Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Qëlloi me armë zjarri ndaj një mjeti, ekstradohet nga Franca 20-vjeçari (EMRI)
10 Nëntor 2019, 10:26Nga DOSJA
Tiranë-Ekstradohet nga Franca 20-vjeçari Klevis Filka, për të gjykata ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg”. 20-vjeçari akuzohet se në Peshkopi, pranë ish-degës ushtarake, në bashkëpunim me vëllain e tij kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit ku udhëtonin shtetasit A.M ., dhe A.A., ku mbeti i plagosur rëndë shtetasi A.M.
Njoftimi i Policisë:
Interpol Tirana
Ekstradohet nga Franca një 20-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dyshuar për “Vrasje me paramendim”.
Nga Specialistët e Interpol Tirana u bë ekstradimi nga Franca drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar:
– K.F (V), 20 vjeç, lindur në Peshkopi, Dibër.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Dibër ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, për kryerjen e veprave penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.
Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:
Në Peshkopi, pranë ish-degës ushtarake, në bashkëpunim me vëllain e tij kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit ku udhëtonin shtetasit A.M ., dhe A.A., ku mbeti i plagosur rëndë shtetasi A.M.
Kapja e këtij shtetasi u bë falë marrjes së informacionit nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Dibër për vendodhjen e tij në Francë, dhe shkëmbimit në kohë të informacionit mes specialistëve të Interpol Tirana me Policinë Franceze.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Policinë Franceze, u bë i mundur ekstradimit i tij drejt Shqipërisë.
Specialistët për hetimine Krimeve të Rënda në DVP Dibër bënë ekzekutimin e Vendimit Penal Nr. 58, datë 22.06.2018, të Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, e cila ndaj shtetasit të lartpërmendur ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, për kryerjen e veprave penale “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.
J.V/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
LESKOVIK– Një 74-vjeçar është zhdukur dy ditë më parë në Leskovik. Ai është Dhimitër Baze, i cili ka dalë nga shtëpia dy ditë më parë të kullotur bagëtit...
Tiranë– Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Lushnjë-Rrogozhinë. Mësohet se një makinë tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar...
Aktualitet10 Nëntor 2019, 09:14
Tiranë– Personi tjetër i dyshuar për përfshirje në atentatin e 1 nëntorit te mbikalimi i Shkozetit ndaj prokurorit Arjan Ndoji, Julian Sula, i njohur ndryshe ed...
Shqipëri– Për herë të parë investimet e koncesionarëve private në ndërtimin e rrugëve pritet të kalojnë ato me fondet e brendshme të qeverisë.Por nga këto inves...
Tiranë- Rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm ka ndodhur një aksident i rëndë në fshatin Bërzhitë të Tiranës, ku kanë humbur jetën 2 vajza, nga 17-vjeç....
VLORË- Reshjet e shiut të rëna gjatë orëve në qytetin e Vlorës kanë sjell dhe probleme në qarkullimin e makinave, pasi disa rrugë janë përmbytur. Problemet...
TIRANË- Prej ditësh udhëtimi i Ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, është mbuluar me hije misteri, pasi siç është bërë publike në media Shqipëria...
GJIROKASTËR- Një 18-vjeçar është arrestuar sot në Gjiorkastër, pasi ishte shpallur në kërkim 2 ditë më parë. I riu i kishte shpëtuar një aksioni të ...
TIRANË– I ftuar në studion e emision “Kjo Javë” me Nisida Tufën në News24, ish prokurori i përgjithshëm Theodhori Sollaku komentoi atentatin e ndodhu...
TIRANË- Ambasada e SHBA në Tiranë në një postim në Facebook, ka reaguar në lidhje me vijimin e punës për Zgjidhjen e Rrjetit Kibernetik. Ambasada shkruan s...