njëri-tjetrin kush kishte rezultat më të dobët, ndërsa kryetari shpresonte që nga sherri të dilnin të humbur nënkryetarët. Që pas dështimit, vërtetë kryetari qëndroi, po nënkryetarët ikën, dikush e mbajti përgjegjësinë.

Nuk mund të shpjegohen ndryshe ato ndryshime statutore, që adresojnë vetëm problemin e Bashës me Bujar Nishanin, që bëjnë rizgjedhjen antistatutore të Këshillit Kombëtar, me qëllimin e largimit të ish- presidentit nga drejtimi.

Lulzim Basha, gënjeu edhe një herë në mandatin e tretë në krye të partisë; premtoi bashkim pas zgjedhjeve dhe po sjell përçarje totale në funksion të kapjes së partisë.

Partia Demokratike po tkurret, jo prej largimit të njerëzve me lugë në brez që u afruan prej erës së plaçkës së pushtetit, por prej zhgënjimit të atyre që edhe pse e panë të paaftë të mbronte vullnetin e qytetarëve, e rikonsideruan si mundësine e vetme të një qëndrese ndaj regjimit që po instalohet.

Nuk bëhet fjalë për qëndresë, nuk bëhet fjalë për rivendosje të demokracisë. Në atë seli diskutohet pushteti i negociatorit që bëhet gati të përfitojë nga bujaria e mandatit të tretë. Negociatorit që, ende pa u tharë plagët e masakrës zgjedhore, po legjitimon grabitësit. Ndoshta me një çmim “të arsyeshëm”./Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

editorial editorial analiza nga enton abilekaj enton abilekaj kriza ne pd lulzim basha partia demokratike analiza nga enton abilekaj enton abilekaj kriza ne pd lulzim basha partia demokratike

Sondazh

Poll
Editorial 14 Korrik 2021, 06:29

Detyra e opozitës

Mbrëmë në “Opinion”, duke dëgjuar një nga burrat më të mençur që shqiptaria ka (gjithmonë sipas mendimit tim), profesor Aurel Plasarin, më ngeli në mendj...

Editorial 13 Korrik 2021, 10:05

BLOG: Shkrini policinë bashkiake të Tiranës

Shkrirja e policise bashkiake te Tiranes eshte nje emergjence e madhe kombetare. Videot e dhunimit te te moshuarve qe shesin ato pak mallra rrugicave te lagjeve...

Editorial 12 Korrik 2021, 17:15

Të gjitha rrugët të çojnë në Romë

Kjo shprehje e vjetër mjaft kuptimplotë për kohën e Perandorisë Romake që cilësohej si epiqendra e civilizimit, vazhdon ta ruajë aktualitetin edhe sot, si “krye...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë