LIVE UPDATES
Art&Argëtim

‘Kam një kritikë mbi romanet e Kadaresë’/ Dialogë mbi shkrimtarët shqiptarë, interesi i diktatorit për talent

2 Shkurt 2020, 16:45 Nga DOSJA
‘Kam një kritikë mbi romanet e Kadaresë’/

*

– Alo!

– Alo! Më falni, se ra linja.

– E pra, siç po thoshim, Arben i dashur, më vjen keq, por s’ta botoj dot romanin.

– Si kështu?

– Shiko. Unë botoj vetëm dy lloje librash: libra që shiten dhe libra të bukur.

– Edhe?

– Edhe, sipas meje, romani yt nuk hyn tek asnjëra nga këto kategori.

– Hmmm!

– Po ti s’ke pse mërzitesh. Ka mijëra mënyra botimi dhe mijëra botues, a derëbardhë.

– Tani edhe po më fyeni, pale!

– Si po të fyej?

– Më thatë: “derr i bardhë”.

 

*

– E dini atë batutën e Arbasino-s kur thotë që shkrimtari është në ato fillime “talent i shkëlqyer” (brillante promessa); pastaj bëhet “copë e zakonshme muti” (solito stronzo) dhe, më në fund, vetëm ndonjë fatlum arrin te niveli “mjeshtër i thellënderuar” (të ma falni neologjizmin në përkthimin e venerato maestro)?

– Natyrisht që e di. Çoku përkthej edhe unë letërsi italiane.

– E pra, në qoftë se do ta pranojmë këtë klasifikim si të vlefshëm edhe këtu te ne, mund ta them me gojën plot, se tashmë ju jeni “mjeshtër i thellënderuar”.

– Sa keq! Do të preferoja të mbetesha “copë muti”.

– Pse kjo?

– Mban më pak erë.

*

– E ka përmendur në disa intervista që ju konsideronte mësuesin e vet në udhën e shkrimtarisë. Por kur erdhi puna, në konkursin e fundit të Ministrisë, thonë qe pikërisht vota e tij ajo që ia hoqi çmimin romanit tuaj.

– Mos më tregoni gjëra që më bëjnë të ndihem keq!

– Ke rritur gjarpër në gji.

– Cilin?

*

– Në romanin tuaj të fundit disa nga personazhet më të pahijshëm e veskeqë janë lehtësisht të identifikueshëm…

– Ashtu? Më bëhet qejfi.

– Nuk më duket rasti. Shpesh, bile, nuk keni marrë mundimin as t’u ndërroni emrat, duke i lënë me emrin real.

– E pastaj?

– Po ta lëmë mënjanë njëfarë etike personale, a nuk keni frikë që njerëzit mund t’iu heqin përshëndetjen, të prishin miqësinë (se disa, bile, i keni edhe “miq” – miq i thënshin! –), pa llogaritur që mund të hani ndonjë grusht dhëmbësh a, bile-bile, do të guxoja të imagjinoj, ndonjë kallzim për shpifje.

– Ju kuptoj. Por, ama, bini dakort me mua që deri tani kjo nuk ka ndodhur. Dhe a e dini çfarë më bën të besoj që as në të ardhmen kjo nuk do të ndodhë?

– Po ju dëgjoj.

– Fakti që, me gjithë urimet e shumta që kam marrë, askush nuk e ka lexuar romanin. Dhe, në këtë kahje, koha punon për mua. Sa më shumë kalon, aq më shumë romani im do të rrëshqasë drejt harrimit, aq më shumë do t’u largohet atyre tipave të përmendur; pastaj ata një nga një do të vdesin dhe unë bashkë me ta…

– Po atëherë, kur qenka kështu, përse e shkruat romanin?

– Nga mërzia.

*

– Ç’mund të më thoni, ja, për letërsinë e mikut tuaj Artan Hasani?

– Asgjë.

– Si asgjë?

– Nuk e lexoj. Sikurse kam shpresë që edhe ai mos ta lexojë timen…

– Po si kështu?

– Miqësia është më e fortë se letërsia.

*

– Janë këta shkrimtarët e emigracionit që shkruajnë atë që publiku i huaj pret nga ata…

– Për shembull?

– Shqipëria ekzotike: kanuni, burrneshat; Shqipëria postkomuniste: emigimi me anije, shfrytëzimi i prostitucionit; shih Elvira Dones-in.

– Po mirë, ja të marrim Dikensin, a nuk i mbushte edhe ai romanet e veta me fëmijë jetimë, të vuajtur e të varfër, mundësisht që vdisnin në mënyrë teatrale, melodramatike, sipas modës viktoriane?

– Po ai ishte gjeni.

*

– Ngrijeni zërin, se nuk dëgjoheni fare.

– Kam këtu një kritikë mbi romanet e fundit të Ismail Kadaresë…

– Si guxoni?

– Më fal, mos e merrni fjalën me kuptimin: “shoshitje e veprimeve dhe sjelljeve për gabime e të meta”. Them “kritikë” në kuptimin e një studimi shkencor të tekstit.

– Thuaje si të duash, ta kemi çjerrë maskën.

– Po si? Qysh?

– Epo kritizerët e gjigantit tonë kanë ca tipare të përbashkëta, që patjetërsueshëm na bëjnë t’ua kuptojmë në çast surratin?

– Po si, pra? Qysh?

– Mos u sill si virgjëreshë. I përdore edhe emrin, Ismail. Përndryshe, të gjithë ata që e duan, e thërrasin thjesht Kadare.

*

– Më falni, kam pirë ca (si të gjithë shkrimtarët e brezit të humbur). Mendime ujem: po më koklaviten në mend veprat, autorët…

– Shprehu, mik, jemi mes nesh! Ç’autorë, ç’vepra keni në nën-ndërgjegjen tuaj?

– Petro Marko, ka një libër, ëëë, e vërtetë: “Shpella…”, “Shpella…”

– “Shpella…”, po, shumë mirë! Vazhdoni…

– Ah, jo! Ndjesë. Është Rita Petro Marko që ka librin “Shpella”.

*

– Ik, o Romeo xhani, ç’rri këtu, aman, Shqipëria ka marrë fund: tabelat e dyqaneve gjithë gabime drejtshkrimi, nxënësit nëpër shkolla që as i hapin librat fare, Shkodra që flet gegërisht… Mos na shih ne shkrimtarëve si puna ime që na ka zënë rrota bishtin e i njohim gjuhët sa për të thënë; ti që e di greqishten toidhjo si shqipen, ik a derman e bënju shkrimtar i tyre me të gjitha privilegjet që i meriton.

– Ika!

*

– Alo!

– Enver Hoxha jam!

– U-u-u-urdhëroni, sh-sh-sh-shoku Enver!

– More po ki Virion Graçi, si është si shkrimtar?

– Sh-sh-sh-shoku Enver, Vi-vi-vi-virion Graçi i takon një familjeje të prekur…

– Po të pies si është si shkrimtar?

– Po, sh-sh-sh-shoku Enver, ne, në zbatim të luftës së klasave…

– Ç’luftë kllasash, mo! Ju nuk dini t’i përkrahni talentet…

– Sh-sh-sh-shoku Enver?

– . . .

– Alo! Sh-sh-sh-shoku Enver?

– . . .

– Alo! (me vete) Të ishte vërtet shoku Enver, apo dikush që nga Dega e Brendshme e Gjirokastrës i imitonte zërin?

*

– Hë, Beno, e nxore romanin?

– Doli! Më në fund!

– Sa vjet punë t’u deshën, aman?

– Dhjetë.

– Ku po ikën tani? Do të më japësh një kafe?

– Kafen ta jap pa problem unë, por kam dalë për një xhiro. Dua të kundroj tërë ata libra gjysmë të ronitur e nganjëherë të mbufatur lagështire që librashitësit e trotuarëve nxjerrin buzë Lanës, dua t’u lexoj në ballinë emrat atyre autorëve të pluhurosur, krejtësisht të harruar. Tek ai kazani i plehrave atje te kthesa e shkollës, e shikon, kam ca ditë që më kanë zënë sytë të grafullojnë librat e bibliotekës të ndonjë të vdekuri; pa derman, që trashëgimtarët i kanë flakur për t’i lënë vend plazmës televizive. Dua të rri me këmbë në tokë. Që romani im nesër mund të harrohet. A nuk është ngadhnjim edhe ky?

Marrë nga Peisazhe.com

Vini re: Titulli wshtw redaksional/ 2020, Arben Dedja. Të gjitha të drejtat të rezervuara.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture ismail kadare romanet vrion graci ismail kadare romanet vrion graci

Sondazh

Poll
Art&Argëtim 2 Shkurt 2020, 16:44

TIRANË– Aktori Ermal Mamaqi mbajti mbrëmjen e së mërkurës premierën e filmit të tij “I love Tropoja”, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Por disa komente ...

Art&Argëtim 2 Shkurt 2020, 11:51

“Ç’të them më parë për Xhevdet Ferrin? Ka kaq shumë për të treguar, por dhimbja i merr frymën fjalës. Xhoda kishte ende shumë për të dhënë… “. 16 janari ...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj