Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
‘Mercedes’, ‘Volkswagen’ dhe ‘Audi’ pa doganë, ndalohen 4 persona, 8 mln lekë dëm shtetit
10 Nëntor 2019, 14:12Nga DOSJA
TIRANË-Katër persona janë ndaluar nga policia, pasi sillnin makina kontrabandë dhe më pas me qëllim shmangien e detyrimeve ligjore, i tjetërsonin duke i shitur për pjesë këmbimi, duke mos kryer asnjë procedurë doganore.
Ky veprim i ka kushtuar shtetit 8 mln lekë. Sipas njoftimit të policisë, mësohet se ka nisur hetimi ndaj shtetasve me iniciale B.G, A.F, R.Sh, I.R, është proceduar në gjendje të lirë D. B.
Raportohet se në këtë veprimtari kriminale janë të përfshirë edhe persona të tjerë të huaj, por ende nuk është arritur në veprime konkrete nga ana e policisë sonë.
Njoftimi i policisë:
Strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave në bashkëpunim me struktura ligjzbatuese të huaja dhe vendase, në vijim të një punë disa ditore për hetimin e rasteve të dyshuara të Kontrabandës me mallra me regjim të ndërmjetëm, Vepër Penale e parashikuar nga Neni 177 i Kodit Penal, ka finalizuar Operacionin “Regjimi” në vijim të të cilit u bë ndalimi i katër (4) shtetasve B.G, A.F, R.Sh, I.R, si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi D.B. të gjithë shtetas shqiptarë. Gjithashtu në këtë veprimtari kriminale janë të përfshirë edhe shtetas të huaj.
Këta shtetas në kohë të ndryshme kanë futur në Republikën e Shqipërisë automjete të tipeve/llojeve të ndryshme si Mercedes, Audi dhe Volksëagen dhe më pas me qëllim shmagien e detyrimeve doganore i tjetërsonin duke i shitur për pjesë këmbimi duke mos kryer asnjë procedurë doganore.
Vlera e detyrimit doganor të shmangur dhe penaliteti kapin një vlerë afërsisht 8 milion lekë. Hetimet vazhdojnë edhe për përfshirjen e personave apo strukturave të tjera të Administratës shtetërore.Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, për veprime të mëtejshme.
(a.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
DIVJAKË- Një 45-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme, teksa peshkonte, pasi dyshohet se e ka goditur rrufeja. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të m...
KRUJË- Gjykata e Krujës ka vendosur arrest me burg për 5 te ndaluarit e grabitjes së postës në Krujë.Mësohet se gjyqtarja Enkelejda Hoxha ka vendosur masën...
Dibër- Ndonëse regjimi i paraviteve 90-të ishte një ndër regjimet famëkeqe të kohës për shumë shqiptar, ka edhe nga ata që e kujtojnë me nostalgji.Një ndër ta ë...
LESKOVIK– Një 74-vjeçar është zhdukur dy ditë më parë në Leskovik. Ai është Dhimitër Baze, i cili ka dalë nga shtëpia dy ditë më parë të kullotur bagëtit...
Tiranë– Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Lushnjë-Rrogozhinë. Mësohet se një makinë tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar...
Aktualitet10 Nëntor 2019, 09:14
Tiranë– Personi tjetër i dyshuar për përfshirje në atentatin e 1 nëntorit te mbikalimi i Shkozetit ndaj prokurorit Arjan Ndoji, Julian Sula, i njohur ndryshe ed...
Shqipëri– Për herë të parë investimet e koncesionarëve private në ndërtimin e rrugëve pritet të kalojnë ato me fondet e brendshme të qeverisë.Por nga këto inves...
Tiranë- Rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm ka ndodhur një aksident i rëndë në fshatin Bërzhitë të Tiranës, ku kanë humbur jetën 2 vajza, nga 17-vjeç....
VLORË- Reshjet e shiut të rëna gjatë orëve në qytetin e Vlorës kanë sjell dhe probleme në qarkullimin e makinave, pasi disa rrugë janë përmbytur. Problemet...